10 softuerë falas si zëvendësim për Microsoft Office

Përgatiti: Skender Mustafi

Siç e dimë paketa e softuerëve për zyra ofruar nga Microsoft që njihet si Microsoft Office është paketë me pagesë. Një paketë e tillë, në internet nuk mund të gjendet e njëjtë, por softuerët bazë dhe më të rëndësishëm për veprimtarinë e përditshme siç janë Word, PowerPoint, Excel, janë të programuara nga kompani e grupe të ndryshme programuesish dhe ofrohen falas qoftë si aplikacione të cilat mund të instalohen në kompjuter, gjithashtu edhe si aplikacione të cilat mund të i shfrytëzoni në “Re” (Cloud Computin).  Lista e radhitur më poshtë nuk është bërë në bazë të ndonjë vlerësimi të caktuar, por thjeshtë preferenca ime në radhitje.

Softuerët falas për zyrë që janë më të dashur nga shfrytëzuesit janë:

openoffice

    • OpenOffice – paketë aplikacionesh për kompjuterë që përmban softuerët:
      • Writer – për të shkruar dokumente zëvendësues i MS Word
      • Calc – për të përpiluar tabela dhe ekzekutimin e përllogaritjeve të ndryshme, ngjashëm me  MS Excel.
      • Impress – për të përgatitur prezenrime, ngjashëm me MS PowerPoint.
      • Draw – për të përgatitur ilustrime në formatin 3D
      • Base – për të përpiluar dhe organizuar baza të të dhënave përmes Apache OpenOffice.
      • Math – për të shkruar formula matematikore përmes paraqitjes grafike.

libreoffice

    • LibeOffice – është paketë aplikacionesh për kompjuterë që ka bazën e njëjtë me OpenOffice, por që në vitin 2010 zhvillohet nga programues të cilët kanë zhvilluar funksione të ndryshme nga Openoffice. Paketa përmban softuerët:
      • Text Document – për të shkruar dokumente zëvendësues i MS Word
      • Spreadsheet – për të përpiluar tabela dhe ekzekutimin e përllogaritjeve të ndryshme, ngjashëm me  MS Excel.
      • Presentation – për të përgatitur prezenrime, ngjashëm me MS PowerPoint.
      • Drawing – për të përgatitur ilustrime në formatin 3D
      • Database – për të përpiluar dhe organizuar baza të të dhënave përmes Apache OpenOffice.
      • Formula – për të shkruar formula matematikore përmes paraqitjes grafike.

kingsoftoffice

    • Kinsoft Office Suite Free 2013 – paketë aplikacionesh për kompjuterë që përmban softuerët:
      • Writer – për të shkruar dokumente zëvendësues i MS Word
      • Presentation – për të përgatitur prezantime, ngjashëm me MS PowerPoint.
      • Spreadsheets –  për të përpiluar tabela dhe ekzekutimin e përllogaritjeve të ndryshme, ngjashëm me  MS Excel.

softmaker freeoffice

    • Free Office  – paketë aplikacionesh për zyre që ofrohet nga OsftMaker software GmbH. Softuerët e kësaj pakete shpeshherë janë vlerësuar si më të mirat si zëvendësim për MS Office. Paketa përmban softuerët:
      • TextMaker – për përpunimin e teksteve, zëvendësues për MS Word
      • Presentations – për të përgatitur prezantime, zëvendësues për MS PowerPoint
      • PlanMaker – për të përpiluar tabela she për të realizuar përllogaritje të ndryshme, zëvendësues për MS Excel.

skydrive

    • Microsoft Sky Drive Live – shërbim në “Re” si zgjidhje falas që ofrohet nga Microsoft. Dokumentet mund të ngarkohen në internet si dhe të përpunohen online. Hapësira e ngarkimit të dokumenteve është e kufizuar në 7 GB. Softuerët të cilët përmban kjo paketë janë:
      • MS Word
      • MS Excel
      • MS PowerPoint
      • MS One Note

google drive

    • Google Drive – shërbim në “Re” që ofrohet nga Google. Dokumentet mund të ngarkohen online, të përpunohen përmes mjeteve pa pasur nevojë të shkarkohen, mund të shpërndahen dhe të përpunohen në grupe përnjëherë njëkohësisht.   Hapësira e ngarkimit të dokumenteve është e kufizuar në 15 GB. Aplikacionet që ofron Google janë:
      • Document  – për të përpunuar dokumente zëvendësues i MS Word
      • Presentation –  për të përgatitur prezantime, ngjashëm me MS PowerPoint.
      • Spreadsheet – për të përpiluar tabela dhe ekzekutimin e përllogaritjeve të ndryshme, ngjashëm me  MS Excel.
      • Form – për të përpiluar formularë të llojeve të ndryshme të cilat mund të shfrytëzohen për interesa të ndryshme në grupe.
      • Drawing – për përpilimin e diagrameve të ndryshme, mund të shihet si një version i thjeshtëzuar i MS Visio.
      • Script – për të programuar skripte të ndryshme për aplikacionet që ofron Google.
      • Integrime – është një mundësi e integrimit të grafikëve të përpiluar përmes aplikacioneve tjera të cilat lejojnë kyçjen përmes Google, si shembull mund të merren LucidChart Diagram, Pixlr Editor etj.

thinkfree-online

    • Think Free Online –  shërbim në “Re” si zgjidhje falas që ofrohet nga Hancom Inc. Dokumentet mund të ngarkohen në internet si dhe të përpunohen online. Hapësira e ngarkimit të dokumenteve është e kufizuar në 1 GB. Softuerët të cilët përmban kjo paketë janë:
      • Text Document – për të shkruar dokumente zëvendësues i MS Word
      • Spreadsheet – për të përpiluar tabela dhe ekzekutimin e përllogaritjeve të ndryshme, ngjashëm me  MS Excel.
      • Presentation – për të përgatitur prezenrime, ngjashëm me MS PowerPoint.

zoho

    • Zoho – shërbim në “Re” si zgjidhje falas që ofrohet nga Zoho Corporation Pvt. Ltd.. Zoho është kompani e specializuar për shërbime në internet. Paketa që ofron Zoho është shumë e gjerë si në versionin me pagesë ashtu edhe në versionin falas. Në platformë mund të gjenden gjithësej 32 aplikacione të cilat u takojnë kategorive të ndryshme si aplikacione për zyre të emëruara si “Productivity Applications”, aplikacione për bashkëveprim dhe komunikim të emëruara si “Collaboration Applications” dhe aplikacione biznesi të emëruara si “Business Applications”. Për më shumë Zoho ofron mundësi që aplikacionet e paketës së vetë të mund të ndërveprojnë me aplikacionet të cilat ofron Goole në Drive.

calligra

      • Calligra Suite – është një paketë e shtrirë e aplikacioneve e cila përmban 8 aplikacione:
        • Words – ngjashëm me MS Word
        • Stage – ngjashëm me MS PowerPoint
        • Sheets – ngjashëm me MS Excel
        • Flow –  për përpunimin e diagrameve të llojeve të ndryshme
        • Kexi – për përpilimin e bazave virtuale të të dhënave
        • Krita – për vizatim dhe pikturim virtual
        • Kargon – për përpilimin e figurave të ndryshme grafike
        • Plan – për menaxhimin e projekteve

ssuitesoft

    • Ssuite Office Software – paketë aplikacionesh për zyrë ofruar nga Van Loo Software. Softuerët të cilët përmban paketa janë:
      • WordGraph – ngjashëm me MS Word
      • Accel Spreadsheet – ngjashëm me MS Excel e të tjerë

Po këto i keni lexuar?