10 shtesa falas për përdorim më të lehtë të Outlook-ut

Microsoft outlook është program kompjuterik i cili mundëson menaxhimin e postave tuaja edhe atë nga postat nga serveri juaj ose nga shumica e postave tjera që ofrohen falas nga kompani të ndryshme. Për kundër shumë karakteristikave që Outlook ka, mungojnë disa elemente të cilat bëjnë që ky program të jetë më praktik dhe më i lehtë për përdorim. Më poshtë janë paraqitur dhjetë shtesa të cilat ofrohen falas me qëllim lehtësimin e përdorimit të Outlook-ut tuaj.

1. Easy2Add paraqet një ikonë tek shiriti i Windowsit i njohur si “taskbar” (aty ku paraqitet edhe ora) . Kur dëshironi të fusni një takim në Outlook atëherë vetëm shtypni ikonën dhe e vendoseni. Pas veprimit nuk do të shihni asgjë, megjithatë në prapaskenë shtesa krijon një takim dhe atë qoftë edhe nëse Outlook është i mbyllur.
Dëshironi të vendosni në kalendar përkujtues për takim të shpejtë? Nuk keni nevojë të e inicioni Outlook-un dhe të prisni të iniciohen të gjitha shtesat dhe të e bëni këtë, shtypeni ikonën dhe shkruani detajet dhe veprimi kryhet.
Versioni falas lejon vetë futjen e takimeve në Outlook, kurse veprimet tjera lejohen me versionin me pagesë (9.95$).
strong>Karakteristikat:
Funksionon në: Windows XP dhe Vista
Funksionon me: Outlook 2002, 2003, 2007 dhe 2010
strong>Çmimi: FALAS

  1. PocketKnife Peek lejon hajen e porosive që përmbajnë HTML në formë të plotë duke bllokuar skriptet potenciale sulmuese të Outlook-ut tuaj. Pas instalimit të kësaj shtese në shiritin e Outlook-ut tuaj do të shihni një pullë përmes së cilës mund të përzgjidhni mënyrën e vrojtimit të postave.
    Karakteristikat:
    Funksionon në: Windows XP, Vista dhe 7
    Funksionon me: Outlook 2002, 2003, 2007 dhe 2010
    Çmimi: FALAS

  2. Microsoft SMS shtesa u mundëson dërgimin e SMS teksteve përmes shumicës së celularëve. Për më shumë, mund të ruani porositë, tu dërgoni një porosi një grupi të caktuar njerëzish, të shtypni në letër, dhe t’i përgjigjeni SMS mesazhit të pranuar përmes një SMS ose poste elektronike. Mund të kontrolloni kontaktet dhe të përdorni kontrollues gjuhësorë për anglisht dhe disa gjuhë tjera. Kyçeni celularin tuaj përmes Infrared, Bluetooth ose përmes USB dhe mund të filloni të veproni.
    Karakteristikat:
    Funksionon në: Windows Server 2003, XP, Vista
    Funksionon me: Outlook 2003 dhe 2007
    Çmimi: FALAS

  3. CodeTwo Outlook AutoCofnig mundëson krijimin e një llogarie poste në çfarëdo versioni të Outlook-ut pa pasur nevojë të kërkoni detaje se si të realizohet krijimi i një llogarie, thjeshtë vetëm duke futur postë tuaj dhe fjalëkalimin.
    Karakteristikat:
    Funksionon në: Windows 2000, 2003, XP, Vista dhe 7
    Funksionon me: Outlook 98, 2000, 2002, 2003, 2007 dhe 2010
    Çmimi: FALAS

  4. Safe PST Backup mundëson mbështetjen (ang: backup) të postave dhe të gjitha të dhënave në dosjet tuaja në Outlook si të dhënat në kalendarë, kontaktet etj. Shtesa është shumë e lehtë për instalim dhe për përdorim.
    Karakteristikat:
    Funksionon në: Windows XP, Vista dhe 7
    Funksionon me: Outlook 2002, 2003, 2007 dhe 2010
    Çmimi: FALAS

  5. Xobin mundëson freskimin e listës së kontakteve dhe informatat në të duke u shërbyer nga burime të ndryshme edhe nga interneti. Gjithashtu në profilet e kontakteve tuaja mundëson vendosjen e fotove dhe më shumë informatave tjera në mënyrë automatike, nëse mbi personat në listën tuaj mind të gjenden informata në internet.
    Karakteristikat:
    Funksionon në: Windows XP, Vista dhe 7
    Funksionon me: Outlook 2003, 2007 dhe 2010
    Çmimi: FALAS

  6. CodeTwo NetCalendars mundëson që një grup përdoruesish të përdorin dhe të ndërveprojnë në një kalendar të vetëm i cili sinkronizohet në kompjuterët e të gjithë përdoruesve.
    Karakteristikat:
    Funksionon në: Windows 2000, 2003, XP, Vista dhe 7
    Çmimi: FALAS

  7. CodeTwo FolderSync mundëson përzgjedhjen dhe shpërndarjen e dosjeve të caktuara në mes përdoruesve gjithashtu të përzgjedhur. Sinkronizimi i dosjeve bëhet në mënyrë automatike pas përzgjedhjes gjithmonë pasi që në dosje të hidhen materiale të reja ose çdoherë pas freskimit të materialeve të vjetra me versione të reja.
    Karakteristikat:
    Funksionon në: Windows 2000, 2003, XP, Vista dhe 7
    Funksionon me: Outlook 98, 2000, 2002, 2003, 2007 dhe 2010
    Çmimi: FALAS

  8. CodeTwo Outlook Export mundëson eksportimin shumë të lehtë së CSV-ve të Outlook-ut tuaj. Pas instalimi të shtesës në shiritin e Outlook-ut do të paraqitet një ikonë me shtypjen e së cilës automatikisht mundësohet eksportimi.
    Karakteristikat:
    Funksionon në: Windows 2000, 2003, XP, Vista dhe 7
    Funksionon me: Outlook 98, 2000, 2002, 2003, 2007 dhe 2010
    Çmimi: FALAS

  9. CodeTwo Outlook Sync mundëson në mënyrë shumë të lehtë sinkronizimin e informatave të Outlook-ut në mes dy kompjuterëve. Ju mund të përzgjidhni dosjet të ose karakteristikat të cilat dëshironi të i sinkronizoni si postat, kalendarin, veprimet etj.
    Karakteristikat:
    Funksionon në: Windows XP, Vista dhe 7
    Funksionon me: Outlook 2003, 2007 dhe 2010
    Çmimi: FALAS & Me pagesë

Po këto i keni lexuar?