digjem

Autor: Skender Mustafi - Fjalaime!

gur xhevahiri përmbysur
mbi petkun e kuq pranveror
pa pushkë
pa vdekje
dhe rrokullisur prej në atë anë tek kjo anë
në lumin rrëmbyes
pushtuar me vorbullën e fundrrugës
për venë gjarpërimi
me forcë
me forcë mundohen të të lidhin

dhe ti vjen
si bukë e madhe e ringjalljes
e lidhur për jetën buzë përmbysjes
pa kore e butë
e butë

ti ardhje lajkatare
e ëmbël më shuhesh në sy
dhe më fik nga ashti në fis
fundos fillimin
në fund
pasqyrë,
pasqyrë e thyer nga vala e tretur
që kur të përqafoi deti jon-ë
përgjithmonë më harrove
më la të digjem brigjeve

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?