20 jQuery shtesa për të rregulluar faqen tauj…

Përgatiti: Skender Mustafi

1. Ajax AutoComplete për jQuery
Ajax Autocomplete për jQuery mundëson krijimin e lehtë të kutive gjatë mbushjes së të cilave ofrohet ndihmë automatikisht duke shpalosur zgjidhjet e mundshme. Kjo shtesë rritë performancën e realizimit të aktiviteteve gjatë mbushjes së formave të ndryshme siç janë të zakonshme ato të regjistrimit të vizitorëve.

2. Validation
Validation është shtesë e cila ofron mundësi për kërkim të verifikimit të elementeve të ndryshme nga ana e përdoruesve. Gjithashtu ju lehtë mund të shtoni edhe rregullat tuaja për verifikim, varësisht nga nevojat tuaja dhe lloji i biznesit tuaj.

3. Chosen
Chosen është shtesë e programuar në gjuhën JavaScript që mundëson shndërrimin e kutizave tradicionale të listave të ndryshme dhe ato të kërkimit në kutiza shumë më atraktive për përdoruesit.

4. In-Field Labels
In-Field Labels është jQuery shtesë e cila i shndërron fushat e thjeshta të html formave të zakonshme në fusha me efekt, ku përshkrimi hijezohet dhe zhduket me të filluar mbushjen e fushës së caktuar.

5. Form Wizard
Shtesa formë wizard mundëson përpilimin e aplikacioneve të ndryshme për regjistrim ose mbushje të formularëve të ndryshme të cilat në njërën anë janë të praktike për përdoruesit si dhe në anën tjetër tërheqëse. Programuesit mund të shfrytëzojnë këtë shtesë për të shtuar funksionet varësisht nga nevoja e tyre.

6. Lettering.js
Lettering.js mundëson rregullimin e stilit (CSS) të shkronjave të faqes suaj. Zbukurimi i shkronjave është i mundur përmes përdorimit të shumë mundësive, madje mund të ndërlidhen shkronjat një-nga-një me stile të posaçme për të bërë efektin sa më atraktiv.

7. FitText
FitText është shtesë e cila mundëson që madhësia e shkronjave të jetë fleksibile, pra me ndryshimin e madhësisë së faqes ose gjatë përdorimit të mjeteve të ndryshme elektronike për shfletimin e faqes, shkronjat ndryshojnë madhësinë automatikisht duke u përshtatur me madhësinë e lexuesit.

8. Airport
Airport është një skript thuajse e thjeshtë por atraktive e cila mundëson paraqitjen e përmbajtjes në stilin e paraqitjes tradicionale të fluturimeve në aeroporte. Sidoqoftë, mua më pëlqen për ta vendosur për paraqitjen e lajmeve ose postimeve të fundit në faqen kryesore…

9. SlabText
SlabText është skript e cila mundëson rregullimin e titujve me shkronja të mëdha të trasha dhe atraktive. Skripti rregullon titullin duke e ndarë në rreshta dhe duke i dhënë madhësi të ndryshme secilit nga rreshtat.

10. jQuery News Ticker
jQuery News Ticker është teleshkrues i mrekullueshëm i lajmeve me mundësi për shfletim të titujve ose luajtje të titujve në mënyrën e zakonshme siç bëjnë teleshkruesit e ndryshëm. Ju mund të ndërlidhni teleshkruesin me RSS burime të ndryshme, të ndryshoni llojin e animacionit si dhe të përcaktoni shpejtësinë e shkrimit të tekstit sipas dëshirës.

11. Booklet
Booklet është jQuery shtesë e cila mundëson paraqitjen e materialit të faqes suaj në formë të librit me mundësi për shfletimin e faqeve. Shfletimin e faqeve mund të e realizoni përmes tërheqjes me mi ose duke shfrytëzuar shenjat djathtas dhe majtas në tastierë. Programuesit mund të shfrytëzojnë çfarëdo html elemente në rregullimin e materialeve në faqe.

12. turn.js
turn.js është shtesë për jQuery e cila shtonë shfletosje shumë të bukur të faqeve të librit ose revistës që ju do të rregulloni në faqen tuaj të punuar në Html5.

13. jQuery Collapse
jQuery Collapse është shtesë e thjeshtë e cila mundëson përpilimin e paragrafëve me materiale të ndryshme me mundësi për tu tkurrur vetëm në titull. Shtesa madje mundëson regjistrimin e “coockie” tek secili vizitorë i materialit tuaj duke shfaqur gjendjen e paragrafeve të hapura në vizitën e fundit.

14. Masonry
Masonry është shtesë për jQuery që mundëson paraqitjen tradicionale të elementeve të faqes në tabelat me kolona të strukturuara në formë dinamike e cila përmbushë zbrazëtat mes elementeve në shtrirjen vertikale të tyre. Në këtë mënyrë faqja është e rregulluar mirë duke mos lënë hapësira boshe pa nevojë.

15. PageSlide
PageSlide është jQuery shtesë që mundëson në mënyrë kreative lëvizjen e tërë faqes për të shfaqur një porosi të caktuar e cila pas leximit pa asnjë problem mund të mbyllet. Shtesë e mrekullueshme për informacione shtesë rreth gjërave të ndryshme ose informacione shtesë rreth ndonjë reklame të caktuar në faqen tuaj.

16. Slide Note
Slide Note është jQuery shtesë e cila mundëson paraqitjen e shënimeve të ndryshme në formë të kutizave në faqen tuaj. Posa të vizitohet një faqe e caktuar paraqitet porosia në një kutizë me mundësi për mbyllje. Ju mund të përcaktoni parametrat e ndryshëm të kësaj shtese duke e përshtatur për nevojat tuaja.

17. Apprise
Apprise është shtesë e cila mundëson paraqitjen atraktive të kutive të njoftimit në faqen tuaj. Ju mund të shfrytëzoni shtesën për të paraqitur lloje të ndryshme të kutive të njoftimit. Gjithashtu u jep kontrollin e plotë në rregullimin e pamjes, përmbajtjes dhe pozicionit të kutisë.

18. jQuery tubular
jQuery tubular është shtesë e mrekullueshme e cila u mundëson vendosjen e një video materiali si prapavijë në faqen tuaj. Video materiali luan automatikisht në prapavijë. Për të funksionuar kjo shtesë pa pengesa kërkon JavaScript dhe Flash në mënyrë që video luajtësi të veprojë pa pengesa tek shfletuesi.

19. Buzz
Buzz shtesë e cila në mënyrë të mrekullueshme konverton audio materialet e faqeve tradicionale në më moderne duke u mbështetur në elemente bazë të bibliotekës Javascript të kombinuar me audio elementet e HTML5.

20. CloudZoom
CloudZoom mundëson vendosjen e llojeve të ndryshme shumë të përshtatshme të mundësivetë zmadhimit të fotove në faqen tuaj. Ju mund të përzgjidhni llojin e caktuar të mundësisë dhe të e përshtatni me CSS të faqes suaj.

Po këto i keni lexuar?