Dhëndri trim

0

Djaloshi po flinte qetë e pa brenga, kishte lënë shpatën me një anë pa fije frike. Aty kaluan vëllezërit, familje trimash, dhe kur panë atë duke fjetur vendosën të e tallin, por kur u ofruan afër vunë re gravurën në shpatë: “Shtatë shpirtra me një të rënë.”. Sa u shqetësuan aq edhe u gëzuan, kishin një motër dhe u duhej një trim në krah të tyre.

Pasi e zgjuan dhe ai dëshmoi me gojë të vetë se vërtetë kishte marr shtatë shpirtra me një të rënë ata vendosën të i jepnin motrën për nuse. Vajzë e rritur ndër burra, trimëreshë, e pa shoqe.

Pasi që pajtohen trimi dhe trimëresha, martohen. Vëllezërit të kënaqur, por akoma nuk e kishin parë dhëndrin në të e shfaqte trimërinë, kështu vendosën të e sprovonin.

Shkoi njëri nga ata dhe lajmëroi të motrën se ata dhe dhëndri në mbrëmje në mesnatë do të sulmonin tregtarët në bujtinë dhe do u merrnin gjitha bagëtitë. Nusja lajmëroi të shoqin, por ai refuzoi të shkonte. Kur ajo i tha se nëse ai nuk shkon atëherë vëllezërit do e vrisnin, atëherë ai pranoi se frikohet të shkonte. Pas disa herë tentimi që të e bindte, dhëndri mbushi pantallonat. Kështu u detyrua vetë të shkonte. Ajo shkoi më herët se ç’i kishin thënë vëllezërit të bëhej gati dhëndri. Kështu kur ata erdhën të e thërrisnin dhëndrin, ajo i befason duke u treguar se dhëndri tanimë kishte kryer punën dhe bagëtinë kishte sjell në ahur.

Vëllezërit të befasuar, por jo të kënaqur. Ata donin të e shihnin dhëndrin me sytë e tyre duke vepruar. Kështu pas disa ditësh vendosin të e sprovojnë përsëri. Një ditë i thonë se në mbrëmje do të shkonin tek një arë ku një derr i egër po u shkatërronte të mbjellat, të e ruanin dhe të e vrisnin. Dhëndri këtë herë nuk kishte derë nga të ikte. U detyrua të shkonte personalisht me ata në mesnatë. Këtë herë i kërkon gruas së paku të i lidhte pantallonat tek këmbët që të mos i binte për tokë. Në arë të gjithë shpërndahen që të zënë pritë, kështu dhëndri shkon dhe zë vend afër një peme, pas ca kohë mendon se është më i sigurt hipur në të dhe kështu bën. Pas mesnate kalon derri dhe fillon të kruhet për peme, nga frika ai bie mbi shpinën e derrit. Derri merr vrapin nga shqetësimi, dhëndri mbushet nga frika. Kështu derri vrap, kurse dhëndri mbi shpinë duke u mbajtur për veshë, kalojnë arën dhe hynë lagjes së fshatit. Derri pëlcet nga shqetësimi, dhëndri po qelbet. Vrap dhe në shtëpi, lajmëron të shoqen për ndodhinë dhe ajo e fut të e pastrojë. Pas ca kohe vijnë vëllezërit të merrnin vesh se çfarë kishte ndodhur pasi kishin dëgjuar britmat e derrit. Motra u tregon se dhëndri kishte kapur derrin në arë dhe kishte tërhequr zvarrë për veshë deri në mes të lagjes derisa deri kishte pëlcitur.

Këtë herë vëllezërit edhe me të befasuar, por akoma të pa kënaqur.

Kështu vendosën që edhe një herë të e sprovonin, kjo do të ishte hera e fundit. Caktuan një dyluftim në të cilin do të merrte pjesë edhe dhëndri. Kështu ata e lajmëruan dhëndrin dhe i mundësuan që të zgjidhte një nga kuajt e tyre për të shkuar tek vendi i dyluftimit. Pasi hyri në ahur dhe dhëndri po i shikonte kuajt, ata i tregojnë për secilin kalë. Njëri nga ata, më i vjetri i thonë është i babait të ndjerë. Dhëndri duke menduar se është kalë i vjetër dhe do të shkonte duke ecur ngadalë tek vendi i dyluftimit dhe derisa të mbërrinte dyluftimi do të kishte përfunduar, zgjedh kalin e vjetër. Vëllezërit befasohen dhëndri po i njihte kuajt. Të nesërmen, pa zbardhur drita, me të hipur mbi kuaj, kali i dhëndrit merr vrapin, si gjithmonë, dhe duke e ditur tanimë rrugën për tek vendi i dyluftimit kalëron shpejt për atje. Dhëndri pantallona lidhur përsëri mbushet nga frika, pasi sheh se po arrinte i pari tek vendi i dyluftimit edhe atë i vetëm për tu përballur.  Rrugës sheh një degë peme dhe tenton të ngjitet në të dhe të lë kalin ku të dojë le të shkojë, por dega thyhet dhe i mbetet në duar dhe ai mbetet mbi kalë.
Ata që po prisnin për të dyluftuar me të parë nga larg që po shfaqej një njeri aq i tmerrshëm ia mbathin nga vendi. Dhëndri kthen kalin dhe rrugës tjetër po me të njëjtin vrap kthen në shtëpi. Gruaja tanimë kishte bërë gati ujin për të pastruar. Vëllezërit kur arrinë në vendin e dyluftimit shohin se s’ka njeri dhe kthehen prapa. Kur shkojnë tek dhëndëri, këtë herë ai vetë fletë dhe u tregon se sa i mërzitru është me këso sprova të kota që duken si lojëra fëmijësh.

Vëllezërit këtë herë betohen se nuk do ta shqetësojnë asnjëherë në të ardhmen.

Po çfarë kuptimi kishte gravura e dhëndrit në shpatë?

Një herë derisa djaloshi, që asnjëherë nuk kishte të bënte me trimëri, derisa po rrinte nën hije të një peme vrau shtatë miza me faqe të shpatës. Kështu ai u befasua me veten e tij, u krenua, u gëzua dhe nga ky gëzim i madh shkroi në shpatën e tij: “Shtatë shpirtra me një të rënë.”.

Po të mos ishte përrallë, populli do të thoshte: “Mos kërko vetulla se mund të mbetesh pa sy.”.

Tregoi: Hevzi Hirda
Tregimi u përshtat nga gjuha popullore.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMartesa me dije
Artikulli tjetërXhafer Sadiku dhe sprova
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *