6 programe falas që ua bëjnë Windows-in dhe Office-in më praktik

1

Me gjithë funksionet që ofron Windows dhe Microsoft Office ekzistojnë mundësi për përmirësim dhe ide për t’i shtuar që kjo paketë të bëhet edhe më praktike. Ndodhë që shtesat të cilat mund të gjenden në internet shpesh kryejnë funksion të njëjtë ose të ngjashëm që ofrohet nga vetë Windows-i ose Office-i, megjithatë disa nga funksionet e kryejnë punën më mirë se ajo që Microsoft ofron. Për këtë shkak në këtë listë mund të gjeni shtesa të cilat vërtetë ua lehtësojnë punën.

1. Everything – është program i vogël i cili lehtëson gjetjen e dokumenteve në kompjuterin tuaj. Vërtetë, Windows 7 dhe Vista posedojnë kërkues të mirë të skedave, por ky program njëherë skanon kompjuterin dhe pastaj sa herë që kërkoni rezultatet i keni të menjëhershme.

2. Free File Viewer – është program që ua largon brengat e leximit të skedave. Për skeda të formatit DOC, DOCX, PDF, TXT, XLS, XLSX, JPG, PNG, GIF, PSD, FLV, MP4, MOV, MPG, FLAC, MP3, OGG, WMA etj. nuk keni nevojë të brengoseni të gjeni lexues të tjerë. Një lexues i vetëm u mundëson që të shfletoni të gjitha llojet e dokumenteve pa pasur nevojë të instaloni programe të ndryshme për lloje të ndryshme skedash.

3. ASAP Utilities – me versionin falas për përdorim privat dhe për studentë u mundëson veprim të lehtë me Microsoft Excel. Programi në të vërtetë është një shtojcë e cila paraqitet në Excel-in tuaj duke u ofruar qasje më të lehtë dhe më të shpejtë drejt funksioneve të ndryshme të këtij programi.

4. Visual Bee – nuk është thjeshtë shtesë që u ofron shabllone për PowerPoint, por është shtesë edhe më e sofistikuar e cila pasi që të keni hapur një dokument analizon tekstin dhe përmbajtjen tjetër dhe tenton të e përmirësojë.

5. Classical Office Menu – ky është program i qëlluar për ata të cilët nuk e pëlqejnë menynë e re të programeve të Office paketës 2007 e 2010. Programi në fjalë është falas për përdorim privat dhe për studentë dhe rikthen stilin e menysë së vjetër tek programet e paketës Office në versionet 2007 e 2010.

6. Office Tab – meqë tanimë jeni mësuar të përdorni faqe të brendshme (tab-s) tek shfletuesit e internetit këtë mundësi përmes këtij programi e keni edhe tek programet Word, Excel dhe PowerPoint të paketës Office.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak6 programe për të krijuar ueb faqen tuaj
Artikulli tjetërGomari dhe ujku
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

1 Koment

  1. […] këtë artikull. Artikuj lidhur me këtë temë: ☼ MS Word shtesa dhe shabllone ☼ AbiWord ☼ 6 programe falas që ua bëjnë Windows-in dhe Office-in më praktik ☼ Truqe për veprim të lehtë dhe të shpejtë në Word GD Star Ratingloading… […]

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *