Çka mund të bësh brenda dhjet minutave?

I dërguari i All-llahut, paqja qoftë mbi të ka thënë: “Veprat më të dashura tek All-llahu janë ato të vazhdueshmet edhe pse janë pakë.” (Muslimi, 6464). Pasi vështrova gjendjen time dhe gjendjen e atyre që humbasin kohën, dëshirova që të inkurajoj shpirtrat tone t’i nënshtrohen dhe të adhurojnë All-llahun e Madhëruar duke kompletuar një listë me veprime të njohura me të cilat All-llahu i Madhëruar na ka nderuar ne dhe ka përgatitur shpërblim të madh për ata që i veprojnë këto vepra. Kjo listë është gjithashtu përkujtues për të shfrytëzuar kohën, për të mbërthyer mundësinë e ofruar në çdo orë dhe për të shfrytëzuar atë mundësi. Qëllimi im i përpilimit të listës nuk është të nxjerr në pah veprimet aq sa të paraqes patjetërsueshmërinë e organizimit, planifikimit dhe mbrojtjes të kohës sonë duke investuar diçka të mire në të.
Fillimisht, le të flasim mbi kohën me të cilën shumica janë të shkujdesur dhe shpërdorues e vetëm disa njohin rëndësinë e sajë.
Koha është sikur shëndeti, kërkon vëmendjen dhe kujdesin tonë si në harxhimin ashtu edhe në menaxhimin e sajë. Derisa është e mundur të mblidhet dhe ruhet shëndeti, koha nuk është e tillë. Çdo minutë që e kalon, nuk mund asnjëherë të e kthesh prapa edhe nëse tërë pasurinë e kësaj bote shpenzon.
Pra, meqë koha është e paracaktuar që të jetë një periudhë specifike e cila nuk mund të kthehet prapa ose të shtyhet dhe meqë vlera e sajë varet nga ajo se si shfrytëzohet, është obligim i çdo njeriu të ruaj kohën, pavarësisht qoftë e shkurtë ose e gjatë. Duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mire të mundshme dhe nuk duhet qenë të pa vëmendshëm.
Për të ruajtur kohën, njeriu duhet të mendojë se si të harxhojë atë. Mënyra më e mire për të shpenzuar atë është duke iu nënshtruar All-llahut të Madhëruar. Njeriu nuk do të pendohet asnjëherë për shpenzimin e kohës në akte të tilla bindjeje. Pendimi i vetëm i njeriut do të jetë për atë nëse nuk vepron, që tani, për të ruajtur kohën duke bërë vepra të mira. Pra, cakto qëllimin tënd, o vëlla, oj motër, bëj qëllimet tuaja të sinqerta, fillo me dëshirën për të ruajtur kohën dhe bëhu i vëmendshëm për çdo minute të sajë të humbur.

Vëlla dhe motër bujare,

Unë zgjodha hapësirën kohore prej dhjetë minutash (për realizimin e veprimeve të drejta të radhitura në këtë libër) për shkak të lehtësisë së veprimit, ashtu që njeriu fillon me ato derisa ai angazhohet në të mire gjatë gjithë kohës, nga All-llahu i Madhëruar. Këto veprime përputhen me thënien e të Dërguarit të All-llahut, salallahu ‘alejhi ue sel-lem, “Veprimi më i dashur tek Allahu është ai i vazhdueshëm, qoftë edhe i vogël.” [Muslim]
Imam Neveviu, All-llahu qoftë i mëshirshëm me të, ka thënë lidhje me këtë hadith: “Në të (hadithin e mësipërm) gjendet një këshillë për të vepruar punë rregullisht dhe në vazhdimësi, dhe se vepra e vogël e bërë rregullisht është më e mire se vepra e madhe e ndërprerë. Është ashtu sepse duke bërë një vepër të tillë vazhdimisht si, bindje, përkujtim, vetëdije ndaj All-llahut, sinqeritet dhe dedikim ndaj Krijuesit, subhanehu ue te ala, rezultati akumulohet dhe shumëfishohet duke tejkaluar atë vepër të madhe e që është ndërprerë.”
I Dërguari, paqja qoftë mbi të, e ka thënë të vërtetën. Vëlla e motër e dashur, do të ju jap një shembull të bekimit të shfrytëzimit të dhjet minutave në mirësi. Duke madhëruar All-llahun, e Madhëruar, duke thënë “Subhan All-llah” njëqind herë në ditë njeriu do të thotë këtë 36,500 herë brenda vitit. Pra, vlerëso shpirtin tënd vëlla, motër e dashur. Ti mund të e madhërosh All-llahun kaq shumë vetëm nëse je i rregullt në “heqjen” e tespiheve dhe në shfrytëzimin e mirë të kohës.
Ngjashëm, nëse njeriu lexon Kur’an rregullisht nga dhjet minuta mund të e mbarojë leximin e plotë të Tij çdo dy muaj. A vepron ti kështu? Pyete veten, a e kompleton leximin e Kur’anit jashtë Ramzanit? Dhe mos i kufizo, vëlla, motër e dashur, këto dhjetë minuta speciale, të përkushtuara për bindje, për tu vepruar vetëm një herë në ditë. Ndoshta do të gjesh kohën pas namazit të mëngjesit, ose pas lindjes së diellit, ose pas namazit të mbrëmjes, ose para gjumit.
Gjithashtu, nëse njeriu arrin të mësojë vetëm një ajet të vetëm të Librit të All-llahut, të Madhëruar, çdo ditë, ai do të arrijë të mësojë përmendësh Kur’anin për vetëm tetë vite.
Shumica e veprimeve të përmendura mund të veprohen me gjuhë, pra njeriu është në gjendje të fitojë shpërblime gjatë gjithë kohës dhe në të gjitha situatat. Pra kush dëshiron të përpiqet në bindje ndaj All-llahut, dyert e së mirës janë të hapura dhe njeriu mund e bëjë ditën e tij dhe në të vërtetë gjithë jetën e tij sikur dhjet minutat. Ebu Bekër, All-llahu qoftë i kënaqur me të, lidhur me atë njeri ka thënë: “O i Dërguar i All-llahut, cilët njerëz janë më të mirët?“ Ai ka thënë:”Jeta e të cilëve është e gjatë dhe veprat e mira.” Ai e pyet përsëri:”E cili është më i keqi?” Ai i është përgjigjur:”Jeta e tij është e gjatë dhe veprat e tija të këqija.” [Muslim]
Kjo është një mundësi për ju, vëlla e motër. Dhjet minuta në të cilat njeriu mund të shijojë ëmbëlsinë e rregullsisë së veprimit të veprave të mira e që mund të jenë një hap përpara drejt menaxhimit të jetës derisa e gjithë jeta e tij të bëhet e dobishme. Dhjetë minuta që janë në përputhshmëri me thënien e All-llahut, të Madhëruar,: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.“ [ Edh Dharijatë (51):56]
Ibën Kasim, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: “Në përfundim, robi, kur ai i kthen shpinën All-llahut dhe preokupohet me mëkate (në këtë jetë), ai humbë ditë nga jeta e tij e vërtetë (pas kësaj jete). Ai do të shohë pasojat e humbjes së tyre atë Ditë kur do të thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!” [el Fexhër (89):24]”

Disa vepra që mund të veprohen Brenda dhjet minutave:
• Namazi i paradrekes
• Leximi i Kur’anit
• Salavate mbi Pejgamberin, paqja qoftë mbi të
• Falja e namazit të xhenazes
• Përkujtimi i All-llahut, të Madhëruar
• Thënia Subhan All-llah, Elhamdulil-lah, Lailahe il All-llah
• Mësimi fëmijëve
• Të luturit
• Llogaritja e vetvetes
• Leximi
• Largimi i vështirësive dhe plotësimi i nevojave të të tjerëve
• Ruajtja e lidhjeve familjare
• Dëgjimi i kasetave që bëjnë thirrje në islam
• Vizita e besimtarëve për hire të All-llahut
• Përkujtimi i All-llahut pas lutjeve të obligueshme (farz)
• Pajtimi i njerëzve
• Sugjerimi i të tjerët (në të mire)
• Telefonim i të afërmve
• Shkrimi i testamentin
• Dhënia e lëmoshës
• Leximi i traditës së Pejgamberit, paqja qoftë mbi të
• Meditimi
• Postim i informative që thirrin në islam, përmes postës elektronike
• Të ushqyerit e të varfrit
• Falja e namazit të pendimit
• Kujdesi ndaj jetimëve
• Dhënia ndihmë familjarëve
• Kërkimi i diturisë
• Urdhërimi në të mirë
• Bërja sexhde
• Shpërndarja e diturisë islame
• Mbështetja ndaj All-llahut
• Dhënia e lëmoshës xhariah (lëmoshë që përmban shpërblim të përjetshëm)
• Udhëzim dhe të ushqyerit e fëmijëve të të tjerëve
• Përsëritja pas muezinit
• Falja e namazit të natës

Shkroi: Abdul Malik Al-Qasim
Përktheu: Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?