Çfarë të MOS bëj gjatë një interviste për punë?

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Që para të shkuarit të intervistë duhet të e kini parasysh që ju jeni, rreth i pesti person i cili jeni ftuar për intervistë nga të gjithë ata të cilët kanë dërguar aplikacionet e tyre. Ju tanimë keni kaluar një nga fazat më të rëndësishme të përzgjedhjes dhe keni arritur në fund i cili mund të përfundohet me sukses. Gjithçka që bëni në këtë rast duhet të përputhet me kërkesat dhe nevojat e kompanisë që të mos shkojë i gjithë mundi që keni bërë më parë KOT. Më poshtë janë disa pika këshilluese për orientim se çfarë të mos bëni ashtu që të përmirësoni veten dhe sjelljet tuaja për të rritur mundësitë për të fituar vendin e punës.

Mos u shqetësoni
Pasja e emocioneve është gjë normale, por teprimi është i pa nevojshëm dhe i pa dobishëm. Ju konkurroni për një vend pune dhe ata që takoni nuk janë asgjë më shumë se sa njerëz dhe ata janë pranuar në vendet e tyre të punës po në mënyrën që ju tentoni të pranoheni. Mos u ndikoni nga pozita e tyre ose nga prapavija juaj. Të pasurit prejardhje nga një familje jo e pasur ose gjëra të ngjashme nuk kanë të bëjnë asgjë me diturinë tuaj e cila është e mjaftueshme që të kryeni detyrat tuaja me efikasitet.

Mos arrini me vonesë
Arritja me vonesë tregon jo seriozitet dhe i irriton intervistuesit. Me këtë veprim ju tregoni jo saktësinë tuaj dhe jo interesin tuaj për të qenë i përpiktë në kryerjen e obligimeve që u mveshen më vonë. Duhet të kini parasysh se nëse nuk arrini me kohë ndoshta tanimë edhe intervistuesi nuk dëshiron të ju intervistojë më.

Mos u mbështetni në karrige
Nëse ulësja që u ofrohet të uleni ka mbështetëse, mos u mbështetni në të. Shtrini bërrylat lehtë mbi tavolinë dhe mos u relaksoheni në karrige sepse ajo u bën të dukeni shumë i relaksuar nga ana e intervistuesit dhe ai mund të mendojë që ju nuk e merrni intervistën ose pozitën që u ofrohet me seriozitet. Njerëzit mund të veprojnë veprime të gabuara shkaku i shqetësimit dhe të i marrin fjalët e intervistuesve si të tilla dhe të veprojnë sipas fjalëve, kështu që edhe nëse intervistuesi u thotë të relaksoheni kjo nuk do të thotë të ndjeheni dhe të silleni sikur jeni në shtëpi.

Mos vendosni asgjë në tavolinën e intervistuesve
Njerëzit në të shumtën e rasteve janë të hapur sa i përket hapësirës. Nëse para jush nuk gjendet tavolinë ose tavolina kryesisht i takon intervistuesit dhe ju gjendeni përball tij, atëherë çfarëdo dokumenti që keni me vete mos e vendoni mbi tavolinë. Një akti i tillë mund të konsiderohet nga intervistuesit si uzurpim i hapësirës së tyre dhe mund të i bëj të ndjehen të sulmuar në hapësirë. Nëse u kërkohet/u thuhet që një veprim i tillë mund të bëhet, atëherë lirshëm mund të i lëshoni dokumentet tuaja duke tentuar që sa më pak hapësirë të “uzurponi”.

Fikeni ose e vëni në heshtje celularin ose çfarëdo mjeti tjetër elektronik
Nëse e merrni celularin tuaj me vete kur të shkoni në intervistë, sigurohuni se e keni fikur ose e keni heshtur. E njëjta rregull vlen edhe për mjetet tjera elektronike. Nëse ka ndodhur që keni harruar të e bëni këtë dhe gjatë intervistës ndodh të ju thërret ndokush atëherë mos iu përgjigjni thirrjes edhe nëse ndodhë që intervistuesit të thonë se mund të përgjigjeni. Përkundrazi, kërkoni falje për shqetësimin dhe vazhdo më tej me intervistën. Përgjigja ndaj një thirrjeje të tillë bën që ju tu merrni intervistuesve kohë me vlerë dhe shpreh pa përgjegjësi nga ana juaj.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakÇfarë të bëj gjatë një interviste për punë?
Artikulli tjetër13 PSD skeda: Tekste me efekte
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *