20 jQuery shtesa për të rregulluar faqen tauj…

Përgatiti: Skender Mustafi 1. Ajax AutoComplete për jQuery Ajax Autocomplete për jQuery mundëson krijimin e lehtë të kutive gjatë mbushjes së të cilave ofrohet ndihmë automatikisht duke shpalosur zgjidhjet e mundshme. Kjo shtesë rritë performancën e realizimit të aktiviteteve gjatë mbushjes së formave të ndryshme siç janë të zakonshme ato të regjistrimit të vizitorëve. 2. Validation Validation është shtesë e cila ofron mundësi për kërkim të verifikimit të elementeve të ndryshme nga ana e përdoruesve. Gjithashtu ju lehtë mund të shtoni edhe rregullat tuaja për verifikim, varësisht nga nevojat tuaja dhe lloji…

lexo më tepër

Truqe: Si të përmirësoj performancën e kompjuterit?

Autor: Skender Mustafi Kompjuteri juaj tanimë ka kaluar ca kohë nga që e keni blerë dhe dukshëm është ngadalësuar. Kjo gjendje mund të është paraqitur nga disa shkaqe të ndryshme. Për të përmirësuar gjendjen e tanishme pasoni hapat e mëposhtëm: Hapi #1: Largo programet e pa nevojshme Unë vetë jam eksperimentues me programe kompjuterike dhe e di që është kënaqësi të instalohen softuerët dhe të shihet se çfarë mund të bëhet me to. Nëse këto softuer nuk u nevojiten, atëherë i largoni ato sepse sa më pak softuer të keni të instaluar, aq më…

lexo më tepër

Lexuesi i video materialeve në internet ka prapavi të gjelbërt

/fjalaime.ch/ Shpesh herë gjatë ndryshimit të parapëlqimeve të kompjuterit tuaj ose të shfletuesit që shfrytëzoni ndodh që të prishni gjëra nga rendi që ju i dini. Nga problemet që mua më ndodhin është humbja e mundësisë për të parë video në internet si p.sh. Youtube etj. Më konkretisht, me të hapur videon për të parë, mund të dëgjoj vetëm zërin kurse video materiali luan diku në prapavijë të ekranit të gjelbër. Kjo ndodh pasi që ju keni bërë që flash materialet të mos u marrin “fuqi” nga kompjuteri juaj dhe faqet…

lexo më tepër

Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Partnerët Kyç

Autor: Skender Mustafi Identifikimi i partnerëve kyç gjatë analizës dhe zhvillimit të modelit të ri ose/dhe zgjerimit/përmirësimit të modelit ekzistues të biznesit është veprim kyç i cili ndikon në implementimin e suksesshëm të modelit të biznesit. Në këtë mënyrë nga kjo pikëpamje kompania studion rrjetin e furnizuesve dhe partnerëve të cilët bëjnë që modeli i biznesit të jetë i suksesshëm. Bizneset në ditët e sodit nxisin partneritetet e shumta shtytur nga nevoja dhe kushtet e ndryshme. Në këtë aspekt, duke analizuar kanalet e komunikimit, shpërndarjes dhe shitjes, burimet kyçe, si dhe aktivitetet kyçe…

lexo më tepër

10 Aplikacione FALAS për komunikim me iPhone, iPad ose/dhe iPod touch

Përgatiti: Skender Mustafi Më poshtë mund të shkarkoni dhe të shfrytëzoni softuerë të cilat u mundësojnë komunikimin mes përdoruesve të mjeteve iPhone, iPad ose/dhe iPod touch si dhe përdoruesve të mjeteve tjera si kompjuterëve, celularëve të mençur e të tjerë e të cilët kanë mundësi të instalojnë softuerët e njëjtë. Pra, të gjithë përdoruesit të cilët kanë të instaluar në mjetin e tyre aplikacionin “Skype” mund të komunikojnë falas dhe pa asnjë problem. Ngjashëm mund të veprohet dhe me softuerët tjerë.

lexo më tepër