Prania e myslimanëve në Ballkan dhe në tokat iliro-shqiptare daton që nga koha e mbretit bizantin, Teofilit (sundoi më 829-842), kur të ashtuquajturit, turqit vardarianë, të fesë islame, i vendosi në luginën e lumit Vardar, për qëllime politike, strategjike. Turqit vardarianë i kemi të pranishëm deri në kohën e mbretërisë hungareze në shekujt XI e XII dhe në ushtrinë e Car Dushanit në shekullin XIII.[78]
Arti Islam në trojet shqiptare është zhvilluar në kohën e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Perandoria Osmane ka qenë fryma e inicimit të zhvillimit të kulturës dhe artit Islam në këto troje. Qëndrimi i saj shekullorë në këto troje dhe rëndësia e vlerave të krijuara gjatë kësaj periudhe mund të vlerësohen përms gjurmëve të mbetura.
Edhe përkundër trashëgimisë së pa shmangshme kulturore e artistike të zhvilluar gjatë kësaj kohe nga shqiptarët, studiuesve letrarë kanë hezituar që të bëjnë studimin e këtyre veprave, ata i kanë marrë me nënçmim vlerat artistike shqiptaro-islame[79].
Studiuesi shqiptar Hasan Kaleshi thekson:
“Mund të thuhet se shqiptarët janë të vetmit që nuk i kanë kushtuar kurrfarë rëndësie këtij aspekti…, edhe pse roli i shqiptarëve është më i madh se i shumë popujve ballkanikë, me dallim që ata i kanë studiuar shkrimtarët e tyre, e ndër ne kjo punë merret me nënçmim, të mos themi me përbuzje… Le që boshnjakët janë shumë përpara në studime, por madje edhe serbët edhe sllavo-maqedonasit.”
Përkundër mos guximit të studiuesve shqiptarë që të hulumtojnë ndikimin Islam në zhvillimet kulturor, sociale e artistike në jetën e shqiptarëve vetë gjeneratat e dala të edukuara në qendrat Islame dhe ndryshimet në strukturat fisnore para dhe pas Islame dëshmojnë për një ndikim të rëndësishëm dhe në masë të madhe.
Në anën tjetër zhvillimi i arkitekturës së mrekullueshme si dhe ruajtja e tyre gjatë kohërave dëshmon për një lidhshmëri më të dashur se sa të dhunshme, siç pretendohet, mes shqiptarëve dhe Islamit. Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare theks të veçant iu kushtua arkitekturë. Kështu u ndërtuan ura, xhami e shtëpi me stil të veçantë arkitektural e artistik.
Thuajse në tërë hapësirën e trojeve shqiptare ka monumente fetare që meritojnë theks të veçantë për nga vlera dhe rëndësia e tyre gjatë kohësh.
Ndër monumentet Islame tërheqëse për artdashësit shqiptarë dhe të huaj në trojet shqiptare veçohen: Xhamia e Et’hem beut në Tiranë, Xhamia e Larme në Tetovë, Xhamia e Madhe në Prishtinë, Ura e Gurit, Sahat Kulla, Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, Xhamia e Sinan Pashës në Prizren etj.
Referencat
77.Nexhat Ibrahimi, Islami dhe myslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar, shekujt IX-XIV, Shkup, 2003, fq. 79-85.
78. Gazmend Shpuza, shkencëtar bashkëkohës, Iiu.edu.my
Literaturë shtesë
Libra dhe Gazeta
1. “Kaligrafia Islame dhe komunikimi i saj me kulturën materiale shqiptare”, Ramiz ZEKAJ, PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore, Viti IX 2004 Nr. 1 (32) fq. 121-133, Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë
Materiale shtesë në faqe interneti
– shqip
http://www.dielli.net/lexo.php?id=13 – shqip
– shqip
http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=537 – shqip
Përkthyer për projektin Wikipedia në gjuhën shqipe.
Përktheu: Skender Mustafi