Ankandi në internet

Autor: Skender Mustafi

Ankandi në internet, ankandi online ose ankandi elektronik, sido që ta emërtojmë,  është hapësira në internet e cila ofron kushte që kërkuesit të mund të garojnë për fitimin e produktit ose/dhe shërbimit të caktuar. Nga pikëpamja e marketingut, ankandi, është instrument i çmimit ku ofruesi përmes mjeteve të ndryshme elektronike tenton të arrijë çmimin më të lartë të produktit të ofruar.

ankand

Për dallim nga ankandi tradicional ku prezenca e produktit është e domosdoshme, tek ankandi elektronik ofruesi ofron vetëm informacione mbi produktin qofshin ato përmes një përshkrimi të produktit, qofshin fotografi ose madje edhe video materiale. Edhe koha si element kryesor i ankandit dallon tek ankandi elektronik meqë për dallim të mos ekzistimit të një “heshtjeje kohore” tek ankandi tradicional, tek ankandi elektronik periudha e garimit, për të fituar produktin përmes ofertës më të mirë,  është e paradefinuar dhe nuk mbyllet më herët ose më vonë duke bërë kështu të mundur që kërkuesit të mund të përzgjedhin vetë kohën e shpalljes së ofertës së tyre. Një element tjetër i rëndësishëm është që në hapësirën e ankandit elektronik mund të garojnë më shumë se një ofrues me më shumë se një produkt, më shumë se një kërkues për më shumë se një produkt edhe atë njëkohësisht.

Ankande të njohura në internet dhe tregjet e tyre:

  • Taobao – Kinë, Taivan, Vietnam
  • eBay –  internacional
  • Zoll-Auktion – Evropë
  • Allegro – Poloni, Rusi, Çeki, Hungari dhe Ukrainë
  • Ricardo – Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Litenshtain, Greqi
  • MercadoLibre – Argjentinë, Brazil, Kili, Kolumbi, Kosta Rikë, Republikë Dominikane, Meksikë, Ekuador, Peru, Panama, Portugali dhe Venezuelë.
  • Pazar3 – Maqedoni
  • etj

Po këto i keni lexuar?