Amortizimi dhe përllogaritja e tij

Amortizimi paraqet procesin e zhvlerësimit gradual të një mjeti të caktuar. Në këtë pikëpamje, amortizimi nuk nënkupton zhvlerësimin e një mjeti drejt shkatërrimit fizik, por shpërndarjen e vlerës së tij në kostot e caktuara për një periudhë të paradefinuar kontabël.

Njihen dy lloje kryesore të amortizimit tek mjetet:

Amortizimi në bazë të një forme të paracaktuar përllogaritëse – nënkupton faktin se për mjetin e caktuar kompania përcakton një (ose disa) formë përllogaritëse përmes së cilës amortizon një mjet të caktuar.

Amortizimi moral – përkundër faktit që mjeti i caktuar nuk ka arritur vlerën kontabël zero, ndikimi i zhvillimeve të jashtme bën që kompania të amortizojë atë mjetë moralisht duke zëvendësuar me një tjetër të përshtatshëm për të konkurruar në treg.

Metodat e amortizimit

Një metodë e caktuar amortizimi mund të jetë e aplikueshme në më shumë se një lloj mjeti, megjithatë kjo nuk nënkupton se të gjitha metodat e amortizimit janë të aplikueshme tek të gjitha llojet e mjeteve.

Ekzistojnë metoda të ndryshme të amortizimit si:
Amortizimi i plotë
–  nënkupton zhvlerësimin e plotë të mjetit në një periudhë të caktuar kontabël duke zvogëluar vlerë në zero.

Amortizimi i pjesshëm – nënkupton zhvlerësimin e pjesshëm të mjetit për periudhën e caktuar kontabël, që nënkupton se vlera e mbetur përllogaritet në periudhën pasuese kontabël.
Shqarimi i interesit– nënkupton zhvlerësimin e mjetit në  vlerë të interesit dhe jo edhe në vlerën e plotë të mjetit.

Amortizimi negativ –  nënkupton zhvlerësimin e mjetit në një vlerë më të vogël se sa vlera e interesit që nënkupton se vlera e mbetur e interesit së bashku me vlerën e mjetit kalon në periudhën pasuese kontabël.

Metodat e përllogaritjes së amortizimit

a) Metoda lineare – përllogaritja e amortizimit për këtë metodë është e thjeshtë: (vlera fillestare e mjetit – vlera e mbetur) / periudha e tij e amortizimit. Shembull : Nëse kompania blen një kompjuter në vlerë prej 3 000 € duke vlerësuar një periudhë amortizimi prej 5 vitesh dhe duke vlerësuar shitjen e tij pas kësaj periudhe për 500€ atëherë llogaria bëhet : (3 000-500)/5 = 500€. Pra vlera vjetore e amortizimit është 500€. Duhet pasur parasysh se vlera e mjetit pas periudhës së amortizimit mund të jetë e barabartë me zero.

c) Metoda sipas njësisë së produktit– nënkupton fillimisht vlerësimin e shfrytëzimit të mjetit. Shembull i tillë mund të jetë makina për prodhim bazuar në numrin e prodhuar të produkteve. Le të marrim një shembull me një makinë transporti. Kompania blen një makinë transporti në vlerë prej 54 000€. Vlerësohet që makina të amortizohet pasi që të ketë kaluar 320 000 kilometra. Pas kësaj periudhe amortizimi makina vlerësohet të shitet në vlerë prej 5 500€. Për një vit vlerësohet makina të kalojë 40 000 km. Pra fillimisht përcaktohet vlera e plotë e amortizimit pa mbetje që është 54 000 – 5 500€ =48 500€. Pastaj vlera e mjetit për kilometër 48 500/320 000 = 0.1515625  e cila shumëzohet me kilometrat e vlerësuara për një vit, pra 0.1515625 * 40 000 = 6062.5€.

b) Metoda e vlerës zbritëse – nënkupton përcaktimin e një vlere në përqindje për amortizimin e mjetit në një periudhë të caktuar kontabël. Për shembull kompania ka blerë një shtypës në vlerë prej 800 € dhe vlerëson se vlera e tij zbret për 28% për çdo vit. Mjeti pritet të amortizohet pas 7 vitesh dhe në vlerën e mbetur të tij të shitet. Nëse përllogarisim shohim se në vitin e shtatë mjetit i mbetet vlerë 80€.

Shkarko shembujt e përllogaritur në Excel. P.S. Realizimi i përllogaritjeve është bërë përmes formulave në MS Excel kështu që mund të shfrytëzohen edhe për shembuj tjerë.

Po këto i keni lexuar?