40+ bushizma

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Mu kujtua që ish presidenti amerikan Xhorxh W. Bush në kohën e tij ishte i njohur për “vrapim livadhesh” si në përpilimin e fjalive, në aspektin gramatikor, në gjuhën e tij ëmë, gjithashtu edhe në formulimin e ideve “përparimtare”. Në këtë artikull do tu përmbledh disa thënie nga ky president të përmbledhura nën titullin “Bushizma”. Vërtetë ideologji interesante me një emër që vështirë është të harrohet kur për bazë ka një kokë presidenti.

  1. “Ju them se ekziston një armik i cili dëshiron të e sulmojë Amerikën, amerikanët, përsëri. Ekziston. Ky është realiteti i botës. Dhe unë i dëshiroj të gjitha të mirat” – Uashington D.C. 12 Janar 2009
  2. “Mendoj se isha në Rose Garden kur lëshova këtë deklaratë brilante: Nëse do të kisha mur magjik — por presidenti nuk ka mur magjik. Nuk mund të thuash “gaz i ulët”. Uashington D.C. 15 Korrik 2008
  3. “E di që njerëzit dhe peshqit mund të bashkëjetojnë në paqe.” – në  Saginaw, Mich., 29 Shtator, 2000 (audio)
  4. “Ti punon tri në tri punë?… Unike amerikane, apo jo? Mendoj, është fantastike kjo që bën.” – i thotë një nëne të divorcuar në Omaha, Nebraska, 4 Shkurt, 2005
  5. “Dua të ndajë me ju një program interesant – për dy arsye, një, sepse është interesant, dhe dy, gruaja ime ka menduar për të, ose në të vërtetë ka qenë e përfshirë në të; ajo nuk ka menduar në të. Por ajo ka menduar në të për këtë fjalim.” – duke folur mbi një kompani që përmirëson qasjen në ujë të pastër në Afrikë, 21 Tetor, 2008
  6. “Ata më keqnënçmojnë mua” – Bentonville, Ark., 6 Nëntor, 2000
  7. “Rrallë shtrohet pyetja: A mëson fëmijët tonë?” – Florence, S.C., 11 Janar, 2000
  8. “Armiqtë tonë janë inovativ dhe përplot resurse, gjithashtu edhe ne. Ata asnjëherë nuk ndalojnë së menduari rreth mënyrave të reja për të dëmtuar shtetin dhe njerëzit tonë, gjithashtu edhe ne.” – Washington, D.C., 5 Gusht, 2004
  9. “Më mungon të jem i ledhatuar”  – Universiteti i Teksasit në Tyler, 19 Tetor 2010
  10. “Familjet është ku kombi ynë gjen shpresë, ku krahët marrin ëndërr.” – LaCrosse, Wis., 18 Tetor 2000
  11. “Unë e di sa rëndë është për ju të fusni ushqim në familjet tuaja.” – Greater Nashua, N.H., 27 Janar 2000
  12. “Dëgjoj se ka thashetheme në internete se do kemi draft.” -në debatin e dytë presidencial, St. Louis, 8 Tetor 2004
  13. “Shumë mjekë të mirë po mbeten jashtë biznesi. Shumë gjinekologë nuk janë në gjendje të praktikojnë dashurinë e tyre me gratë nëpër tërë vendin.” – Poplar Bluff, 6 Shtator 2004
  14. “Një nga pjesët më të rënda të vendimit tim që kam bërë gjatë krizës financiare ishte shfrytëzimi i parave të punëtorëve për të ndihmuar parandalimin e krizës.” – Uashington, D.C., 12 Janar 2009
  15. “Në termet ekonomike, shih, unë trashëgova rënie, po përfundoj në rënie.” – Uashington D.C., 12 Janar 2009
  16. “Pra e analizova dhe vendosa që nuk doja të isha president gjatë depresionit më të madh se Depresioni i Madh, ose gjatë fillimit të depresionit më të madh se Depresioni i Madh”. – Uashington D.C., 18 Dhjetor 2008
  17. “Njerëzit thonë, mirë, a dëgjon ndonjëherë zëra tjerë atëherë, sikur, disa njerëz? Sigurisht se po.” – Uashington D.C., 18 Dhjetor 2008
  18. “Kam braktisur principet e tregut të lirë për të shpëtuar sistemin e tregut të lirë.” – Uashington D.C., 16 Dhjetor 2008
  19. “E dini, unë jam president gjatë kësaj periudhe të kohës, por mendoj kur historia e kësaj periudhe do të shkruhet, njerëzit do të kuptojnë që shumë nga vendimet që u morën në Uall Strit u morën më shumë se një dekadë ose ngjashëm, para se të arrija në president, gjatë arritjes në president.” – gjatë një interviste lajmesh në ABC, 1 Dhjetor 2008
  20. “Kam qenë në Bibël çdo ditë që kur jam president.” – Uashington D.C., 12 Nëntor 2008
  21. “Dje, morët shënime në mungesën e talentit tim kur ishte fjala për vallëzimin. Por veçse, dua të dini se vallëzova me kënaqësi. Dhe s’ka fjalë Liberia ka kaluar nëpër kohë shumë të vështira.” – duke biseduar me presidentin e Liberisë, Uashington D.C., 22 Tetor 2008
  22. “Nuk jam rritur në oqean — në fakt — afër oqeanit — u rrita në shkretëtirë. Për atë, ishte kontrast i këndshëm të shihja oqeanin. Dhe veçanërisht e pëlqej kur peshkoj.” – Uashington D.C., 26 Shtator 2008
  23. “Së pari, nuk shoh se Amerika ka probleme” – gjatë një interviste me  Bob Kostas, 10 gusht 2008
  24. “S’ka fjalë mbi të. Uall Strit është dehur — kjo ishte njëra nga arsyet përse u kërkova t’i fiknit kamerat — është dehur dhe tani ka dhembje koke nga të pirët. Pyetja është se sa kohë do të duhet të kthjellet dhe të mos tentojë t’i bëj të gjitha këto instrumente financiare imagjinare.”  – Hjuston, Teksas, 18 Korrik 2008 (video)
  25. “Dhe ata nuk kanë mospërfillje për jetën e njeriut.” – duke folur mbi brutalitetin e luftëtarëve afganë, Uashington D.C., Korrik 2008
  26. “Amigo! Amigo!” – duke e thirrur kryeministrin italian Silvio Berluskoni në spanjisht gjatë samitit të G-8 në Rusutsu, Japoni, 10 Korrik 2008
  27. “E mbaj mend takimin me nënën e fëmijës i cili u rrëmbye nga koreanët veriorë mu këtu në Oval Office (zyra e presidentit amerikan)!” – Uashington D.C., 26 Qershor 2008
  28. “Gjithashtu s’jam shumë analitik. E dini, nuk harxhoj shumë kohë duke menduar rreth vetes, rreth asaj pse i bëj gjërat.” – 4 Korrik 2003
  29. Informimi po lëvizë — e dini, lajmet e natës janë njëra mënyrë, sigurisht, por gjithashtu po lëvizë përmes blogosferës dhe përmes interneteve.” – Uashington D.C. 2 Maj 2007
  30. “Kemi shumë para në Uashington. Çfarë na duhet është më shumë prioritete.” – Uashington D.C., 2 Korrik 2008
  31. “A duhet regjimi iranian – a kanë ata të drejtë soveren të kenë fuqi nukleare shoqërore? Pra, siç, kjo është çfarë do e pyesja veten. Dhe përgjigja është, po ata kanë.” – duke u folur gazetarëve në Uashington, D.C., 2 Korrik 2008
  32. “Kemi shumë lidhje me shtetet në fqinjësi” – Kranj, Slloveni, 10 Korrik 2008
  33. “Derisa të jem president matësi im i sukseseve është fitorja – dhe suksesi.” – Irak, 17 Prill 2008
  34. “Faleminderit, shenjtëria juaj. Fjalim i mrekullueshëm.” – drejtuar papës, Uashington, D.C., 15 Prill, 2008 (video)
  35. “Le të filloj duke thënë atë çfarë thash në vitin 2000 ‘Votoni për mua. Jam agjent i ndryshimeve.’ Në vitin 2004, thash, ‘Nuk jam i interesuar për ndryshime — dua të vazhdoj si president.’ Çdo kandidat duhet të thotë ‘ndryshime’. Kjo është çfarë amerikanët presin.” – Uashington, 5 Mars 2008
  36. “Dhe pra, gjeneral, ju faleminderit për shërbimin tuaj. E çmoj faktin se ju vërtetë rrëmbyet humbje nga judët të atyre që po tentojnë të na mundin në Irak.” – drejtuar gjeneralit ushtarak Ray Odierno, Uashington, D.C., 3 Mars 2008
  37. “Prit pakë. Çfarë the? Ju po parashihni 4$ një galon gaz? … Interesante. Nuk e kam dëgjuar këtë.” – Uashington, D.C., 28 Shkurt 2008
  38. “Çështja është tani se si të punojmë së bashku për të arritur synime të rëndësishme. Dhe një synim është demokracia në Gjermani.” – 5 Maj, 2006
  39. “E vetmja mënyrë si mund të fitojmë është të ikim para se të kryhet puna.” – Greeley, Colo.,  4 Nëntor , 2006 (video)
  40. “Synoj të jem komb konkurrues.” – San Jose, Kaliforni, 21 Prill, 2006
  41. “UoU! Brazili është i madh.” – pasi që presidenti i Brazilit, Lula da Silva, i hap hartën e Braziliz, Brazil, 6 Nëntor, 2005

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *