Drejt FLOSSK.org

0

Shkruan: Skender Mustafi

small1Shkrimi i drejtohet organizatës FLOSSK.org dhe konkretisht shkrimit të tyre “Wikipedia dhe Wikimedia ” (http://www.flossk.org/sq/projektet/wikipedia-wikimedia#comment-79)

Ka një kohë të gjatë (duke e matur përmes përmasave të ndryshimeve në rrjedhën e postimeve dhe redaktimeve) që nuk kam vepruar në Wikipedia në gjuhën shqipe dhe saktësisht nuk e di çfarë po ndodh atje. Sidoqoftë, nga veprimi im intensiv për rreth 4 vite (mbi 40 000 redaktime) kam arritur të shoh shumë nevoja të cilat vërtetë janë të pa shmangshme nëse ato tentohet të largohen nga një ose dy-tre persona.
Po këta pak persona pavarësisht sa aktiv të jenë prapë se prapë nuk arrin të veprojnë me efektivitetin maksimal duke marr parasysh se nuk ka veprim të përbashkët në përcaktimin e planeve dhe realizimin e tyre. Meqë projekti është një vend i hapur për të gjithë fluksi i paraqitjes së shkrimeve të reja është (ishte) marramendës. Në çdo ditë të vetme për rreth dy vite kam arritur të shoh se si nevoja për vrojtim është po aq e rëndësishme sa edhe vet nevoja për të shtuar artikuj të ri. Shkak i rritjes së nevojës së vrojtimit është se brenda 24 orëve realizohen mbi 1000 ndërhyrje në mbi 300 artikuj ekzistues dhe artikuj të ri. Kontrollimi, etiketimi, përmirësimi, ndihma, e veprime tjera të ngjashme janë vetëm fillime të vrojtuesit i cili pastaj sipas vullnetit dëshiron të shtoj dhe një artikull të ri. Kësaj i shtohet edhe konflikti i cili sjell telashe shtesë pasiqë koncepti i një artikulli i cili tentohet të jetë vërtetë enciklopedik keqkuptohet nga ata të cilët kanë dëshirë të postoj diç rreth dajës, tezes, lagjes, ronaldos etj. etj.

Fatkeqësisht redaktuesit ngopen nga gjëra të tilla dhe përfundimisht vendosin të ikin. Gjatë kohës që isha aktiv kam pasur rastin të diskutoj dhe të bashkëpunoj me 4-5 përdoruesit më aktiv të Wikipedia-s shqip në të gjithë kohën dhe të gjithë janë larguar.

Ajo që unë tentoj të tërheqë në këtë shkrim është që një organizatë si ju, në rast të prezantimi të një mbështetjeje të Wikipedia-s shqip të veproni rreth organizimit të një pune të vërtetë në të dhe jo vetëm të paraqiteni si të tillë. Formimi i një grupi përgjegjës i cili do të ndërmerrte hapa të vërtetë drejt rritjes së kualitetit përmes rritjes së kapacitetit për vrojtim do të ndikonte dukshëm në tërheqjen e personave profesional në publikimin e artikujve të ri dhe në përmirësimin e artikujve ekzistues. Me keqardhje them se fjalët boshe, sikur ato më sipër, dhe paraqitja e një etikete se organizata është duke vepruar në atë drejtim, janë aktivitete të kota dhe shprehje që shfaqin pa përgjegjësi.

Mua më vjen keq që një organizatë si FLOSSK, e vetmja e llojit të vetë në shqip, të shprehet haptazi me pa përgjegjësi dhe pretendime. Megjithatë shpresoj se ndër këtë organizatë gjenden persona të cilët vërtetë janë të bindur drejt veprimit të “lirë” dhe ndërmarrin diç në drejtim të veprimit të vërtetë në Wikipedia shqip ose drejt largimit të pretendimeve të këtilla me paraqitje të projekteve të rreme.

Skender Mustafi
fjalaime.ch

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *