Arti Islam: Teatri

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi

Sa i përket artit interpretues format më të përhapura të teatrit gjatë Viteve të Arta Islame ishte teatri i kukullave (që përfshinte kukulla dore, lojëra hijesh, marionete etj) dhe dramat e njohura si ta’ziya, ku aktorët shfaqnin seri me përmbajtje të historisë së myslimanëve. Shfaqjet laike të njohura si akhraja, ishin më pak të popullarizuara se sa shfaqjet me kukulla dhe ato ta’zieh.[50]

Teatri turk i kukullave, Karagoz, ka ndikuar dukshëm në rajonin për rreth. Mendohet që ky aktrim të ketë ardhur nga Kina përmes Indisë. Më vonë këtë lloj aktrimi e morën mongolët nga kinezët dhe e përkthyen në turqisht.

Disa dijetarë pohojnë se Teatri i Hijeve erdhi në Anadoll në shekullin e XVI nga Egjipti. Përkrahësit e kësaj teorie pohojnë se kur Sulltan Selimi pushtoi Egjiptin në vitin 1517 ai prezantoi në një shfaqje të tillë teatrale të realizuar për nder të tij. Ai ishte aq i impresionuar sa që solli këtë lloj aktrimi në Stamboll ku djali i tij, më vonë Sulltani i Mrekulluari, kishte interes të madh në shfaqjet.[51]

Në vendet tjera stili i aktrimit me hije dhe kukulla i njohur si khayal al-zill – një term metaforik ndërkombëtarë kuptimi i të cilit përkthehet si ‘hijet e imagjinatës’ ose ‘hijet e fantazisë’. Kjo është shfaqje teatrale hijesh e përcjellur me muzikë ku si instrumente përfshihen daullet, defet pa fletat e metalit dhe flautet si dhe efektet speciale si tymi, zjarri, bubullimat, kërcitjet, zhurmat si dhe çfarëdo efekti tjetër që do të bënte audiencën të qeshte ose të dridhej.[52]

Në Iran teatri i kukullave ekzistonte më herët se në vitin 1000 e që fillimisht vetëm kukullat doreza dhe me fije ishin të popullarizuara.[53] Llojet tjera të stileve të aktrimit me kukulla u bënë të njohura në kohën e Kajarit.[54][55]

Referencat
50. Moreh, Shmuel (1986), “Live Theater in Medieval Islam”, in David Ayalon, Moshe Sharon, Studies in Islamic History and Civilization:, Brill Publishers, f. 565-601, ISBN 965264014X
51. Tradition Folk The Site by Hayali Mustafa Mutlu
52. Article Saudi Aramco World 1999/John Feeney
53. The History of Theater in Iran: Willem Floor: ISBN 0-934211-29-9: Mage 2005
54. Mehr News Agency 7.7.07 Mehrnews.com
55. Iran Daily 1.3.06 Iran-daily.com

Po këto i keni lexuar?