Autor: Skender Mustafi
Siç e dimë, shitorja është vendi ku konsumatorët mund ta gjejnë dhe fizikisht ta shohin produktin, të e blejnë dhe të e marrin me vete produktin ekzistues ose të porositen produkte specifike. Në anën tjetër shitorja në internet është shitore virtuale e cila i jep konsumatorit mundësinë që të shfletojë inventarin, të mbledhë informata mbi produktet, kualitetin dhe vetitë speciale të çdo artikulli, të zgjedh një artikull për të blerë, të paguar në internet përmes përpunuesve të siguruar në internet dhe të japë të dhënat e duhura ashtu që artikulli i porositur të mund të dorëzohet tek ai. (Fjalori i Marketingut në Internet 2008).
Figura 1-1: Produkti në shitoren normale. |
Figura 1-2: Produkti në shitoren në internet. |
Pra nga definimin mund të kuptojnë se në shitoren normale konsumatori tako produktin (Figura 1-1), kurse në shitoren në internet konsumatori takon informacionin mbi produktin (Figura 1-2). Kjo lidhje e shkëputur mes konsumatorit dhe produktit në mjedisin në internet formon hapësirë për aktivitete tjera biznesi siç janë rishitja, shpërndarja, bashkëpunimi mes furnizuesve etj. Kështu, shitorja në internet jep mundësinë furnizuesit për të bërë aktivitete tjera biznesi për të plotësuar kërkesat e konsumatorit. Për më tepër, mjedisi në internet dhe tiparet specifike të shitores në internet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ndërlidhjet specifike mes aktiviteteve të ndryshme të tregtimit siç janë kontrolli i produktit, mbledhja e informatave, krahasimi i çmimeve etj.
Fleksibiliteti dhe ndjeshmëria e biznesit në internet i mundëson dhe shtynë furnizuesve që të ndërrojnë ndërlidhjet mes mjeteve të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi strategjitë dhe synimet ekzistuese të kompanisë. Nevoja për të ndërruar të gjitha ndërlidhjet e aktiviteteve në strategjitë e shitjes në internet nuk është fakt për strategjitë e shitjes në shitore normale. Mjetet të cilat ndihmojnë që shitoret në internet të jenë më shumë se vende për shitje kanë ndërruar qëllimin e ekzistimit të tyre i cili nuk duhet konsideruar njëjtë si i shitoreve normale, shitje produktesh.
Referencat
– Fjalori i Marketingut në Internet, 2008. Webshop. The Internet Marketing Dictionary. Available at: http://www.internetmarketing-dictionary.com/Webshop.html [Së fundi vizituar më 22 Nëntor 2010].