Dizajni i njësisë përpunuese qendrore (CPU)

0

Shkarko punimin e plotë në PDF format

PUNIM SEMINARIK

Lënda: Arkitektura e kompjuterit dhe sistemet operative.
Tema: Dizajni i njësisë përpunuese qendrore (CPU).
Punuar nga: Fidan Abdiu, student.

PËRMBAJTJA:
1.   Arkitektura e njësisë përpunuese (CPU).
2.   Bashkësia e regjistrave.
2.1.   Regjistrat “Memory Access Registers”.
2.2.   Regjistrat “Instruction Fetching Registers”.
2.3.   Regjistrat “Condition Registers”.
3.   Shtegu i të dhënave (Datapath).
3.1.   Shtegu i të dhënave me një magjistrale.
3.2.   Shtegu i të dhënave me dy magjistrale.
3.3.   Shtegu i të dhënave me tri magjistrale.
4.   Cikli i ekzekutimit të instruksionit.
4.1.   Leximi i instruksionit.
4.2.   Shembull: Ekzekutimi i një veprimi të thjeshtë aritmetik.
4.3.   Procedura “Interrupt Handling”.
5.   Njësia kontrolluese (CU).
6.   Përmbledhje.
7.   Literatura.

1.   Arkitektura e njësisë përpunuese (CPU).

Para se të flasim për arkitekturën e njësisë përpunuese, të theksojmë se çdo sistem kompjuterik përbëhet prej tri pjesëve kryesore:
1.  Njësia përpunuese (CPU),
2.  Memoria, dhe
3.  Sistemi për hyrje/dalje (I/O System).

Tani mund të shtrohen pyetjet:
Çfarë funksioni ka memoria?
Memoria ka për funksion ruajtjen e të dhënave dhe programeve. Programet paraqesin bashkësi instruksionesh.

Çfarë funksioni ka sistemi për hyrje/dalje?
Sistemi për hyrje/dalje paraqet mekanizmin për bartjen e të dhënave brenda dhe jashtë rrjetës (Sistemi kompjuterik mund të paraqitet si rrjetë në të cilën lidhen pjesët përbërëse të tij).
Tani le të flasim për pjesën më kryesore  të çdo sistemi kompjuterik e që është njësia  përpunuese.

Çfarë funksioni ka njësia përpunuese?
Njësia përpunuese ka për funksion ekzekutimin e instruksioneve të cilët lexohen nga memoria. Më vonë do të shohim më gjerësisht se si bëhet leximi dhe ekzekutimi i instruksioneve.

Çdo njësi përpunuese përbëhet prej tri pjesëve kryesore:
1.  Bashkësia e regjistrave.
2.  Njësia aritmetike-logjike (ALU), dhe
3.  Njësia kontrolluese (CU).

Çfarë janë regjistrat?
Regjistrat janë pjesë harduerike, të cilat për funksion kanë ruajtjen e disa të dhënave.
Regjistrat janë të vendosur brenda njësisë përpunuese, në mënyrë që kjo e fundit t’i shfrytëzojë më shpejtë të dhënat që ndodhen në regjistra. Të gjithë regjistrat e një njësie përpunuese përbëjnë bashkësinë e regjistrave të njësisë përpunuese.

Bashkësitë e regjistrave dallojnë nga një arkitekturë në tjetrën, por në përgjithësi, regjistrat klasifikohen në dy grupe:
1.  Regjistrat “General-Purpose”, dhe
2.  Regjistrat “Special-Purpose”.

Regjistrat “General-Purpose” kanë funksione të shumta, ndërsa, regjistrat “Special-Purpose” kanë funksione të veçanta.  Si shembull mund ta marrim regjistrin PC (Program Counter) i cili është “Special-Purpose” regjistër, në të cilin ndodhet adresa e instruksionit që do të ekzekutohet në vijim. Do të shohim më vonë se ekzistojnë edhe klasifikime të tjera të regjistrave.

Çfarë është njësia aritmetike-logjike?
Njësia aritmetike-logjike paraqet bashkësinë e qarqeve përmes të cilëve kryhen veprimet aritmetike dhe logjike me të dhëna.

Çfarë është njësia kontrolluese?
Edhe njësia kontrolluese paraqet bashkësi të qarqeve e cila është përgjegjëse për leximin, dekodimin dhe ekzekutimin e instruksionit.

Tani le ta shohim arkitekturën e njësisë përpunuese, bashkëveprimin e saj me memorien dhe sistemin për hyrje/dalje.

….Shkarko punimin e plotë në PDF format …..

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKodi i plotë i jetës
Artikulli tjetërIntervistë
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *