Caesium – software falas për ngjeshjen e fotove

Përgatiti: Skender Mustafi

Kur flasim mbi fotoaparatet digjitale nuk kemi ç’të flasim mbi fotot. Kam hasur foto nga më të voglat e deri tek ato me nga 7-8MB secila. Me 100 foto mbushet e tërë hapësira e diskut të kompjuterit tim të parë, ndërkohë që 100 foto “i hamë për mëngjes”. Ata të cilët posedojnë për 3 vitet e fundit aparat digjital ose mjete tjera elektronike me mundësi fotografimi dhe njëkohësisht e kanë në qejf fotografinë, tani me siguri kanë kaluar 10 000 foto pa asnjë problem.

Për të mos filluar akoma të grisni fotot “që nuk u duhen” për të liruar hapësirë për fotot e reja, po u paraqes Caesium, softuer për ngjeshjen e fotove pa mos humbur kualitetin.

Caesium është falas dhe i lehtë për përdoim, vetëm që duhet të keni kujdesë gjatë përdorimit sepse lehtë mund të përfundoni ndoshta edhe pa ato foto që tentuat të i shfrydhni.

Më poshtë do të mund hap-pas-hapi të gjeni, shkarkoni, instaloni e shfrytëzoni softuerin.

  1. Softuerin e gjeni këtu: http://caesium.sourceforge.net/#download
  2. Shtypni pullë e parë nëse dëshironi të e instaloni në Windows, nëse nuk dëshironi të e instaloni, por të e shfrytëzoni pa instaluar, atëherë shtypni pullën e dytë.
  3. Pasi të keni shkarkuar softuerin, instaloni atë.
  4. Fillimisht, i jepni një sy softuerit dhe karakteristikave të tij. Shih foton dhe karakteristikat kryesore që duhet t’i dini:
    1) Përcaktimi i kualitetit të fotos së shtrydhur duhet të vihet më së paku 75%, deri në këtë përqindje me sy nuk mund të vërehet rënie e kualitetit, foto të hapura si ato të bëra natyrës mund të vihen edhe në 70%
    2) Përcaktoni dosjen ku duhet të shkojnë fotot e shtrydhura “Output folder“, selektoni kutizën Remember last folder, por jo edhe pullën Same folder as output nëse nuk përcaktoni një prapashtesë e cila i dallon fotot e shtrydhura nga ato të pa shtrydhurat tek pika 3 (Suffix).
    3) Nëse vendosni që fotot e shtrydhura të shkojnë tek dosja ku gjenden fotot origjinale, atëherë shtoni një prapashtesë tek kjo pikë p.sh. numrin 1 që të dallohen fotot e shtrydhura nga ato origjinale. Vini Re: Nëse nuk përcaktoni prapashtesë atëherë do të mbeteni pa foto, ato do të grisen duke tentuar të zëvendësohen nga të shtrydhurat. Në anën tjetër nëse nuk shkruani prapashtesë tek pika 3 dhe fotot e shtrydhura i vendosni në një dosje tjetër pasi të kryhet procesi i shtrydhjes mund ti bëni “Cut” ato nga vendi ku i keni dhe t’i hidhni tek dosja ku gjenden fotot origjinale të cilat i zëvendësoni.
    4) Shihni karakteristikat tjera të softuerit. Vini re: mos e përzgjidhni pikë ku përcaktohet që gjatë shtrydhjes softueri t’i grisë fotot origjinale në mënyrë automatike, më sigurt është të vërtetoni vetë dhe t’i grisni vetë.
    Caesium 1
  5. Pasi të keni përcaktuar karakteristikat, atëherë kaloni tek shiriti i punës sipër majtas, tek dosja e parë dhe përzgjidhni sa të duani foto nga një dosje e caktuar të cilat do të paraqiten në listë në softuer (shih më poshtë).
    Caesium 2
  6. Pasi t’i keni fotot në listë, shtypni pullën Compress!
  7. Tani nëse i keni fotot në dosje speciale, siç kam vepruar unë duke i shpie tek dosja “Compressed”, atëherë i kompioni ato tek dosja origjinale ku do tu kërkohet t’i zëvendësoni origjinalet me këto ose t’i keni që të dy versionet. Unë i zëvendësoj të vjetrat (të pa shtrydhurat) me të rejat (të shtrydhurat) dhe kështu lirohet hapësirë. Shembull në këtë rast me listën e fotove në shembull me 75% kualitet kam liruar 163.77MB.
    Caesium 3
  8. Me kaq mori fund ky mësim, ju mund të shihni më poshtë një foto para (3.22MB) dhe pas shtrydhjes (661kb) me dimensione të pa ndryshuara 3000px gjerësi dhe 1868px lartësi.
    OrigjinalE Shtrydhur
    bageribageri

Po këto i keni lexuar?