Përgatiti, përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi
- Bëhu paqësorë, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin; por nëse ndokush vë dorë mbi ty, e dërgo tek varrezat.
- Nuk ka gjë më të mirë se mjerimi. Çdo humbje, çdo thyerje zemre, çdo humbje, përmban farën e vetë, mësimin e vetë në atë si të përmirësoni përmbushjen herën tjetër.
- Njeriu i cili nuk ngrihet për asgjë do të dështojë për çdo gjë.
- Jam për të vërtetën, pavarësisht kush e thotë atë. Jam për drejtësi, pavarësisht kush është për ose kundër.
- Askush nuk mund të u japë lirinë. Askush nuk mund të u japë barazinë ose drejtësinë ose çfarëdo qoftë. Nëse je burrë, e merr atë.
- Nëse nuk ke asnjë kritik nuk do të kesh asnjë sukses.
- Unë as nuk e quaj dhunë kur është në vetëmbrojtje; E quaj inteligjencë.
- Besoj në njerëzit dhe se të gjithë njerëzit duhet të respektohen si të tillë, pavarësisht ngjyrës.
- E ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot.
- Nuk je gati për të vdekur për të, largoje fjalën “liri” nga fjalori yt.
- Më tregoni një kapitalist, do ju tregoj një thithës
- Jo-dhuna është në rregull përderisa funksionon.
- Nuk mund ta ligjësosh vullnetin e mirë – ai vije përmes edukimit.
- Amerika është vendi i parë… që në të vërtetë mund të ketë revolucion pa gjak.
- Historia dëshmon që njeriu i bardhë është dreq.
- Kam bërë shumë gjëra si musliman për të cilat më vije keq tani.
- E gjitha që kisha kundër hebrenjve ishte se aq shumë hebrenj në të vërtetë ishin hipokritë në deklaratat e tyre të të qenit miq të njerëzve të zi amerikanë.
- Amerika a bardhë është në pakicë.
- Nëse fletëvotimet nuk funksionojnë, plumbat do të funksionojnë.
- Historia nuk është urrejtje.
- Edukimi është pasaporta ynë për të ardhmen, për atë e nesërmja u takon njerëzve të cilët përgatiten për atë sot.
- Nganjëherë duhesh kapur pushkën për të lëshuar pushkën.
- Njerëzit nuk e kuptojnë si e tërë jeta e njeriut mund të ndryshohet nga vetëm një libër.
- Nuk mund të e ndash paqen prej lirisë meqë askush nuk mund të jetojë në paqe përveç nëse e ka lirinë.
- Islami i vërtetë më mësoi se nevojiten të gjithë përbërësit ose karakteristikat religjioze, politike, ekonomike, psikologjike e racore për të bërë Familjen Njerëzore dhe Shoqërinë Njerëzore të plotë.
- Fuqia asnjëherë nuk merr një hap prapa përveç përballë fuqisë.
- E vërteta është një anë e të shtypurve
- Të ngecurit nuk është dështim.
- Nuk ka asgjë në librin tonë, Kur’anin, që na mëson të vuajmë në paqë. Religjioni ynë na mëson të jemi inteligjentë. – “Porosi për Grass Roots,” fjalim, Nëntor 1963, Detroit (publikuar tek Fjalimet e Malcolm X, ch. 1, 1965).
- Amerika në tërësinë e vetë është izoluese dhe raciste. Është më e mbuluar në veri, por është njëjtë.
- Jam i bekuar të vizitoja Qytetin e Shenjtë të Mekës.
- Kur të jetuarit në geto duket normal, s’ke turp, s’ke privatësi.
- Nuk ke revolucion paqësorë. Nuk ke revolucion ktheje-faqen. Nuk ekziston gjë të tillë si revolucioni i padhunshëm.
- Nuk mund t’i urresh rrënjët e një peme dhe të mos e urresh pemën. Nuk mund të e urresh Afrikën e të mos e urresh veten.
- Nëse ke qen, unë duhet pasur qen. Nëse ke pushkë, unë duhet pasur pushkë. Nëse ke klub, unë duhet pasur klub. Kjo është barazi.
- Amerika predikon integrim dhe praktikon izolim.
- Koha është më me rëndësi për mua se largësia.
- Bëje punën tënde më të mirë.
- Nuk je aq i verbër me patriotizëm saqë nuk mund të përballesh me realitetin. Gabim është gabim, pavarësisht kush e bën ose e thotë.
- Ne të gjithë duam pulë.
- Vetëm gabimet ishin të miat.
- Integrimi nuk do ta kthejë njeriun nga varri.
- Jo, ne nuk jemi kundër të bardhëve. Por nuk kemi kohë për njerëzit e bardhë. I bardhi është tanimë në majë, njeriu i bardh është tanimë shefi… Ai ka qytetari të klasës së parë. Kështu që jeni duke humbur kohën duke folur me njeriun e bardhë. Ne jemi duke punuar në njerëzit tonë.
- Kam më shumë respekt për njeriun i cili më le të di ku qëndron, edhe nëse është gabim. Se për atë i cili vije si një engjëll dhe nuk është asgjë veçse djall.
- Qenia më e fortë e medieve. Ato kanë fuqinë të bëjnë të pafajshmin të fajshëm dhe të bëjnë të fajshmin të pafajshëm, dhe kjo është fuqi. Sepse ato kontrollojnë mendjet e masave.
- Revolucioni i zezakëve (negro) kontrollohet nga të liberalët e bardhë dhelparak, nga vetë qeveria. Por Revolucioni i të Zinjve kontrollohet vetëm nga Zoti. – Fjalim, 1 Dhjetor, 1963, New York City
- Besoj në religjionin i cili beson në liri. Çdo herë që duhet të pranoj një religjion i cili nuk më le të luftoj betejë për popullin tim, them në ferrë me atë religjion.
- Jam për dhunë nëse jo-dhuna do të thotë ne vazhdojmë të shtyjmë zgjedhjen e problemit të ë zinjve amerikanë sa për të shmangur dhunën.
- Pa edukim, nuk je duke shkuar askund në këtë botë.
- Nuk duhet të jesh burrë për të luftuar për liri. E gjitha që duhet të bësh është të jesh qenie e mençur njerëzore.
- Besoj në vëllazërinë e njerëzve, të gjithë burrave, por nuk besoj në vëllazërinë me cilindo i cili nuk do vëllazëri me mua. Besoj në trajtimin e njerëzve drejtë, por nuk do të humbi kohën duke u munduar të trajtoj ndokënd drejtë i cili nuk di si të kthejë trajtimin. – fjalim, 12 Dhjeto, 1964, New Yourk City
- Pavarësisht bindjeve të mia të forta, gjithmonë kam qenë njeri i cili tenton të përballet me faktet dhe të pranojë realitetin e jetës si një përvojë të re dhe shpalosje të diturisë. Gjithmonë kam ruajtur një mendje të hapur, fleksibilitet i cili duhet të shkojë dorë më dorë me çdo formë të kërkimit inteligjent të së vërtetës.
- I ki zili të verbrit dhe e bënë të pamundur që ata të mendojnë qartë.
- Historia është kujtesë e njerëzve dhe pa kujtesë, njeriu është i ulur në pozitën e kafshëve më të ulëta.
- Izolimi është ajo e cila është detyruar mbi të dobëtin nga i forti. Ndarja behet vullnetarisht nga dy të barabartë.
- Të kesh qenë një herë kriminel nuk është turp. Të mbetesh kriminel është turpi.
- Askush nuk duhet mësuar të ziun amerikan të e kthej faqen tjetër, përveç nëse ndonjëri mëson të bardhin amerikan të kthejë faqen tjetër.
- Islami i vërtetë më ka mësuar mua se akuzimi i përgjithshëm i të gjithë njerëzve të bardhë është gabim sikur që është gabim akuzimi i përgjithshëm kundër të zinjve.
- Njeriu i bardhë, në shtypin e tij, do të më identifikojë me ‘urrejtje’.
- Për mua, ‘X’ im ka zëvendësuar mbiemrin ‚Little‘ të zotëriut të bardhë të robërve, mbiemër të cilin ndonjë sy kaltër i quajtur Little i ka imponuar paraardhësve të mi.
- Unë dua t’i largoj zezakët (negro) jashtë getos dhe t’i vendoj ata në fqinjësi të mirë në shtëpia të mira.
- Nëse e kthen faqen tjetër, mund të jesh i robëruar për 1000 vite.
- Nuk ka më shumë izolim në Afrikën e Jugut më shumë se në Shtetet e Bashkuara.
- Nuk do të organizojmë asnjë zezak të jetë demokrat ose republikan sepse që të dyja na kanë shitur. Që të dyja na kanë shitur; të dyja partitë na kanë shitur. Të dyja partitë janë raciste, dhe Partia Demokratike është më raciste se Partia Republikane.
- Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia, fuqia e vërtetë, vije nga bindja jonë e cila prodhon veprime, veprime të pa kompromis.