Dizajnimi i Propozimit të Vlerës

Autor: MSc. Skender Mustafi

“Dizajnimi i Propozimit të Vlerës” (Value Proposition Design) nga Osterwalder & Co., një libër i cili në mënyrë ilustruese dhe me shembuj konkret flet mbi mënyrën më të lehtë të analizës së vlerës e cila u dedikohet konsumatorëve nga ana e ndërmarrjeve, përkundër disa pikave që i shoh si kritike dhe në aspekt profesional të pa pranueshme, duket të jetë një libër me vlerë për tu lexuar.

Nuk është me rëndësi nëse jeni marrë me modele dhe korniza të ndryshme të propozimit të vlerës, qoftë nëpër materiale të ndryshme studimore, qoftë në vendin tuaj të punës, por me rëndësi është që ky libër sjell në pah një pikëpamje, pavarësisht nëse është tërësisht e pranueshme ose jo, e cila hapë një diapazon të ri kreativiteti në fushën e analizës së vlerës.

Unë sugjeroj që ata të cilët kanë mundësi të lexojnë këtë libër qoftë përmes huazimit ose edhe përmes blerjes së tij, le ta lexojnë.

Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje të shkurtë të librit të bërë në shpejtësi dhe kalimthi.

Shkarko/Lexo përmbledhjen e shkurtër si PDF:

Po këto i keni lexuar?