Cikël Poetik

0

Shaban Cakolli

shaban cakolli
I HUMBURI

Babai për të shkolluar
shiti mbulesën e shtëpisë
ti sikur kishe harruar
s´ju gjete në ditët e pleqërisë

Nëna për të harrnuar
kacafytej me varfërinë
ka vdekur e gjymtuar
ti varrin nuk ia din.

Motra që tërë kohën
të këndoi,o vëlla
e ka lidhë kurorën
të afërm askend nuk ka.

Trojet tu kanë rrënuar
s´dihet ku ka pasur shtëpi
mbi një trung të vjetruar
pushojnë  korbat  e zi.

ZEMËR E HUMBUR

O zemër e ndarë
ku la nënën dhe babanë
ku le motrën ,vëllanë
ku le tokën e të parëve tanë

Kush të ndoq nga trolli yt
pse s´qëndrove fyt për fyt
po ike aq larg
në ato porta,ku s´gjen fat.

O,zemër e gjora
ti më je sikur ora

nëpër kohë punon
një ditë nga jeta pushon

Të pushoje për tokë shqiptare
do të  ngriteshin  lapidare
nëse vdes në tokë Evrope
ka për të humbur varreza jote.

ATY  RRON VEQ NËNA

Nën pullaze të vjetruara
vende,vende lëshojnë pikën
e vetmuar rron   veq nëna

jetën  e shoqëron  me frikën

Hedh  shikim  nga arë e bukës
përplot është mbushur kaçuba
E vetmuar rrin pranë stufës
pa djema,pa çupa

Rron  me shpresë ne tuj na pritë
Numron ditët e pleqërisë

i thotë zemrës  duro
 Jeta bëhet domosdo.

KUR TË  KTHEHEM  NJË DITË

Një ditë kur të kthehem
nga ky mall i ndryshkur
Do të mbjelli  lule
mbi  varrin  e gjyshit

Në male e fusha
do të bëjë   verime
Do të e puthi baltën

kudo në tokën time

Do të shfryaj  mallin
që më dogji  flakë
në ndeja me djalin
dhe nënëloken  plakë

Do të shuaj  etjen
Që më ka përvëlua
nën  hijen e shelgut
Aty  kam një  krua

Në mes njerëzve t´mijë
prore do t´qëndroj
Kam  me u djegë  me u shkri
më vendin sé lëshoj.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKoha e lirë
Artikulli tjetërProjektori, në klasat e para
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *