A është reklama me të meta vërtetë e gabuar?

0

Autor: Skender Mustafi

Reklama, si instrument i marketingut është një nga elementet më me ndikim që tërheq konsumatorët në blerjen e produkteve dhe shërbimeve si në shitoret tradicionale gjithashtu edhe në ato elektronike. Realizimet e reklamave  nga kompanitë e njohura botërore bëhen duke u bazuar në vetë dëshirat e konsumatorëve. Nevojat e tyre studiohen mirë, dëshira e tyre për të konsumuar diçka emocionalisht studiohet gjithashtu, por më i rëndësishëm për kompanitë është studimi i reagimeve pas “konsumimit” të reklamave. Ky reagim është elementi kryesor i cili e përcjell konsumatorin gjatë gjithë kohës.

Mesazhi në foto: Policët fshihen këtu.

Tendenca gjithnjë e më e madhe e kompanive të cilat mund të lejojnë buxhet të mirëfilltë për reklamë është krijimi i asociacioneve të cilat do të bëjnë që konsumatorët të ndjejnë ndikimin e reklamave për një kohë mundësisht sa më të gjatë.

Ajo që mund të vërehet në ditët e sodit është se shumë kompani ndajnë buxhet sa për të shpalosur reklamat e tyre nëpër media të ndryshme ose përmes stendave të afishimit e fletushkave të shpërndara drejtpërdrejtë në shtëpitë e konsumatorëve.

Atëherë si të dallohet një kompani nga të tjerat? Si të shkëlqeje një reklamë e një kompanie aq shumë sa të lë prapa të tjerat, të ndikojë tek konsumatorët dhe të mbetet një kohë të gjatë në kokat e tyre. Në të vërtetë thelbi i reklamës është tërheqja e vëmendjes së konsumatorit, bërja e tij të njohur me produktin, shërbimin dhe me kompaninë. Kështu që reklamat “me të meta”, “të dizajnuara me të meta”, “me mesazhe të gabuara” ose ato provokuese janë të bëra qëllimisht si të tilla vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit.

Për të përfunduar, reklamat që nuk janë të logjikshme, sipas neve të dizajnuara keq, që duket se nuk përçojnë mesazhin e duhur, nëse përfolen nga njerëzit atëherë nuk janë të gabuara meqë kanë tërhequr vëmendjen e konsumatorit dhe do të mbeten në kokat e tyre për një kohë të bukur të gjatë.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakCcleaner
Artikulli tjetërNina-nin, t’përkund nana
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *