25 shtesat që e ngadalsojnë Firefox-in

Autor: Skender Mustafi

Programues të shumtë, fatmirësisht, kanë zhvilluar shtesa shumë praktike dhe interesante të cilat e bëjnë punën tonë me Firefox më të lehtë dhe njëkohësisht e bëjnë vetë shfletuesin shumë më interesant. Me gjithë tërë këtë mund për të programuar shtesa efektive, ato jo gjithmonë funksionojnë si duhet. Kjo nënkupton jo vetëm mos funksionimin e tyre, por edhe ndikimin e tyre në raport me shtesat tjera dhe në përputhshmëri me vetë shfletuesin.

Thuajse gjatë gjithë kohës, përdorues të ndryshëm, shpalosin probleme të ndryshme lidhur me Firefox-in dhe me shtesat e instaluara në të. Në shumë raste ata nuk janë në dijeni se çka po ndikon në ngadalësimin e shfletuesit të tyre. Më tej, pas instalimit të një sërë shtesash ata nuk mund të gjejnë se cila shtesë po ndikon gjithashtu në ngadalësimin e shfletuesit.

Firefox (2011) ka hapur një kategori posaçërisht për këtë problem. Në të janë radhitur shtesat të cilat kanë ndikim në ngadalësimin e punës me shfletuesin. Veç kësaj, në këtë listë është paraqitur edhe ndikimi në përqindje në ngadalësimin e shfletuesit nga shtesa të caktuara.

Më poshtë është paraqitur lista e 25 shtesave më me ndikim në ngadalsimin e shfletuesit, në krye të listës është shtesa shumë e njohur Firebug e programuar nga Xhoe Huit (Joe Hewitt).

Referencat

– Firefox (2011), Slow Performing Add-ons – Add-ons with Slowest Start-up, Firefox Performance https://addons.mozilla.org , Së fundi vizituar 11 Prill 2011.

Lista e 25 shtesave që më së shumti ngadalësojnë shfletuesin

ShtesaNgadalësimi
1Firebug74%
2FoxLingo – Translator / Dictionary73%
3FoxClocks46%
4FoxyTunes44%
5Video DownloadHelper35%
6FastestFox – Browse Faster32%
7Xmarks Sync30%
8SimilarWeb – Find the Best Sites on the Internet23%
9CoolPreviews21%
10Adblock Plus20%
11Yoono: Twitter Facebook LinkedIn YouTube GTalk AIM20%
12iMacros for Firefox19%
13RSS Ticker18%
14All-in-One Sidebar18%
15StumbleUpon17%
16Personas Plus17%
17Greasemonkey17%
18Feedly16%
19DownThemAll!16%
20HootBar (formerly TwitterBar)15%
21NoScript15%
22Download YouTube Videos + Flash Video Downloader / Download-Helper15%
23SkipScreen — Incredible Rapidshare and Megaupload download helper!14%
24ColorZilla14%
25Web Developer14%

Po këto i keni lexuar?