Kur Ebu Hanifen, gjatë rrugës për në Mekë, duke kaluar nëpër shkretëtirë, në një të nxehtë të padurueshme, e kishte marrë etja aq shum saqë i ishte tharë fyti, – nga nomadi që i kishte huazuar deven, kërkoi t’i jepte të pinte ujë nga ena e tij, pa i shkuar mendja se ky do ta refuzonte.
- Nuk ka asnjë pik ujë falas – iu përgjigj nomadi – por mund të ta shes edhe enën edhe ujin për një dukat !
Ebu Hanifja, të cilin aq fort e kishte kapluar etja, pranoi dhe i tha:
– Mirë, ja një dukat, vetëm sille ujin!
Nomadi i futi të hollat i gëzuar në qesen e tij, kurse Ebu Hanife mendoi me veten: Gëzimi yt është i shkurtër, nuk do të zgjas shumë! Pas një kohe, Ebu Hanifja i nxori nga çanta e tij hurmat e Basrës, jashtëzakonisht të shijshme, dhe filloi të hante. I ofroi dhe nomadit disa sosh. Meqenëse nomadi i hëngri me oreks, Ebu Hanifja i dha prapë. Për shkak se hëngri shum hurma dhe vapa e drekës kishte arritur kulmin, nomadin e kaploi etja aq shumë, saqë nuk kishte rrugëdalje tjetër përpos t’i kërkonte ujë Ebu Hanifes, për ta shuar etjen. Mirëpo i erdhi turp, sepse para pak çastesh,vetë ai ia kishte shitur ujin. Mirëpo, etjen nuk mund ta duronte, prandaj kërkoi nga Ebu Hanifja që t’i jepte ujë.
– Tek unë çdo gllënjkë është nga një dukat! – i tha Ebu Hanifja.
Nomadi fatkeq ia dha dukatin qe e kishte marr prej tij, Ebu Hanifja ia ktheu edhe enën edhe ujin, dhe e mësoi që në të ardhmen të mos bëhej koprrac dhe të mos i sprovonte të eturit me ujë.