Ankthi i zgjimit tim

0

Autor: Besnik Mustafi

Shpesh më përshkojnë djersët dhe ethet e ftohta.
Kur më pas në trup më ndizen edhe flakët e ngrohta.
Në gjumë jam por ankth nuk kam..!
Më thoshin se ankthi njeriun e kap në gjumë.
Kur ai nuk mundet të ik prej krevatit të gjumit e të mundimit, nga vaji dhe djersët e trishtimit!
Befas vjen afër ndokush dhe më zgjon nga mundimi.
E them me vetveten: Oh ankth i trupit tim të përgjumur?
Më mundon por jo edhe aq shumë sa ti e vlerëson të rrezikshëm veten, sepse trishtimi brenda teje mund të zgjat pak çastesh, kur un dhe të tjerët nga ti mundemi në mes vete të ndahemi lehtë, nga një lëkundje e dorës tjetër që më shtrëngon dhe me zë të lart bërtet e më thotë “në gjumë je, zgjohu”!!
Zgjohu o trupi im sepse është kalues ky trishtimi yt.
E gjithë ankthi gjumit në trupin tim pas hapjes së syve qetësohet… dhe në krah të djathtë bie prapë, për të vazhduar gjumin tjetër, në natën e mbuluar përplot errësirë, nga ëndrrat e këqija të mbushura me trishtim.
Jo rastësisht më thonë nata besë nuk ka!
Gjërat e këqija zbulohen me terrin që ajo errësirën mbanë.
Por un sot po them JO , jo sepse ankthi i zgjimit tim në mes të dritës me ditë është më i rënd se ai i natës së errët e i mbuluar me terr të zi, e në gjumë i mbyllur nga sytë dhe nga dera e shtëpisë.

O Zot më dhemb ankthi i zgjimit tim.
Që me sy të hapur nuk arrij të zgjoj veten nga ankthet e trishtimit dhe zhgënjimit të jetës që nuk mundem dot në kontroll ta mbaj, nga epshet shtazarake dhe kërkesat e njeriut që e tërheqin si magnet pas vetes për ta thelluar sa më shumë në dëshirat e pa arritura të shpirtit dhe trupit që merr pjesë në këtë dynja…

Ankth që me sy e shikoj, me dorë e prek me mendje e mendoj dhe me tërë qenien time e përjetoj… sa i rënd është mendimi për ta realizuar zgjimin e zgjimit nga zgjimi i anktheve të trishtimit, sepse ankthi që të merr në gjumë lehtë prishet dhe zgjohet njeriu, por si të zgjohemi nga ankthi i zgjimit?!

U përkujtoj miqve të mi dhe vetës time një nga shumë thënie profetike, të profetit Muhamedit (paqja qoftë mbi të) dhe njeriut më të dashur gjatë gjithë kohërave të njerëzimit që ishin dhe do të jenë në rruzullin tokësorë, i cili ka thënë: “Njerëzit janë në gjumë, kur të vdesin do të zgjohen” e kur do të Ringjallen do të japin llogari para Krijuesit që të jetojnë më, pafundësisht në realitet… dhe pa dyshim, nuk na mbetet neve tjetër për ta kuptuar më mirë se kurrë ankthin e zgjimit të vërtetë i cili do të ndodh një ditë sigurisht, kur njerëzit do të donin ta kthenin kohën mbrapsht dhe të zgjoheshin nga ankthet e jetës dëfryese që na e ka ngushtuar aq shumë shpirtrat me mos kënaqësi dhe padrejtësi të pa fundme të kohës ku edhe ne po jetojmë…

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *