10+ shërbime për vizualizimin e të dhënave

 Përgatiti: Skender Mustafi

 Meqë qarqet më profesionale që merren me trajtimin e çështjeve matematiko-statistike shfrytëzojnë mjete për vizualizimin e të dhënave të ndryshme, atëherë përse ne jo?!!

Vizualizimi i të dhënave nuk bëhet vetëm me qëllim që të tjerët të mund të kuptojnë më lehtë se për çka e kemi fjalën, por që edhe ne të mund të i shohim më mirë të dhënat, pra shtrirjen dhe ndërlidhjen e tyre.

Më poshtë kam përmbledhur 20 mjete FALAS të cilat mund të i shfrytëzoni që t’i trajtoni të dhënat.

  1. DataWrangler – është shërbim i bazuar në ueb që ofrohet nga Universiteti i Stratfordit e që mundëson pastrimin dhe riradhitjen e të dhënave të grumbulluara në lista të ndryshme. Mjeti është i përshtatshëm për përdorim për shfrytëzues fillestarë të avancuar.
  2. Google Refine – është softuer për kontrollimin dhe rregullimin e të dhënave tekstuale e numerike. Mund të importojë dhe eksportojë të dhënat në formate të ndryshme duke përfshirë edhe dokumentet ku shfrytëzohen presjet ose hapësira për ndarjen e të dhënave  si dhe llojet e skedarëve Excel, XML dhe JSON. Softueri është i lehtë për përdorim, më me rëndësi është të pasurit e njohurive për analizën e të dhënave se sa njohuri teknike për shfrytëzimin e softuerit. Softueri është falas dhe për sistemet operative Windows, Mac OS X dhe Linux.
  3. R Project – është softuer për analizën e të dhënave statistikore me shumë mundësi për vizualizimin e tyre në lloje të ndryshme të diagrameve. Mund të shfrytëzohet shiriti i urdhrave për realizimin e urdhrave të ndryshme ose mund të veprohet përmes programimit të komandave. Për më tepër softueri mundëson realizimin e shtesave të ndryshme të cilat mund të programohen për të plotësuar nevojat që versioni standard nuk plotëson. Softueri është i përshtatshëm për shfrytëzues mesatar të avancuar me njohuri mesatare teknike dhe njohuri për analizën e të dhënave statistikore. Ekzistojnë versione të softuerit për Linux, Mac OS X, Unix, Windows XP dhe versionet më të reja.
  4. Google Fusion Tables – janë njëra nga mënyrat më të thjeshta për transformimin e të dhënave në grafikë. Mund të ngarkoni skeda në disa lloje të formateve dhe pastaj mund të përzgjidhni mënyrën grafike të paraqitjes së të dhënave. Madje mund edhe të bëni përshtatjen e disa karakteristikave sipas dëshirës suaj. Aplikacioni është i përshtatshëm për përdorim edhe nga përdoruesit fillestarë dhe vepron në ueb faqe përmes shfletuesit tuaj të preferuar.
  5. Impure – është mjet i llojit të Yahoo Pipes për vizualizimin e të dhënave, dizajnimin e grafikëve të ndryshëm dhe prezantimin e të dhënave në forma të ndryshme vetëm përmes zvarritjes me mi. Ky shërbim ngërthen në vete edhe një bibliotekë me metoda dhe objekte të cilat mund të i shfrytëzoni në punën tuaj duke mundësuar që një grafik të shfrytëzohet si input i një projekti tjetër. Për shfrytëzimin e këtij shërbimi që ofrohet në ueb nevojiten njohuri mesatare.
  6. Tableau Public – mund të zvarritni dhe shtoni fushat në hapësirën e veprimit për të realizuar llojet e ndryshme të grafikëve. Softueri kërkon njohuri mesatare të avancuar për të vepruar me të dhe funksionon në Windows 7, Vista, XP, 2003, Server 2008, 2003.
  7. Many Eyes – është ueb shërbim për vizualizimin e të dhënave, i ofruar nga IBM. Ky aplikacion kombinon analizat grafike me shoqërinë duke u mundësuar përdoruesve që të ngarkojnë, shpërndajnë dhe të komentojnë informacionet. Many Eyes ofron dhjetëra lloje të rezultateve , i lehtë për përdorim edhe nga fillestarët. Vepron duke shfrytëzuar Java dhe flash dhe mund të shfrytëzohet përmes shfletuesit tuaj të preferuar..
  8. VIDI – është mjet për sistemin e menaxhimit të përmbajtjes të njohur me emrin Drupal. Grafikët e përpiluar nga udhëzuesi për vizualizimin e faqeve mund të  shfrytëzohen në të gjitha HTML faqet – nuk kërkohet Drupal.  Shërbimi është i lehtë për shfrytëzim nga fillestarët dhe vepron përmes shfletuesve të internetit.
  9. Zoho Reports – është një ka projektet e kompanisë Zoho. Projekti i cili është i përshtatshëm për shfrytëzuesit fillestarë të avancuar mundëson vizualizimin e të dhënave të ngarkuara nga formate të ndryshme të skedave. Vepron përmes shfletuesve të internetit.
  10. Exhibit – mundëson përpilimin e faqeve të internetit ku mund të paraqiten të dhënat në mënyrë vizuale përmes grafikëve dhe hartave të ndryshme. Shërbimi kërkon që shfrytëzuesit të posedojnë njohuri mesatare programimi dhe implementimi të të dhënave. Realizimi i veprimeve është i kombinuar në internet dhe në mjetet tuaja për programim.

Mejte tjera

  1. Choosel  (Njohuri: ekspert; Vepron në: Chrome, Safari dhe Firefox)
  2. Google Chart Tools   (Njohuri: nga fillestar i avancuar deri në ekspert; Vepron në: të gjithë shfletuesit e internetit)
  3. JavaScript InfoVis Toolkit  (Njohuri: ekspert; Vepron në: të gjithë shfletuesit e internetit të cilët lejojnë veprimin e JAVA-s)
  4. Protovis  (Njohuri: ekspert; Vepron në: të gjithë shfletuesit e internetit të cilët lejojnë veprimin e JAVA-s)
  5. Quantum GIS (QGIS)  (Njohuri: mesatar deri në ekspert)
  6. OpenHeatMap  (Njohuri: fillestar; Vepron në: shfletues që lejojnë Flash dhe HTML 5 shabllonet)
  7. OpenLayers  (Njohuri: ekspert; Vepron në: çdo shfletues)
  8. OpenStreetMap  (Njohuri: fillestar i avancuar deri në mesatar; Vepron në: çdo shfletues interneti)
  9. TimeFlow  (Njohuri: fillestar; Vepron në: në kompjuterë që lejojnë JAVA duke përfshirë Windows dhe Mac OS X)
  10. IBM Word-Cloud Generator  (Njohuri: fillestar i avancuar; Vepron në: Windows, Mac OS X dhe Linux në kompjuterë që lejojnë Java)
  11. Gephi  (Vepron në: Windows, Linux, Mac OS X që lejojnë së paku Java 1.6)
  12. NodeXL  (Vepron në: Excel 2007 dhe 2010 në Windows)

Po këto i keni lexuar?