Përgatiti: Skender Mustafi
Më të mirët nga ju janë ata të cilët janë më të mirët për familjet e tyre. – Muhammed Ibn Abdullah (paqja qoftë mbi të)
- Në lidhjet familjare, dashuria në të vërtetë shqiptohet “K.O.H.Ë – Dieter F. Uchtdorf
- Njeriu duhet sjellë ndjeshëm dhe sjellshëm me fëmijët. Jeta familjare është lidhja më e mirë. Fëmijët janë gjykatësit tanë më të mirë. – Otto von Bizmark
- Pasardhësit njeriu nuk mund t’i ndryshojë, por mund të përcaktojë çfarë do të ndodhë me pasardhësit. – François de la Rachefoucauld
- Çdo gjeneratë përqesh baballarët, përqeshë gjyshërit dhe admiron stërgjyshërit. – William Somerset Maugham
- Gjithmonë kisha frikë të mos bëhem si babai im. Tani jam, dhe nuk është aspak keq. – Manfred Krug
- Vetëm te nipërit është njeriu gati që përafërsisht t’i kuptoj fëmijët. – Erich Kärstner
Të bëhesh baba nuk është vështirë, të jesh baba nga ana tjetër shumë. – Wilhelm Busch
- Nëna është personi i vetëm në botë i cili të do para se të të shohë. – Johann Heinrich Pestalozzi
- Vetëm kur njeriu e sheh si janë bërë nipërit e kupton si i ka edukuar fëmijët. – Erich Maria Remarque
- Për një baba të cilit i vdes fëmija, vdes e ardhmja. Për një fëmijë të cilit i vdes babai, vdes e kaluara. – Berthold Aurbach
- Në fund të jetës suaj, nuk do të pendoheni që nuk keni kaluar edhe një test, që nuk keni fituar edhe një aktgjykim, ose që nuk keni realizuar edhe një marrëveshje. Ju do të pendoheni për kohën që nuk e keni kaluar me burrin, shokun, fëmijën, prindin. – Barbara Bush
- Koha me familje është kohë e shenjtë dhe duhet mbrojtur e respektuar. – Boyd K. Packer
Dëgjoni me vëmendje çdo gjë që do t‘u thotë fëmija juaj, pavarësisht çka. Nëse nuk dëgjoni me padurim gjërat e vogla kur ata janë të vegjël, ata nuk do tua tregojnë gjërat e mëdha kur do të rriten, sepse për ata e gjithë kjo ka qenë gjë e madhe. – Catherine M. Wallace
- Familja është gjëja më e rëndësishme në botë. – Princesha Diana
- Për ne familje do të thotë vendosja e duarve rreth njëri tjetrit dhe të qenit aty. – Barbara Bush
- Disa nga diskutimet më të rëndësishme që kam pasur ndonjëherë kanë ndodhur tek familja ime në tavolinën e darkës. – Bob Ehrlich
- Familja është zbukurim, nuk është pronë. Nëse e shohim si lule, atëherë sikur që kënaqemi me të, kemi dhe përgjegjësi për të pavarësisht se cili është roli ynë. – Skender Mustafi
- Katër gjëra e bëjnë njeriun të lumtur: gruaja e mirë, vendbanimi i mirë, fqinji i mirë dhe mjeti i udhëtimit i rehatshëm, ndërsa fatkeq e bëjnë: gruaja e keqe, shtëpia e vogël, fqinji i keq dhe mjeti i udhëtimit jo i rehatshëm. – Muhammed Ibn Abdullah (paqja qoftë mbi të)
- Kur je në dyshim, i përzgjidh fëmijët. Do të ketë mjaftë kohë më vonë për të zgjedhur punën. – Anna Quindlen
- Fëmijët nuk do t’u mbajnë mend për gjërat materiale që u keni ofruar, por për ndjenjat që u keni dhuruar atyre. Richard L. Evans
- Lumturia vie nga shërbimi bujar. Dhe shtëpi të lumtura janë vetëm ato ku ka përpjekje të përditshme për të bërë flijime për lumturinë e njëri tjetrit. – Harold B. Lee
- Familja: sikur degët në një dru, ne të gjithë rritemi në drejtime të ndryshme megjithatë rrënjët qëndrojnë si një. – Autor i panjohur (nga anglishtja)
- Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të bëhen të mirë, shpenzoni dy herë më shumë kohë me ata dhe gjysmë më pakë para. – Abigail Van Buren
Ju gjithmonë keni kohë për gjërat që i vendosni si primare. – Autor i panjohur (nga anglishtja)
- Familja nuk është një gjë e rëndësishme. Është gjithçka. Michael J. Fox
- Derisa ne mundohemi tu mësojmë fëmijëve gjithçka rreth jetës, fëmijët tanë na mësojnë neve për çka është jeta. – Angela Schwindt
- Kur e dashuron atë që ke, ke gjithçka për çfarë ke nevojë. – Autor i panjohur (nga anglishtja)
- Një familje e lumtur është një parajsë e hershme. – John Bowring
- Njeriu nuk mund të bëj vend për veten e tij në diell nëse vazhdon të fshihet nën pemën familjare. – Helen Keller
- Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet, dhe kthehet në shtëpi për ta gjetur. – George Moore
- Në fund të ditës familja e dashur duhet para çdo gjë si të falshme. – Mark V. Olsen
- Familjet janë sikur karamelja… pjesa më e madhe e ëmbël me disa lajthi. – Autor i panjohur (nga anglishtja)
- Familjet janë busulla e cila na udhëheq. Ato janë inspirimi për të arritur lartësi të mëdha dhe rehatia kur ne ligështohemi. – Brad Henry
- Familja : Njësi shoqërore ku babai është i brengosur me vendin e parkimit, fëmijët hapësirën e jashtme dhe nëna me hapësirën e banjos. – Evan Esar
- Fytyrat e familjarëve janë pasqyra magjike ku mund të shikohen njerëzit të cilët na takojnë neve, shohim të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. – Gail Lumet Buckley
- Unë e di përse familjet janë krijuar me gjithë mos përkryerjen e tyre. Ato janë bërë për tu bërë juve të harroni veten tuaj nganjëherë, kështu që baraspesha e bukur e jetës nuk është shkatërruar. – Anais Nin
- Mendoj se njerëzit të cilët kanë vëlla ose motër nuk e kuptojnë sa me fat që janë. Sigurisht, ata zihen shumë, por që të se gjithnjë është dikush diku, dikush që është familje. – Trey Parker
- Familjet e rëndësishme janë sikur patatet. Pjesa më e mirë janë nën tokë. – Francis Bacon
Në çdo mosmarrëveshje mes prindit dhe fëmijës, të dy nuk mund të kenë të drejtë, por ata mund të e kenë, e zakonisht e kanë, që të dy gabim. Është kjo situatë e cila jetës familjare sharmin e veçantë historik. – Isaac Rosenfeld
- Njerëzit nuk do të shikojnë brezat e ardhshëm të cilët asnjëherë nuk shikojnë prapa tek paraardhësit. – Edmund Burke
- Thelbi i çdo familjeje është ajo çfarë është e pandryshueshme, çfarë do të jetë aty- vizionet dhe vlerat e përbashkëta. – Stephen R. Covey
- Nëse nuk e kupton se si një grua mund të e donë motrën e saj tepër dhe t’i thyej qafën njëkohësisht, atëherë me sa duket je fëmijë i vetëm. – Linda Sunshine
- Kur familja thyhet, ti nuk e dëgjon krismën e thyerjes. Nuk dëgjon asnjë zë. – Judy Blundell
- Unë kam nevojë për ata dhe ata kanë nevojë për mua që të kem nevojë për ata. – Rosie Thomas
- Nuk ishte me rëndësi sa e madhe është shtëpia jonë, me rëndësi ishte se kishte dashuri në të. – Peter Buffett
- Të qenit prind me përgjegjësi nuk është krim. Të qenit prind me përgjegjësi është mjeti më me vlerë në shoqërinë tonë. – Mick Karabegovic
- Disa njerëz nuk duan të kenë fëmijë, por unë nuk do të kem prindër. Do tua djegë certifikatat e lindjes dhe do tua shkatërroj gurët e varreve. – Bauvard
- Kjo ishte shumë më herët para se të shfrytëzohej termi “familje me një prind”; në atë kohë ishte “shtëpi e thyer”. – Julian Barnes
- Është e vështirë, në mendje, të ndash çfarëdo suksesi, qoftë në profesion, në familje ose në rastin tim në basketboll, nga religjioni. – John Wooden
- Gjëja më e rëndësishme në jetë është familja. Ka ditë kur i do ata dhe ka ditë tjera kur nuk i do. Por, në fund, ata janë njerëzit tek të cilët gjithmonë kthehesh në shtëpi. Ndonjëherë është familja ku ke lindur e ndonjëherë është familja që ke bërë. – Candice Bergen
- Ruaje zërin e nënës duke u venitur në agim. Ia jep të e dëgjojë kur është në pikëllim. – Yoko Ono
- Ajo që më së shumti më pëlqen rreth shtëpisë është se si e ndajë atë me të tjerë – Tad Carpenter
- Shpëtimi është çështje familjare. – Bruce R. McConkie
Mbaje mend të thuash “të dua” familjarëve e shokëve jo vetëm tjetrës sate të rëndësishme. – Vianka Van Bokkem
- Ndoshta fëmijët duan atë çfarë nuk mund të e kenë. Dhe ata rriten dhe u japin fëmijëve të tyre atë çfarë ata donin, qoftë heshtje ose informacion, dashuri ose pavarësi- kështu ai fëmijë, nga ana tjetër, kërkon diç tjetër Me çdo gjeneratë lavjerrësi tundet nga e kundërta në të kundërt, heshtja dhe paqja kaq të pakuptueshme. – Laura Moriarty
- Madje edhe pasi vajza të martohet, ajo asnjëherë nuk e lë shtëpinë e nënës e babait. – Anna Godbersen
- Me tu humbur familja, humbet besimi; me tu humbur besimi, humbet kultura. – Kenneth L. Gentry Jr.
- Gjyshi vdiq para ca ditë Por nuk jam i mërzitur. Ai ngiste makinën vetëm 20 milja në orë, kështu që jam i sigurt se do ta zë. – Jarod Kintz
- Të e duash ndokënd nuk mjafton, por guximi i vërtetë është të qëndrosh me atë person përgjithmonë. – Anuj Tiwari
- Është me rëndësi të madhe të jetë ndonjë person i cili lutet me të vërtetë në Lutësi tërheq Mëshirën e Zotit dhe të gjithë anëtarët e familjes e ndjejnë atë, madje edhe ata të cilëve zemra u ka ftohur. Lutuni gjithmonë. – Thaddeus of Vitovnica
- Unë kisha një çift shokësh në shkollën e mesme. Dhe me çift dua të them prindërit e mi. – Jarod Kintz
- Familjet janë të dizajnuara të ushqejnë mendjet, dëshirat dhe ndjenjat e pjesëtarëve të sajë kështu që barrierat e krijuara nga frika e së panjohurës mund të zëvendësohet me besim i cili vije nga të diturit se je i dashur pavarësisht nëse ke sukses ose dështon – Leigh A. Bortins
- Nëse njerëzit kanë mjaft fat të kenë familje, ata duhet kultivuar atë. – Taylor Caldwell
- Pjesa më e mirë e të qenit e martuar është se tani kur ecim rrugës njerëzit nuk shohin dy të rritur dhe një fëmijë, ata duhet të shohin një – Patricia A. Gozemba
- Lidhjet familjare na lidhin, na përkrahin, na ndihmojnë. Dhe janë gjithashtu lidhje nga e cila është e vështirë, ndoshta e pamundur të çlirosh veten. – Neil Gaiman
- Pjesa më e mirë në të pasurit fëmijë nuk është, në të vërtetë të kesh nevojë të kesh fëmijë. Faleminderit, grua. – Jarod Kintz
- Shkova të vizitoj gjyshen. Kisha ndërmend të rrija dy ditë, por përfundova së qëndruari dy muaj. (Kështu mbi fjeta pakëz.) – Jarod Kintz
- Njerëzit do të largohen sidoqoftë, meqë ata që nuk largohen nuk janë njerëz, ata janë familje. – Himanshu Chhabra
- Vëllai është sikur ari dhe shoku është sikur diamanti. Nëse ari thyhet mund të e shkrish dhe të e bësh ashtu si ishte më parë. Nëse diamanti thyhet, asnjëherë nuk mund të bëhet sikur më parë. – Ali ibn ebu Talib
- Në të vërtetë familja është ajo si ju e bëni atë. Është e fortë, jo nga numri i krerëve në tavolinën e darkës, por nga ritet që ndihmoni familja t’i realizojë, nga kujtimet që ndani, nga ndarja e kohës suaj, kujdesi, dhe nga dashuria që shfaqni për njëri tjetrin, dhe nga shpresat për ardhmërinë që do të keni si individë dhe si tërësi. – Marge Kennedy
- Perfeksioni nuk është ajo për çfarë familjet janë. – Jamie Ford
- Kur mbaron ushqimi, ribashkimi familjar merr fund. Është mrekullueshëm që nga të gjithë familjarët unë jam kanibali i vetëm. – Jarod Kintz
- Duke dëgjuar atë të flasë rreth nënës së tij, rreth familjes së tij së paprekur e bën gjoksin tim të dhemb për një sekondë, sikur të e shpoje me gjilpërë. – Veronica Roth
- Gjërat tjera mund të na ndryshojnë, por fillojmë dhe mbarojmë me familje. – Anthony Brandt
- Ne jemi një familje e vogël e zhurmshme dhe e bekuar. – Nancy E. Turner
- Nëse jetoni në xhepin e njëri tjetrit për mjaftë kohë, jeni familjarë. – Jodi Picoult
- Fatkeqësisht, disa anëtarë të familjes janë aq psikopatik sa që pavarësisht sa shumë tentoni të krijoni marrëdhënie të shëndetshme, asgjë nuk ndihmon. Tani që jeni një i rritur, ikni tek fakti se disa gjëra janë jashtë kontrollit tuaj. I keni borxh vetes të rrini larg nga njerëzit të cilët janë të dëmshëm për shëndetin tuaj. – Andrea Lavinthal
- Është shumë vështirë të rritesh në një familje perfekte kur nuk je perfekt. – L. James
- Duhet të ndani kohë për familjen pavarësisht çfarë u ndodhë në jetë. – Matthew Quick
- Të qëndrosh me familjen është çfarë e bën familje. – Mitch Albom
- Vëllezërit e motrat: Fëmijë të prindërve të njëjtë, secili është krejtësisht normal derisa të bëhen bashkë. – Sam Levenson
- Çfarë është shtëpi? Definicioni im i preferuar është “vend i sigurt”, një vend ku njeriu është i lirë nga sulmet, një vend ku njeriu përjeton marrëdhënie të sigurta dhe afirmim. Është vendi ku njerëzit ndajnë me të tjerët dhe kuptojnë njëri tjetrin. Marrëdhëniet e saja janë edukative. Njerëzit në të nuk kanë nevojë të jenë të përkryer; në të vërtetë, ata duhet të jenë të sinqertë, dashurues, mbështetës, duke njohur humanitetin e përbashkët i cili i na bën të gjithë ne të cenueshëm. – Gladys M. Hunt
- Njerëzit më thonë se dukem sikur babai. Asnjëherë nuk e kam parë babanë, a do të thotë kjo se jam i padukshëm? – Jarod Kintz
- Në jetën familjare, dashuria është vaj i cili lehtëson fërkimin, cementi që lidhë afër së bashku, dhe muzika e cila sjell harmoni. – Eva Burrows
Pavarësisht çfarë keni bërë për veten ose për njerëzinë, nëse nuk mund të shihni prapa dhe t’i keni dhënë dashuri dhe vëmendje familjes suaj, në të vërtetë çfarë keni arritur? – Elbert Hubbard
- Familja nga e cila keni ardhur nuk është më me rëndësi se sa familja të cilën do ta keni. – Ring Lardner
- I vetmi gur të cilin e njoh e që rri i qëndrueshëm, i vetmi institut që e njoh e që funksionon është familja. – Lee Iacocca
- Kur shikoni në jetën tuaj, lumturitë më të mëdha janë lumturitë familjare. – Joyce Brothers
- Ju nuk përzgjidhni familjen. Ata janë dhuratë e Zotit për ju, siç jeni ju për ata. – Desmond Tutu
- Secili ka nevojë për një shtëpi për të jetuar në të, pot një familje mbështetëse është çfarë bën një shtëpi. – Jim Rohn
- Nëse ndokush do të lëndonte familjen tine ose shokun ose ndokënd që e dua, do t’i haja. Ndoshta do të përfundoja në burg për 500 vite, por do t’i haja. – Johnny Depp
- Mendoni për familjen tuaj sot dhe çdo ditë më pas, mos e le botën e zënë të ju largojë nga të shfaqurit sa shumë e doni dhe vlerësoni familjen tuaj. – Josiah
- Familja është ku mendjet vijnë në kontakt me njëra tjetrën. – Buda
- Duane familjen. Kaloni kohë, jini të sjellshëm & shërbeni njëri tjetrin. Mos lini vend për pendime. E nesërmja nuk është e premtuar & e sotmja është e shkurtër. – Autori i panjohur (përkthyer nga anglishtja)
- Dashuri e pa kusht është të dashurit e fëmijëve për atë se cilët janë e jo për atë se çfarë bëjnë… nuk është diç që mund të e arrish çdo minutë të çdo dite. Por është mendimi të cilin duhet të e mbajmë çdo ditë në zemrat tona. – Stephanie Marston
- Duhet të kujdesemi për familjet tona kurdo që i gjejmë ato. – Elizabeth Gilbert
- Asnjë familje nuk është e përkryer… ne diskutojmë, ne grindemi. Madje ndalojmë së foluri me njëri tjetrin për një kohë. Por në fund, familja është familje… Dashuria gjithmonë do të jetë aty. – Autori i panjohur (përkthyer nga anglishtja)
- Gjëja më e mirë që babai mund të e bëj për fëmijët e tij, është të e dojë nënën e tyre. – Henry Ward Beecher
- Unë mbështes veten me dashurinë e familjes. – Maya Angelou
- Ju mund të largoheni nga familja dhe shokët dhe të bëni milja mes jush, por në të njëjtën kohë i mbani ata me vete në zemrën tuaj, mendjen tuaj, barkun tuaj, sepse ju nuk jetoni në botë, por bota jeton në ju. – Frederick Buechner
- Prindërit ishin të vetmit të cilët ishin të obliguar të u donin; nga pjesa tjetër e botës ju duhet të e meritonit. – Ann Brashares
- Njerëzit janë krijesat e vetme në botë të cilat u lejojnë fëmijëve të tyre të kthehen në shtëpi. – Bill Cosby
- Kur gjithçka shkon në ferr, njerëzit të cilët u qëndrojnë pranë pa drithërimë – ata janë familja juaj. – Jim Butcher
- Ja çfarë bëjnë njerëzit që u duan. Ata vendosin krahët rreth jush dhe u duan atëherë kur ju nuk jeni aq i dashur. – Deb Caletti
- Për ta vendosur botën në rregull, duhet të vendosim kombin në rregull; për ta vendosur kombin në rregull, ne duhet të vendosim familjen në rregull; për të vendosur familjen në rregull, ne duhet kultivuar jetë personale; ne fillimisht duhet drejtojmë zemrat tona. – Konfuçi
- Familjet janë helaq. Familjet e pavdekshme janë tërësisht helaq. Ndonjëherë më e mira që mund të bëjmë është të përkujtojmë njëri tjetrin jemi të lidhur për të mirë ose për të keqe… dhe të tentojmë të mbajmë sakatimin dhe vrasjet në minimum. – Rick Riordan
- Unë isha i zemëruar dhe i irrituar derisa fillova familjen time dhe lindi fëmija i parë. Deri atëherë nuk e kisha vlerësuar jetën ashtu siç duhej, por për fat të mirë u zgjova. – Johnny Depp
- Dashuria e nënës për fëmijët është sikur asgjë tjetër në botë. Nuk njeh ligje, as keqardhje, ajo guxon të gjitha gjërat dhe shtrydhë pamëshirshëm gjithçka që qëndron në rrugë. – Agata Kristi
Të kesh ku të shkosh është shtëpi. Të kesh kë të duash është familje. Të kesh të dyja është bekim. – Donna Hedges
- Të jesh pjesë e një familjeje do të thotë jeni pjesë e diçkaje shumë të mrekullueshme. Do të thotë do të dashuroni dhe do të jeni i dashur gjatë gjithë jetës. – Lisa Weedn
- Shtëpia është ku të duan më së shumti dhe aktron më së keqi. – Marjorie Pay Hinckley
- Ndonjëherë familjet më të mira janë ato të cilat Zori i ndërton me pjesët e papritura të zemrave tona. – Melanie Shankle
- Shtëpi është vendi ku djemtë dhe vajzat mësojnë t’i kufizojnë dëshirat e tyre, duke iu nënshtruar rregullave, dhe ku konsiderojnë të drejtat dhe nevojat e të tjerëve. – Sidonie Gruenberg
- Familje do të thotë askush nuk lihet pas dhe nuk harrohet. – David Ogden Stiers
- I tëri që jam dhe shpresoj të jem, ia kam borxh engjëllit tim nënë. – Abraham Lincoln
- Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen. – Mother Theresa
- Nëse ju si prind prisni qoshe, fëmijët do të bëjnë njëjtë. Nëse gënjeni, ata gjithashtu. Nëse shpenzoni të gjitha paratë për vete dhe nuk ndani asnjë pjesë të sajë për bamirësi, kolegje, kisha, sinagoga dhe çështje civile, fëmijët tuaj s’do të japin gjithashtu. Dhe nëse prindërit kukurisin barsoleta mbi raca e gjini, edhe një gjeneratë do të kalojë në pozicionin të cilin kanë të rriturit e që nuk kishin fuqinë të e nxjerrin jashtë. – Marian Wright Edelman
- Gjithnjë puthi fëmijët për gjithë të mirë – madje edhe nëse janë duke fjetur. – H. Jackson Brown, Jr.
- Kalo ca kohë këtë fundjavë në përmirësimin e shtëpisë; përmirëso sjelljen tënde kundrejt familjes sate. – Bo Bennett
- Shumë njerëz mund të bëjnë pasuri, por shumë pakë mund të ndërtojnë familje. – S. Bryan
- Një gram nga gjaku është më me vlerë se një kilogram nga shoqëria. – Proverb spanjolle
- Dashuria e familjes dhe admirimi i shokëve janë shumë më të rëndësishme se shëndeti dhe privilegji. – Charles Kuralt
- Në kohën e testit, familja është më e mira. – proverbë birmaneze
- Familja është parajsë në botën e pazemër. – atribourar Christopher Lasch
- Askush më parë nuk ka kërkuar nga familja nukleare të jetojë vetë në një kuti siç po bëjmë ne. Pa të afërm, pa ndihmë, jemi futur në një situatë të pamundshme. – Margaret Mead
- Gjëja mbi katastrofa familjare është se asnjëherë nuk duhet pritur gjatë kur tjetra të e fusë të kaluarën në perspektivë. – Robert Brault
- Nëse nuk besoni në shpirtra, asnjëherë nuk kemi marrë pjesë në ribashkimin familjar. – Ashleigh Brilliant
- Gjaku është më i trash se uji dhe kur njeriu është në telashe më e mira është të kërkojnë krahët e hapur të një të afërmi. – Autor i panjohur (përkthyer nga anglishtja)
- Kur të afërmit janë në shtëpi, duhet të mendojmë mbi pikët e mira të tyre sepse do të jetë e pamundur t’i rezistojmë. – George Bernard Shaw
- Nuk ka shërim për përtacinë, por familja e madhe ndihmon. – Herbert Prochnov
Instinkti ynë bazë nuk është të mbijetuarit, por familja. Shumica nga ne do të jepnin jetën për një anëtarë të familjes, ndërsa ne udhëheqim jetën tonë të përditshme shpesh sikur të e kemi familjen dhuratë. – Paul Pearshall
- Përparësia e madhe e të jetuarit në një familje të madhe është mësimi i hershëm i jetës padrejtësia. – Nancy Mitford
- Jeta familjare është sikur pite e lagur pjeshke – nuk është e përkryer, por kush ankohet? – Robert Brault
- Nëse familja do të ishte frytë, do të ishte portokall, rreth me pjesë, të mbajtur së bashku, por të ndashëm – secili segment i dallueshëm. – Letty Cottin Pogrebin
- Familja është një tufë njerëzish të cilët vazhdojnë të të përziejnë me ndonjërin kur ishte si fëmij. – Robert Brault
- Përparësia e të jetuarit me vëllezër e motra është se bëhesh shumë i mirë në copëzim. – Robert Brault
- Nuk kam nevojë të e shoh pemën familjare, sepse e di se unë jam lëngu. – Fred Allen
- S’ka falënderim më të madh t’i japësh bashkimit familjarë se sa familjen dhe bashkimin. – Robert Brault
- Shko në shtëpi, gjeje një nuse, rrit fëmijë të trashë, jeto një jetë të mirë e të gjatë. – Scott Gemmill & Gil Grant
- Të gjitha familjet e lumtura janë të ngjashme ; secila familje e brengosur është e brengosur në mënyrën e vetë. – Leo Tolstoy
- Kur isha katërmbëdhjetë vjeçar, babai im ishte aq injorant sa që mezi duroja të e kem plakun rrotull. Por kur i bëra njëzet e një, u habita sa shumë kishte mësuar plaku për këto shtatë vite. – Mark Twain
- Nuk ka gjë që të bën më shumë të çmendesh se sa familja. Ose më të gëzuar. Ose më të irrituar. Ose më të…. sigurt. – Jim Butcher
- Udhëhiqe familjen sikur kur përgatit një peshk të vogël – shumë me kujdes. – proverb kineze
- Për ta kuptuar dashurinë e prindërve, duhet të rritësh fëmijë vetë. – proverb kineve
- Familja është shumë intime të mbrohet me shpirtin e drejtësisë. Mund të mbahet me shpirtin e dashurisë i cili tejkalon drejtësinë. – Reinhold Niebuhr
- Njeriu asnjëherë nuk duhet të shpërfillë familjen për biznes. – Walt Disney
- Forca e kombit rrjedh nga integriteti i shtëpisë. – Konfuçi
- Ke lindur në familjen tënde dhe familja jote ka lindur në ty. S’ka kthim. S’ka shkëmbim. – Elizabeth Berg
- Shtëpia është njerëz. Jo vend. Nëse ktheheni pasi që njerëzit kanë ikur, e gjitha çfarë do të shihni është ajo që nuk është tanimë aty. – Robin Hobb
- I dashur kushëri i ri, nëse ndonjë gjë kam mësuar nga përjetësia, është se nuk mund të heqë dorë nga familja, pavarësisht sa tunduese e bëjnë. – Rick Riordan
- Ma trego një familje lexuesish dhe do tua tregoj njerëzit të cilët e lëvizin botën. – Napoléon Bonaparte
- Fëmijët nuk janë fëmijët tuaj. Ata janë djemtë dhe vajzat e dëshirës së madhe të Jetës për vete. Ata erdhën përmes jush, por jo nga ju dhe megjithëse janë me ju ata nuk u përkasin juve. – Khalil Gibran
- Familja është bërthama e shoqërisë. – Will Durant
Familja mund të zhvillohet vetëm me grua të dashur si qendër të saj. – Karl Wilhelm Friedrich Schlegel
- Unë besoj se bota është një familje e madhe dhe ne duhet të ndihmojmë njëri tjetrin. – Jet Li
- Familja ime ishte udhëzuesi im drejt realitetit. – Haywood Nelson
- Babai luante me vëllanë tim dhe mua në kopsht. Nëna dilte jashtë dhe thoshte: “Po e prishni barin.” Babai thoshte: „Nuk po rrisim bari po rrisim djem.“ – Harmon Killebrew
- Familja është testi i lirisë; sepse familja është gjëja e vetme që njeriu i lirë e bënë për veten dhe nga vetë vetja. – Gilbert K. Chesterton
- Natyre e gruas është të jetë shtyllë e familjes. – Grace Kelly
- Fëmijët janë çelësat e parajsës. – Eric Hoffer
- Të pasurit përgjegjësi dhe brenga familjare vetëm të bën person më të kuptueshëm. – Sandra Day O’Connor
- Nëse braktisim martesën, braktisim familjen. – Michael Enzi
- Është shumë e çuditshme që shumica e njerëzve nuk e kanë dert që dituria e tyre mbi historinë e familjes shkon prapa vetëm tri gjenerata. – Douglas Coupland
- Do ta kisha parapëlqyer të mos kisha para, por të kisha familje dhe shokë përreth. – Li Na
- Çdo problem i madh ose i vogël, përbrenda familjes, gjithmonë fillon nga një komunikim i dobët. Dikush nuk po dëgjon. Emma Thompson
- Familja dhe Zoti – këto janë me rëndësi. Paratë, veturat, këto janë gjëra që vijnë e shkojnë.- Fabrice Muamba
- Baballarët nuk duhet parë as s’duhet dëgjuar. Kjo është baza e drejtë e jetës familjare. – Oscar Wilde
- Familja ime mbanë historinë e vetë për vete. – Amy Bloom
- Si fëmijë menyja në familjen time kishte dy zgjidhje: merre ose leje. – Buddy Hackett
- Nuk mund të kesh familje të lumtur nëse nuk ke martesë të lumtur. – Jeremy Sisto
- Pas lëndimit të familjes sime, tradhtia ndaj meje është gjëja më e keqe që ndokush mund të ma bëjë. – Robert Buckley
- Kam besim se askush… nuk do të më akuzojë për egoizëm nëse kërkoj të kaloj kohë, derisa akoma jam me shëndet mirë, me familjen time, shokët dhe gjithashtu me veten. – Nelson Mandela
- Nëse je nga një strukturë e fortë familjare, nuk është me rëndësi çka kalonë në jetë. Do të jesh në rregull. – Alyssa Milano
- Ëndrra nuk ishte të fusnim një familje të zezë në Shtëpinë e Bardhë, ëndrra ishte të bëjmë gjithçka të barabartë në shtëpinë e secilit. – Al Sharpton
Është me rëndësi të vendosim përparësi. Unë e di, për mua, familja vije e para. Kjo bën çdo vendimmarrje më të lehtë. – Jada Pinkett Smith
- Prindërit e mirë vuajtën për një familje nukleare që është ideale e e përkryer. E gjetën si një presion të rënd, mendoj. – Tim Burton
- Në Turqi, nuk je i lejuar të jesh i lënë vetë në spital. Motra medicinale mëson familjen si të bëhen gjërat, dhe ndokush është gjithmonë aty me pacientin. – Mehmet Oz
- Asnjëherë mos shkruaj ndonjë reklamë të cilën nuk dëshiron familja yte të e lexojë. Nuk do t’i tregoje gënjeshtra familjes sate. Mos ia trego ato familjes sime. – David Ogilvy
- Jeta familjare nuk është program kompjuterik i cili funksionon vetë; ka nevojë për input të vazhdueshëm nga secili. – Neil Kurshan
- Në të pajtuar rreth çmimit të cilin duhet paguar ju dhe familja juaj për të arritur sukses, mundësohet të injorohen dhembjet e vogla, kundërshton presionin dhe dështimet e përkohshme. – Vince Lombardi
- Fëmijëria ime ishte e sigurt dhe normale. Pa abuzime dhe pa trauma. Isha i rrethuar nga një familje e dashur e cila më mësoi rëndësinë e të punuarit fort dhe edukimit të kuptimshëm. – Ronnie James Dio
- Kur ndokush ka kancer, e gjithë familja dhe ata që e duan kanë gjithashtu. – Terri Clark
- Asnjë sasi përforcimesh ligjore nuk mund të zgjedhë problemet të cilat rrjedhin nga familja. – Edgar Hoover
- Vjehrra është qendra e familjes. – Les Dawson
- Qartë, ju do të jepnit jetën për fëmijët tuaj, ose do tu jepni atyre biskotën e fundit nga pjata. Por për mua, truku në jetë është të marrësh ndjenjën e zemërgjerësisë nga farefisi, të e aplikosh tek familja e gjerë dhe tek fqinjët, fshati e më gjerë. – Tom Stoppard
- Nëse dëshiron të keni jetë të mirë, duhet të përqendroheni tek familja juaj… – Adam Carolla
- Është pozita më ç’falënderuese e babait në familje – furnizues i secilit dhe armiku i secilit. – August Strindberg
- Nga mëngjesi i hershëm e deri në mbrëmjen e vonshme, është një jetë aq interesante dhe unë jam i shëndetshëm dhe i lirë dhe nuk është aq lehtë me familje. – Olav Thon
- Me të shkuar të familjes, shkon kombi dhe kështu shkon e gjithë bota në të cilën jetojmë. – Papa Xhon Pali II
- E diela e gjitha për mua është të jem me familjen pa plane. – John Lasseter
- Traditat familjare kundërshtojnë largimin dhe konfuzionin. Ato na ndihmojnë të definojmë kush jemi ne; ato ofrojnë diç të qëndrueshme, të besueshme dhe të sigurt në botën e habitur. – Susan Lieberman
- Vija e fundit: Nëse do familje të lumtur, i sill këto skelete nga ormani. – Bruce Feiler
- Lindja e fëmijës ndryshoi pikëpamjen time për gruan. Ajo tani ishte ushtari i përgjakur i forcave speciale që rrezikoi gjithçka për familjen tonë. – Mohsin Hamid
- Faleminderit Zotit që kam të gjitha këto vlera familjare përndryshe kush e di ku do të isha tani. – Patricia Velasquez
- Çdo fëmijë në grupin tim në shkollë vinte nga familje me një prind. – Christina Applegate
- Nuk e di kush ishte gjyshi im, por më shumë jam i brengosur kush do të jetë nipi i tij. – Abraham Lincoln
- Shtëpi nuk është nga je, është ku gjenë dritë kur është gjithandej terr. – Pierce Brown
Nënë është folje, Është diçka që bën. Jo vetëm kush je. – Cheryl Lacey Donovan
- Kur marrëdhëniet dështojnë zakonisht është sepse ndonjëri përzgjedh të mos paraqitet në betejë. – Shannon L. Alder
- Së bashku ndajmë një lidhje që as vdekja nuk mund të e prish. – Dee Remy
- Ndoshta familja ishin njerëzit të cilët erdhën të të kërkonin ty kur ishe i humbur. – Vikki Wakefield
- Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një vjehërr e befasuar. – Volter
- Secili e donë njëri tjetrin, por asnjëri në të vërtetë nuk e pëlqen njëri tjetrin. – Stephen Chbosky
- Një familje e pirdhur është një familje e pirdhur, janë përzier njeri-ujqit apo jo. – Carrie Vaughn
- Martesa nuk është rreth të fituarit – është rreth të zgjaturit. – Mark Gorman
- Botën që ke zbuluar nuk të do ashtu si të do familja. – Louis Zamperini
- Nënat dhe fëmijët janë kategori në vete. Nuk ka lidhje më të fortë në të gjithë botën. Nuk ka dashuri aq të përnjëhershme dhe falëse. – Gail Tsukiyama
- Bir, ka kohëra kur njeriu duhet të bëjë gjëra të cilat nuk i dëshiron, në mënyrë që të mbrojë familjen e tij. – Ralph Moody
- Të kaluarit kohë me ata që janë të dashur për ne është sikur të qenit në ëndërr, apo jo? – Sakura Tsukuba
- Nuk e do ti atë për ndonjë arsye. Ti e do atë sepse është babai yt. – Madeleine L’Engle
- Familja është shkolla e dhembshurisë sepse aty mësojmë të jetojmë me njerëzit tjerë. – Karen Armstrong
- Mënyra më e mirë të e ndjesh familjen është të jetosh në të. – Miguel el Portugués
Familja ekziston për shumë arsye, por funksioni më bazik është të tërhiqemi së bashku kur një anëtar vdes. – Stephen King