Për cilën temë duhet të shkruaj?

Autor: MSc. Skender Mustafi

Çka të shkruaj? Për momentin disi jam zbrazët.

Kopjimi nga faqe të tjera nuk është zgjidhje e suksesshme afatgjate. Madje, motorët e kërkimit si Gjirafa, Google, Bing e Yahoo janë gjithnjë e më të mençur dhe me precizitet përzgjedhin burimet e besueshme të informacioneve me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të kënaqshme për konsumatorët e tyre ‘kërkues’.

Interneti është përplot faqe interneti shumica e të cilave janë ‘blog’ ose kanë hapësira të tilla të integruara. Meqë kemi një gjendje të tillë shpesh herë përballemi me pyetjet:

  • Për cilën temë të shkruaj?
  • Çka të shkruaj?
  • Cila temë do të tërhiqte më shumë lexues në faqe?

Çfarë të bëj?

Për të dalë nga gjendja e të qenit zbrazur në një gjendje të kënaqshme ku vetëm ju si shkrues, por edhe lexuesi është i kënaqur duhet të koncentroheni tek ‘nevoja’, ‘dëshira’ dhe ‘mungesa’ e lexesit. Assesi nuk duhet koncentroheni tek vetja, ndërmarrja ose produktet-shërbimet të cilat prodhoni, respektivisht shërbeni.

Kjo nënkupton të koncentruari tek kërkesat dhe problemet e lexuesit.

Shembull i njohjes së një problemi

Në vitin 2010, duke parë problemet e studentëve dhe të rinjve shqiptar lidhur me të shkruarit e letrave të motivimit, shkrova artikullin “Si të shkruaj një letër motivimi“. Shkrimin e bëra duke njohur nevojat, dëshirat dhe problemet e lexuesit.

Statistikat e artikullit si te shkruaj një leter motivimi

Përfundimisht, ajo që duhet të bëni para se të filloni të shkruani një artikull ose kur ndjeni zbrazëti për të shkruar është:

  • të kërkoni lexuesin tuaj,
  • të e analizoni atë,
  • të kërkoni tregun i cili gjithashtu është i koncentruar tek i njëjti lexues
  • të shihni çfarë është shkruar nga ‘konkurrentët’
  • të analizoni mungesën dhe shkrimet e konkurrencës
  • të shkruani për mungesën ose madje edhe të njëjtat tema sikur konkurrenca, por më mirë, më të kapshme dhe më të dashura për lexuesin.

Kush më ndihmon?

Përkundër gjithë kësaj morie artikujsh akoma kemi hapësirë të pafund për të shkruar artikuj atraktiv dhe për të mbuluar tema tërheqëse e konkurruese për lexuesit.

Më poshtë po u sugjeroj disa rrugë dhe mjete të cilat mund t’i shfrytë zoni falas për të analizuar rrjedhat dhe prirjet (trendet) e lexuesve.

Analiza e statistikave të faqes

Në ndërtimin e blogut tuaj domosdo duhet të integroni dhe shtesa, pjesë programi ose ofrues shërbimesh të cilët merren me mbledhjen e të dhënave statistikore. Përmes statistikave mund të shihni sjelljen e lexueseve në faqen tuaj, interesin e tyre. Rrjedhimisht, duke parë sjelljen e tyre, mund të zhvilloni dhe trajtoni tema të cilat u përgjigjen kërkesave të tyre.

Ndër mjetet ndihmuese në kë të drejtim janë :

Google Analytics – bënë mbledhjen e të dhënave statistikore

Jetpack – është shtesë për WordPress e cila gjithashtu bënë mbledhjen e të dhënave statistikore

Përmbledhja e kërkimeve nga Jetpack.

Search meter – analizon të gjitha kërkimet të cilët lexuesit i bë janë në faqen tuaj. Kështu jo vetëm mbledh fjalë t kyçe të kërkimit, por gjithashtu paraqet të dhënat e kërkimit (sa herë është kërkuar termi) dhe në se lexuesi ka gjetur gjë ose jo në faqe.

Analiza e shërbimeve të mototrëve të kërkimit

Shërbimet e Gjirafa.com

Tek motori i vetëm, në gjuhën shqipe, serioz i kërkimit gjejmë dy burime të rëndësishme të cilat ndihmojnë në përzgjedhjen e temave dhe analizën e nivelit të mbuluarit të temës.

  1. Motori i kërkimit: Duke kërkuar tek Gjirafa mund të gjeni artikuj të ndryshëm lidhur me fjalët kyçe të cilat i shfrytë zoni për kërkim. Kështu mund të vlerësoni çfarë është shkruar mbi temën e caktuar dhe të shkruani në se mungon ose të shkruani më mirë në se tanimë gjeni shkrime të ngjashme. Natyrisht, Gjirafa është në zhvillim e sipër dhe shpesh herë mungojnë rezultatet në nivelin e dëshiruar.
  2. Gjirafa Trending – Ofruesi i shërbimeve ofron një hapësirë speciale ku mblidhen prirjet bazuar në artikujt më të shkruar mbi një temë të caktuar. Edhe ky shërbim i Gjirafa-s është në fillet e veta, megjithatë paraqet potencial si bazë për analizë ne prirjeve dhe nxjerrjen e ideve për të shkruar artikuj bazuar në kërkesat e lexuesve.

Shërbimet e motorëve të kërkimit

Këta ofrues ndërkombëtarë shërbimesh mund të shfrytëzohet po të njëjtën mënyrë sikur Gjirafa.

Grumbulluesit e fjalëve kyçe

Shërbyesit e radhitur më poshtë gjenerojnë lista të fjalëve kyçe të cilat shfrytëzohen nga kërkuesi. Secili nga ofruesit e shërbimeve ka karakteristikat specifike të vetat.

Gjenerues të titujve për artikuj

Lista e faqeve më poshtë, duke shtuar fjalët kyçe tuajat, gjeneron tituj të cilët do tu inspironin t’i trajtoni për blogun tuaj. Natyrisht që sugjerimet janë në anglisht.

Së fundi

Zbrazë tinë tuaj për të shkruar e mbush lexuesi i interesuar e me halle i cili me ngulm kërkon informacione. Ju e njihni lexuesin përmes analizës së kërkesave të tij. Me njohjen e lexuesit dhe njohurive e aftë sive tuaja ju e dini me cilën fushë do të merreni. Me njohjen e trendeve të ndryshme duke analizuar publikimet dhe rrjedhat nëpër media të ndryshme e në internet, përcaktoheni për temën të cilën do të trajtoni. Së fundi, shfrytëzoni burimet e ndryshme në internet për të zgjedhur titullin atraktiv dhe strukturën e lehtë për lexim.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?