30+ thënie nga Steve Jobs

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi

  1. Steve JobsNganjëherë jeta u bie në kokë me tullë. Mos humbni besimin.
  2. Koha juaj është e kufizuar, kështu që mos e humbni duke jetuar jetën e tjetërkujt. Mos bini në kurth nga dogma – që është të jetuarit me rezultatet e të menduarit të njerëzve tjerë. Mos e leni që zhurma e mendimeve të të tjerëve të u tërheq nga zëri juaj i brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, të keni fuqi të pasoni zemrën dhe intuitën tuaj.
  3. Gjërat nuk duhet të ndryshojnë botën për të qenë të rëndësishme.
  4. 33 vitet e kaluara jam çdo mëngjes jam shikuar në pasqyrë dhe kam pyetur veten: ‘Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, e do ta bëja atë çfarë dua të e bëj sot? Dhe përgjigja asnjëherë nuk ka qenë ‘Jo’ për shumë ditë me radhë, e di se duhet të ndërroj diçka.
  5. Të qenit njeriu më i pasur i shekullit nuk është me rëndësi për mua. Duke shkuar në shtrat në mbrëmje duke thënë se kemi bërë diçka të mrekullueshme sot, kjo është me rëndësi për mua.
  6. Ndonjëherë kur zbulon, bën gabime. Më e mira është t’i pranosh ato shpejtë, dhe të vazhdosh me përmirësimin e zbulimeve tua të tjera.
  7. …Dhe kjo është siç duhet të jetë, sepse Vdekja është me shumë gjasa inovacioni i vetëm më i miri i Jetës. Është agjenda e ndryshimit të jetës. Pastron të vjetrën dhe bën vend për të rejën.
  8. Gjëja më e dashur në jetë nuk kushton aspak. Është e pastër që burimi më i çmuar që e kemi të gjithë është koha.
  9. Inovacioni bën dallimin mes udhëheqësit dhe pasuesit.
  10. Dizajni nuk është vetëm si duket dhe si ndjehet. Dizajn është se si funksionon.
  11. Nuk mund vetëm të i pyesësh konsumatorët çfarë duan dhe të tentosh të u japësh atë atyre. Përderisa t’i ndërton atë, ata do të duan diç tjetër.
  12. Dizajn është fjalë qesharake. Disa njerëz mendojnë se dizajn do të thotë si duket. Por sigurisht, nëse gjurmon më thellë, në të vërtetë është se si funksionon.
  13. Rri i uritur, rri teveqel.
  14. Një iPod, një telefon, një lidhje internetit për celularë… këto NUK janë tri mjete të ndryshme! Dhe ne e quajmë atë iPhone! Sot do të rizbulohet celulari. Dhe ja ku është.
  15. Më pyesin shpesh përse konsumatorët e Apple janë aq të besueshëm. Jo sepse i takojnë Kishës Mac! Kjo është qesharake.
  16. Nuk është besimi në teknologji. Besimi është tek njerëzit.
  17. I kemi bërë pullat në ekran të duken aq mire sa do të doje t’i lëpije.
  18. Përse t’i bashkëngjitësh armatës kur mund të jesh pirat?
  19. Artistët e mirë kopjojnë, artistët e mëdhenj vjedhin.
  20. Woz po jeton jetën e tij. Ai nuk ka qen tek Apple për rreth pesë vite. Por çfarë ka bërë do të mbetet në histori.
  21. Ne punësojmë njerëzit që duan të bëjnë gjënë më të mirë në botë.
  22. Ne jemi entuziastë në atë që bëjmë.
  23. Secili këtu ka ndjenjën se tani është njeri nga ato momentet kur ne jemi duke ndikuar të ardhmen.
  24. Pjesa e tregut të Apple është më e madhe se e BMW-së ose Mercedes-it ose Porshe-së në tregun e automjeteve. Çfarë ka të keqe të jesh BMW ose Mercedes?
  25. Jam optimist në ndjenjën që besoj se njerëzit janë fisnik dhe të ndershëm, dhe disa nga ata janë vërtetë të mençur. Unë kam pikëpamje shumë optimiste për individët.
  26. Vetë kompjuterët, dhe softuerët që do të zhvillohen, do të revolucionarizojnë mënyrën e tone të të mësuarit.
  27. Gjithmonë kam dashur të posedoj dhe kontrolloj teknologjinë primare në gjithçka që bëjmë.
  28. Synimi ynë është t’i bëjmë mjetet më të mira në botë, jo të jemi më të mëdhenjtë.
  29. Shumë kompani zgjodhën të zvogëlohen, dhe ndoshta ishte  e drejtë për ato. Ne zgjodhëm rrugë të tjetër. Besimi ishte  nëse do të vazhdonim të ofronim produkte të mira para konsumatorëve, ata do të vazhdonin të hapnin kuletat e tyre.
  30. Të përkujtuarit se do të vdes është mënyra më e mire të i shmangem kurthit së të menduarit se kam për të humbur diç. Tanimë jam i zhveshur. Nuk ka arsye të mos e pasoj zemrën.
  31. Dua të e fus një gjë në univers.
  32. Japonia është shumë interesante. Disa njerëz thonë që kopjon gjërat. Unë nuk mendoj më ashtu. Unë mendoj se ajo që ata bëjnë është rizbulimi i gjërave. Ata marrin diç që tanimë është zbuluar dhe studiojnë atë derisa e kuptojnë tërësisht atë. Në disa raste, ata e kuptojnë atë më mirë se zbuluesi origjinal.
  33. Të vjetrit ulen dhe pyesin, ‘Çka është kjo?’ por djaloshi pyet, ‘Çfarë mund të bëj me këtë?’.
  34. Më vije keq, është e vërtetë. Të pasurit fëmijë vërtetë ndryshon pikëpamjen tuaj mbi këto gjëra. Ne kemi lindur, jetojmë për një cast të shkurtë, dhe vdesim. Është duke dodhur për një kohë të gjatë. Teknologjia nuk është ndërruak këtë aq – madje fare.
  35. Dhe jo, ne nuk e dimë ku do të shpie. Ne vetëm e dime se ka diç më të madhe se të gjithë ne këtu.
  36. Nuk janë mjetet tek të cilat ke besim – ato janë vetëm mjete. Ato punojnë, ose nuk punojnë. Janë njerëzit tek të cilët ke besim ose jo. Po, sigurisht, dua të them jam akoma optimist, bëhem optimist ndonjëherë por jo për gjatë kohë.

Po këto i keni lexuar?