dita e thyer

në mëngjesin e hershëm
të së quajturës ditëbardhë
biskun e njomë të sapo thyer e mori era
të e shpie diku në pafund të heshtjes

në agimin e herët
të së quajturës ditëbardhë
ishin bisqe të njomë
që u thyen
për të rënë në moçal
për jetë

gjithçka u thye për rreth

atë natë
bulëzoi një kopil

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?