Tasks ose në shqip “detyrat” janë elemente të BPMN diagrameve të cilat përcaktojnë aktivitetet të cilat duhet realizuar në një proces i cili modelohet përmes BPMN diagrameve. Në fjalë tjera, një “Task”/detyrë paraqet një aktivitet atomik i cili është pjesë e një procesi. Në pikëpamjen e BPMN rregullave një detyrë paraqet aktivitet të një procesi i cili nuk mund të ndahet në nën-aktivitete, megjithatë ekzistojnë katër nënlloje të ndryshme të detyrave (emërimi është qëllimisht i lënë në anglisht meqë realizimi i modeleve përmes mjeteve të ndryshme bëhet në anglisht dhe njohja e aktiviteteve është më e lehtë përmes emërimit origjinal dhe sqarimit të tyre në shqip):
- Tasks
- LoopTasks
- MultipleInstanceTasks
- CompensationTasks
Elementi | Roli | Ikona në diagram |
Task | Aktivitet atomik që merr pjesë në procesin e modelimit. | |
Loop Task | Aktivitet atomik i cili përsëritet. | |
Multiple Instance Task | Aktivitet atomik i cili përsëritet e që në vete mund të përmbajë disa instanca paralele. | |
Compensation Task | Detyrë e cila nxitet pas dështimit të realizimit të ndonjë veprimi të caktuar. |
Shembulli 1 i një BPMN diagrami
Task (Detyra)
Task paraqet një aktivitet atomik që mund të ndodhet kudo në proces. Aktivitetet mund të jenë të njëpasnjëshme ose edhe të tilla që realizohen në mënyrë paralele pa pasur kushtëzim mes vete. Në diagramin e mësipërm (në shembullin 1) mund të shohim detyrat si “Rezervimi i një dhome hoteli”, “Rezervimi i një bilete udhëtimi” e “Pagesa me kartelë”, “Kontrolli i pagesave të konsumatorëve” e tjerë.
Shembulli 2 i një BPMN diagrami
Loop Task (Detyra e përsëritur)
Janë detyra të cilat duhet realizuar në aktivitetet e përsëritura, në shembullin e dytë të diagramit të paraqitur “Kontrolli i pagesave të konsumatorëve” është aktivitet i përsëritur (gjatë modelimit kam harruar të i vë shenjën që duhet) pasi që kontrolli bëhet edhe për konsumatorët që kanë paguar, por edhe për ata që nuk kanë paguar qoftë pas një ose më shumë të përkujtuarit për pagesë.
Multiple Instance Task (Detyra e realizuara në mënyrë paralele)
Në proceset në botën reale ku niveli i komplikimit dhe realizimit të akvititeteve të ndryhsme paralele është i lartë, detyrat në pjesë të ndryshme të aktiviteteve mund të zhvillohen në mënyrë paralele. Madje edhe në shembullin 1 të paraqitur në diagramin e mësipërm mund të vërejmë realizimin e aktiviteteve paralele, siç janë “Rezervimi i një dhome hoteli” dhe “Rezervimi i një bilete udhëtimi” janë aktivitete paralele.
Compensation Task (Detyra e kompensimit)
Detyra e kompensimit është detyrë e cila nxitet pas dështimit të realizimit të ndonjë veprimi të caktuar. Detyra e kompensimit nxitet nga Ngjarja e Kompensimit (Compensation Event). Për më tepër në BPMN një aktivitet mund të shihet si një transaksion, dhe nëse një transaksion dështon, ngjarja e kompensimit nxit Detyrën e Kompensimit. Detyra e kompensimit nuk mund të ketë flukse dalëse. Në diagramin e mësipërm mund të shohim aktivitetet e kompensimit si “Anulimi i dhomës së rezervuar” dhe “anulimi i biletës së udhëtimit”.