Aplikimi i diturisë

0

Autor: Skender Mustafi

Në sferën e projektimit të diturisë, aplikimi i diturisë mund të bëhet në disa mënyra. Për të sqaruar llojet e diturive do të marrim një shembull praktik: Kompani për dhënien e veturave me qira.

* Marrja e vendimeve
Në proceset e ndryshme të kompanisë në të cilën veproni nevoja për marrjen e vendimeve është shumë e madhe si në menaxhimin e blerjeve, proceseve të prodhimit ashtu edhe të shitjeve. Një nga dituritë është marrja e vendimit për të shfrytëzuar një mundësi nga të gjitha mundësitë e ofruara.
Shembull: Nëse një veturë është amortizuar dhe duhet marrë vendimi për blerjen e një veture të re për të zëvendësuar atë atëherë duhet merret vendimi nëse vetura e re do të jetë Mercedes, Renault, Fiat, Ford etj.

  • Diagnostikimi/Zgjedhja e problemeve
    Proceset nuk kanë të bëjnë vetëm me elemente të cilat mund të zëvendësohen nga elemente të tjera, por edhe me probleme të cilat mund të përmirësohen, por që të realizohet ky veprim “problemet” duhet që të diagnostikohen dhe pastaj të merren parasysh zgjedhjet e mundshme dhe të merret vendimi për të aplikuar një nga zgjedhjet.
    Shebmull: Nëse vetura është jashtë përdorimi për shkaqe defekti atëherë duhet diagnostikuari problemi dhe duhet zgjidhur ai.

  • Konfigurimi
    Jo të gjitha proceset në një kompani të vetme janë të njëjta. Të gjitha proceset duhet të konfigurohen varësisht nga funksioni dhe rezultatet që ai proces duhet të arrij.
    Shembull: Mercedes prodhon vetëm 2 vetura plotësisht të njëjta nga 30 000 të prodhuara në vit. Të gjitha veturat kanë elemente të ndryshme, pra janë të konfiguruara ndryshe nga njëra tjetra.

  • Planifikimi
    Proceset duhet planifikuar, gjithashtu duhet planifikuar edhe rrjedha e tyre në mënyrë që ato të veprojnë së bashku duke formuar një sistem të përgjithshëm të kompanisë për të arritur synimet e kompanisë ose të ndonjë reparti të caktuar.
    Shembull: Paraqitja e orareve të cilat veturat duhet respektuar për të plotësuar të gjitha marrëveshjet.

  • Rikthimi i informatave
    Gjatë koordinimit të veprimeve mes proceseve është e patjetër që të mblidhen informacione të cilat gjenden në bazën e të dhënave me informacione të reja kështu që shpesh herë është i nevojshëm rikthimi tek informacionet tanimë të  arkivuara.
    Shembull: Gjej të gjitha dokumentet me rregulloret për licencat e shoferëve ndërkombëtarë.

Përfundim
Dituritë e mësipërme janë bazë në rregullimin e proceseve dhe veprimeve tjera në ndërmarrje. Ato ndikojnë drejtë për drejtë në krijimin e rregullave mbi të cilat bazohen proceset në ndërmarrje dhe proceset të cilat e lidhin ndërmarrjen me ambientin e jashtëm.
Të gjitha këto llojet e diturisë mund të aplikohen në sistemet informative të biznesit në formulimin e rregullave. Meqë sistemet informative bazohen vetëm në dituri formale, llojet e mësipërme të diturive të formalizuara ndihmojnë drejtpërdrejtë në përpilimin e këtyre rregullave.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakmesnata me hënën
Artikulli tjetërNina-nin, po t’përkund nana
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *