Bilbili dhe skifteri

Një bilbil kishte qëndruar mbi një lis të lartë dhe, si rëndomë po këndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqenëse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrëmbeu bilbilin. Duke dashur të shpëtojë, bilbili filloi të lutet, duke i thënë se si ishte i vogël e nuk do të nginte skifterin, prandaj duhet të kapte ndonjë zog më të madh, në qoftë se është i uritur. Skifteri ia preu fjalën e i tha:

  • Do të isha vërtet I marrë sikur ta lija ushqimin e gatshëm që e kam në kthetra dhe të shkoja të ndjek atë që ende s’është askund.

Përrallëza tregon se ka grykës, që, duke lakmuar sa më tepër, humbin edhe atë që kanë.

Referenca

– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në RStë Maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Po këto i keni lexuar?