Çmimet e naftës 1861 – 2009

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është që të bëhet një analizë e detajuar rreth ndryshimit të çmimit të naftës së pa përpunuar gjatë historisë, por vetëm të jepet një paraqitje vizuale rreth “krizës” ekonomike-financiare të vitit 2008 në një kohë kur shumë sfera të ekonomisë ndërkombëtare negativisht u ndikuan (për më shumë detaje në këtë temë mund të shihni artikullin në anglisht “Oil price History and Analysis”[1]). Ndër të tjerat një ndikim të madh kjo krizë imagjinare kishte edhe tek prodhuesit e automobilave ku paraqiteshin shifra të rënies së shitjeve dhe si pasojë e rënies së shitjes së automobilave dhe rënia e të hyrave dhe çmimit të naftës së pa përpunuar.

Grafiku më poshtë në mënyrë të qartë paraqet  periudhat e krizës ku çmimi i naftës, si lëndë e parë, ka arritur nivelin më të lartë. Për dallim, për shembull, nga kriza e vitit 1979, çmimet pas krizës së vitit 2008 nuk janë në zbritje për tu stabilizuar në nivelin e mëparshëm, por janë duke mbajtur një nivel shumë të të lartë. Ajo që është, gjithashtu, për tu vërejtur, është fakti se OPEC edhe gjatë kësaj periudhe, në vitin 2008, arrin të realizojnë fitime të mëdha, madje në vitet pasuese arrin fitime rekorde[2].

cmimet e naftës

Nëse marrim si bazë për të analizuar të dhënat që kanë të bëjnë me fitimet e realizuara nga derivatet e naftës, prodhimi i mjeteve të transportit dhe të gjitha llojet e bizneseve tjera të cilat gjatë 2008 e më pas janë vlerësuar si më të prekurat nga kriza, shumë lehtë mund të konstatojmë se kriza e vitit 2008 ishte më shumë një krizë morale dhe një strategji për të ndjellë frikë tek popujt si dhe për të ndryshuar politikat ekonomike në shumë vende të zhvilluara në botë.

Referencat
[1] James L. Williams, Oil Price History and Analysis, Së fundi lexuar më 16 Mars, 2013 tek  http://www.wtrg.com/prices.htm
[2] 2013 OPEC – Anual Statistical Bulletin, Së fundi lexuar më 16 Mars, 2013 tek nyja http://www.opec.org/opec_web/static_files_project/media/downloads/publications/ASB2013.pdf

 

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *