Çka është ERP?

Autor: Skender Mustafi

Shkurtesa ERP vie nga anglishtja Enterprise Resource Planning që në shqip ka kuptimin Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjes. ERP është softuer për menaxhimin e biznesit i cili i mundëson ndrërmarrjes që të shfrytëzojë sistem të aplikacioneve të integruara që të mund të menaxhojë biznesin. Në të vërtetë, ERP softueri integron të gjitha aspektet e një aktiviteti në ndërmarrjes siç janë: zhvillimi, prodhimi, shitjet dhe marketingu.


Pamje e shkëputur nga një ERP softuerModulet e ERP softuerit
Një ERP softuer në fakt është një tërësi me shumë module të softuerëve të ndërmarrjes të cilat ndërmarrja i posedon ose/dhe i blenë për të plotësuar nevojat dhe mundësitë teknologjike. Në këtë mënyrë secili modul, i ERP sistemit të ndërmarrjes, mbështetë një lloj të proceseve të biznesit. Shembull i till mund të jetë moduli për zhvillimin e produktit ose moduli për aktivitetet e marketingut.

Nga modulet më të njohura të ERP softuerit në ndërmarrje janë :

  • moduli për planifikimin e produktit
  • moduli për blerjen e imputeve
  • moduli për kontrollimin e inventarit
  • moduli për organizimin e shpërndarjes
  • moduli për realizimin e aktiviteteve të kontabilitetit
  • moduli për realizimin e aktiviteteve të marketingut
  • moduli për zhvillimin e aktiviteteve financiare
  • moduli për menaxhimin e burimeve njerëzore

Synimi i një sistemi siç është ERP softueri është implementimi i një teknologjie të vetme e cila centralizon dhe ngërthen në vete të gjitha informacionet nga aktivitetet e ndryshme brenda një organizate. Një “gjuhë e përbashkët” e komunikimit mes aktiviteteve të dryshme përbrenda ndërmarrjes lehtëson matjen e suksesit të realizimit të tyre dhe marrjen e vendimeve për të planifikuar synimet e së ardhmes ose/dhe arritjen e synimeve të planifikuara. Thjeshtë, ERP softueri paraqet një zgjedhje të unifikuar të mënyrës së komunikimit dhe realizimi të veprimeve për mbledhje të informacioneve për brenda një ndërmarrjeje.

Ofruesit e ERP softuerëve
ERP sistemi, mesa mundë të kuptojmë nga mësipërm, paraqet “sistemin nervor” të komunikimit përbrenda një ndërmarrjeje. Dështimi në implementimin e suksesshëm të ERP sistemit në ndërmarrje nënkupton dështim në lëvizjen e rrjedhshme të informatave brenda sajë. Në këtë mënyrë, kompanitë të cilat implementojnë softuer të tillë duhet që të analizojnë nevojat e tyre dhe ofruesit e sistemeve të tilla në mënyrë që të mund të bëjnë përzgjedhjen adekuate.

Për më tepër, varësisht nga madhësia dhe nevojat e ndërmarrjes, ekzistojnë kompani tëndryshme të cilat ofrojnë ERP sisteme:

  • Për ndërmarrje të mëdha (ERP Tier I): në këtë treg vetëm tri kompani ofrojnë ERP sisteme adekuate edhe atë SAP, Oracle dhe Microsoft. (EnterpriseAppsToday, 2011a)
  • Për për ndërmarrje të mesme (ERP Tier II): për këtë lloj ndërmarrjesh përfshihen Infor, QAD, Lawson, Epicor, Sage dhe IFS. (EnterpriseAppsToday, 2011b)
  • Për ndërmarrjet e vogla (ERP Tier III): Exact Globe, Syspro, NetSuite, Visibility, Consona, CDC Software and Activant Solutions round out the ERP vendors for small businesses. (EnterpriseAppsToday, 2011c)

Për më tepër, ekzistojnë edhe kompani të vogla të cilat ofrojnë ERP programe, kuptohet për kompani të vogla. Gjithashtu ERP programe ekzistojnë edhe në internet, ku qasja mund të bëhet e drejtpërdrejtë dhe të dhënat ruhen në rrjet. Një program i tillë ofrohet nga Plex Systems, ERPNext, Openbravo, Acropolis e të tjera.
Diagram i cili shfaq ndërlidhjet e aktiviteteve dhe reparteve përmes një ERP programi brenda një organizate.
Referncat
EnterpriseAppsToday (2011), Enterprise ERP Buyer’s Guide: SAP, Oracle andMicrosoft; Drew Robb, vrojtuar më 13 Nëntor 2011 tek http://www.enterpriseappstoday.com/erp/enterprise-erp-buyers-guide-sap-oracle-and-microsoft-1.html
EnterpriseAppsToday (2011), Midmarket ERP Buyer’s Guide; Drew Robb, vrojtuar më 13 Nëntor 2011 tek http://www.enterpriseappstoday.com/erp/midmarket-erp-buyers-guide-1.html
EnterpriseAppsToday (2011),  ERP Buyer’s Guide for Small Businesses; Drew Robb, vrojtuar më 13 Nëntor 2011 tek  http://www.enterpriseappstoday.com/erp/midmarket-erp-buyers-guide-1.html

Po këto i keni lexuar?