Ndikimi i zhvillimit të Internetit dhe përmbajtjes së tij mbi strategjitë e reja të biznesit

Autor: Skender Mustafi Interneti u ofron bizneseve mundësinë për të prezantuar imazhin komercial pa marrë parasysh madhësinë dhe vendndodhjen e tyre. “Në fakt, në Internet, madhësia e veprimit të një organizate luan rol të vogël sepse Interneti është një ambient i hapur”. (Abdulla, 2009)” Kështu, “Interneti nuk paraqet vetë një rrjet global të bashkuar për zë, të dhëna dhe video, por gjithashtu një infrastrukturë të një platforme digjitale rrënjësisht të re përmes së cilës mund të veprojë biznesi global.” (Atkinson, Ezell, Andes, Castro, & Bennett, 2010)

lexo më tepër

Ndikimi i Internetit në Modelet Tradicionale të Biznesit

Autor: Skender Mustafi Numri i modeleve të biznesit tradicional është shumë i madh, si rrjedhojë përqendrimi në këtë artikull do të jetë në analizën e ndikimit të Internetit në veçanti vetëm mbi disa nga industritë më të mëdha dhe në përgjithësi mbi të gjithë modelet tradicionale të biznesit si tërësi. Kjo do të ndihmojë në sqarimin më të përafërt të ndikimit të Internetit mbi modelet e biznesit tradicional dhe nevojën e bizneseve tradicionale për të zhvilluar strategji të reja si përgjigje ndaj këtyre ndryshimeve.

lexo më tepër

Ndikimi i Internetit në zhvillimin e biznesit: Trilogjia e zhvillimit

Autor: Skender Mustafi Interneti s’paraqet një ide e cila po ka ndikim të madh në çdo pore të jetës së njeriut, por është një strukturë kompakte teknologjike që ka mundësi të ruaj të gjitha llojet e informacioneve në vete, dhe të shpërndajë ato në çdo vend në mënyrë përnjëhershme. Për më tepër, Interneti lejon ndërveprim të automatizuar dhe interaktiv në mes të gjitha llojeve të elementeve të lidhura mes vete siç janë njerëzit, programet kompjuterike, mjetet elektronike, rrjetet e internetit e të tjera. Për shkak të kësaj ngjeshjeje komplekse, është…

lexo më tepër

Çka ndodhë sot për 60 sekonda në internet?

Interneti është nga mediet më interaktive në ditët e sodit. Ndikimi i tij në jetën e njerëzve është shumë i madh. Për të rritur atraktivitetin dhe ruajtur ritmin e veprimeve të njerëzve në të angazhim të madh kanë marrë edhe kompanitë e ndryshme të cilat përmes këtij aktiviteti tentojnë të rrisin të hyrat e tyre, si dhe të dominojnë në treg. Më poshtë në grafik është përmbledhur pastër aktiviteti në internet brenda 60 sekondave.

lexo më tepër

Shishe kohe

e thithi jetën edhe ajrin nga boca e oksigjenit cigarja më thithë mua që jam i shtrirë mbi shtratin e drurit e ti thithë gjithçka dhe asgjë nuk mbetet pa thithur gjersa të bie edhe thërrmija e fundit e rërës në pjesën e poshtme të shishes së kohës © Skender Mustafi

lexo më tepër

5 truqe për veprim të lehtë dhe të shpejtë në Word

Ne jemi të dhënë pas përdorimit të miut gjatë punës me kompjuter. Shpesh edhe ndryshimet tek kompjuterët e ri, si mundësitë me “touch screeen” (taç skrin), fillimisht nuk na duken të pranueshme dhe ndihmëse, megjithatë ato janë për të lehtësuar punën tonë. Në këtë artikull ne do të kthehemi prapa, tek baza, në përdorimin e tastierës për lehtësimin e punës tonë me Word. Më poshtë kemi paraqitur pesë grupe veprimesh ku mund të përdoret tastiera për të vepruar më shpejtë dhe efikas.

lexo më tepër