Besimi në shkencë

Skender Mustafi

Shkruan: Skender Mustafi

Edhe zhvillimi vargor shkencor bazohet në besim. Po të mos ishte kështu, zhvillimet e tanishme teknologjike jo që do të kishin këtë shpejtësi që kanë sot, por madje nuk do të mund të shihnin asnjëherë dritën në shumë pika. Kjo është thjeshtë për shkak të nevojës, në gjendje mos besimi, për të vërtetuar çdo të arritur nga shkencëtarët paraprirës.

Në këtë pikë nuk mjafton pohimi “por është vërtetuar në aspekt shkencor” sepse është i ngritur mbi besim, por vetëm pohimi “kam vërtetuar argumentimin shkencor”. Sipas kësaj çdo punë shkencore duhet filluar dhe rrjedhë duke iu rikthyer, përmes vërtetimit me argumente shkencore, çdo të arriture shkencore sado që e vogël të jetë.

Kjo ishte vetëm një qasje sipërfaqësore mbi paradoksin shkencor ku me të madhe luftohet besimi e në të vërtetë në vete si pjesë jetësore të pa shmangshme përmban elementit e besimit.

Po këto i keni lexuar?