15 Shtesa për Firefox që duhet pasur

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Përdorimi i Firefoxi-it në universitetet perëndimore është i sugjeruar pasi që vlerësohet të jetë më i sigurt se shfletuesit tjerë të internetit. Ky shfletues është bërë i dashur për shumë programues kështu që shtesat e programuara e bëjnë edhe më të përshtatshëm për përdorim.

Më poshtë do të paraqes 15 shtesa që një përdorues Firefox-i vlerësoj se patjetër duhet instaluar për të bërë shfletuesin më të sigurt, më praktik dhe më atraktiv.

  1. Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe : kontrollon tekstet e shkruara dhe nënvizon fjalët e shkruara gabimisht kështu që me një të shtypur të djathtë mund të i përmirësoni.

2.Adblock Plus : bllokon reklamimet e pa nevojshme dhe të pa dëshiruara si dhe shpejton veprimin e shfletuesit.

3.All-in-One Sidebar: mundëson organizimin dhe menaxhimin e shtesave në mënyrë shumë të lehtë.

4.Firefox Sync nëse përdorni më shumë se një kompjuter dhe dëshironi që drejtë për së drejti të sinkronizohen faqet e pëlqyera ose edhe fjalkalimet atëherë kjo shtesë është që ju duhet.

5.FireShot: kur keni nevojë që të fotografoni një faqe të tërë ose të shkëputni një foto nga një pjesë e një faqeje për të bërë foto ose për të futur në ndonjë dokument thjesht mund të e bëni me këtë shtesë.

6.Flashblock : bllokon flash scriptat dhe flash/flv filmat me qëllim që faqja që vizitoni të hapet më shpejtë, por në vend të flash dokumentit ose filmit ju paraqitet një “Luaj (play)” pullë që kur e shtypni u hap dokumentin e bllokuar paraprakisht.

7.FoxTab: mundëson organizimin e faqeve më të dashura, duke i vizituar dhe së fundi të mbyllura në një tabelë 3D. Lehtëson përdorimin e shfletuesit.

8.Open IT Online: në vend që dokumentet e ndryshme të i shkarkoni në kompjuter, ato mund të i hapni në internet në faqe të cilat mundësojnë leximin dhe redaktimin e tyre. Kjo shtesë u lejon që me një të shtypur të miut të kaloj dokumenti i përzgjedhur në një nga ato faqe.

9.SearchPreview: kur kërkoni në Google, Yahoo ose Bing kjo shtesë ju paraqet fotëza të faqeve të cilat janë paraqitur si rezultate.

10.CoolPreviews: tek fotot në faqe interneti do të paraqitet ikona e kësaj shtese dhe nëse e shtypni atë fotoja do të hapet në një hapësirë 3D tek e cila hapësirë do të paraqiten foto tjera të ngjashme. Në të mund të kërkoni foto, video etj.

11.Pray Times! : muslimanët i lajmëron për kohën e hyrjes së namazit të caktuar. Lajmërimi mund të përzgjidhet si i heshtur ose thirrja e ezanit. Zgjedhja e vendbanimit dhe mënyrës së llogaritjes së kohëve është shumë e lehtë.

12.WebMail Notifier: nëse keni një ose më shumë se një postë elektronike kjo shtesë është e domosdoshme. Mundëson futjen e 1 ose më shumë postave nga gmail, hotmail, yahoo, daum, naver, naet ose edhe POP3/IMAP. Kur ndonjë letër vije në postën tuaj shtesa ju lajmëron dhe numëron sa letra në cilën post u kanë arritur.

13.WOT: është komunitet dhe shtesë e cila mundëson që vizitorët të vlerësojnë faqet e internetit dhe të komentojnë. Kështu që ato që janë të vlerësuara si negative, të rrezikshme, përmbajtëse virusesh bllokohen dhe juve u vije një paralajmërim që të mos vazhdoni më tej. Gjithashtu kur kërkoni në Google, Yahoo e Bing për faqet fitoni një rreth me ngjyrë në fund të nyjës që d.m.th. se nyja është e pa rrezikshme, e dyshimtë ose e rrezikshme.

14.Orbit Downloader: shkarko video lehtë dhe shpejtë.

15.PDF Download: shkarko PDF dokumentet me një të shtypur miu.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *