BPMN diagramet: Gateways (portat)

Portat, që në literaturën në anglisht dhe në mjetet për realizimin e BPMN diagrameve njihen si Gateways, janë elemente për kontrollin e rrjedhës së aktiviteteve të cilat menaxhojnë divergjencën dhe konvergjencën e rrjedhës. Portat si elemente kushtëzuese të BPMN diagrameve bëjnë degëzimin, shkoqitjen dhe bashkimin e rrjedhës së veprimeve të aktiviteteve në një proces të caktuar.

Në BPMN, realizimi i modelimit të kontrollit të veprimeve në një proces bëhet përmes gjashtë llojeve të portave:

  • Portat ekskluzive (anglisht ExclusiveGateways)
  • Portat inkluzive (InclusiveGateways)
  • Portat paralele (ParallelGateways)
  • Portat e bazuara në ngjarje (EventBasedGateways)
  • Portat komplekse (Complex Gateways)
  • Portat e bashkimit (JointGateways)

Më poshtë mund të shihni rolin e portave dhe simbolin me të cilin secila nga portat identifikohet.

 ElementiRoliIkona
Portat ekskluzivePortat ekskluzive shfrytëzohen në momente kur rrjedha e aktiviteteve në një proces të caktuar ndahet në dy ose më shumë rrjedha, e që procesi duhet vazhduar vetëm në njërën nga rrjedhat (XOR).
Portat inkluzivePortat inkluzive shfrytëzohen në momente kur rrjedha e aktiviteteve në një proces të caktuar ndahet në dy ose më shumë rrjedha dhe që procesi vazhdon në të gjitha rrjedhat me aktivitete të ndryshme dhe elemente të ndryshme të procesit/nën-proceseve (OR).
Portat paralelePortat paralele shfrytëzohen për të menaxhuar krijimin dhe menaxhimin e rrjedhave paralele të aktiviteteve në një proces, pra me vazhdimin e procesit pas portës, të gjitha aktivitetet merren në mënyrë të përnjëhershme.
Portat e bazuara në ngjarjeKy lloj i portave shfrytëzohet kur aktivitetet e procesit ndahet në dy e më shumë rrjedha. Rrjedhat e portave të bazuara në ngjarje janë të lidhura me ngjarjet e mesme të procesit (në anglisht: Intermediate Events).
Portat kompleksePortat komplekse shfrytëzohen në vende ku rrjedha e procesit ndahet në dy ose më shumë rrjedha e që në raste të tilla llojet e tjera të portave nuk mund të shfrytëzohen.
Portat e bashkimitPortat e bashkimit shfrytëzohen për të modeluar bashkimin e dy ose më shumë rrjedhave të aktiviteteve të procesit të caktuar në një rrjedhë të vetme.

Më poshtë mund të shihni shembullin e një procesi të thjeshtë të kontrollit të pagesave i cili përmban dy nga llojet e portave.

  • Porta ekskluzive (Ka paguar faturën?) ku kontrollohet nëse është bërë pagesa ose jo. Në këtë shembull nëse është bërë pagesa kalohet tek aktiviteti i regjistrimit në bazën kontabël dhe mbylljes së procesit, kurse nëse nuk është bërë pagesa, atëherë kalohet tek veprimet tjera të cilat janë të paracaktuara si masa preventive.
  • Porta paralele e cila pason pas aktivitetit të ndërmarrjes së veprimeve të paracaktuara për mos paguesit e obligimeve edhe atë duke vazhduar në dy rrjedha 1) përkujtimi i konsumatorëve për mos pagesën dhe 2) vënia e nën-procesit në pritje për dhjetë ditë për të përsëritur atë.

Në shembullin e më poshtëm njëra nga portat është e gabuar.

Mund të e identifikoni gabimin?

Po këto i keni lexuar?