Llojani dita ditës është duke u bërë qendër edhe më e njohur jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Nga qarqet shtetërore Llojani është i njohur si fshat i lënë anash, ku mund të ndodh gjithçka dhe shtetit të mos i bie asnjë lloj faji mbi supe. Nga qarqet mediale fshati është kuriozitet ku herë pas here presin të ndodhë diçka interesante nga perspektiva e tyre që më pas të mundë të mbushin oraret dhe fletët e tyre të lajmeve ekskluzive.
Ngjarja e cila këto dita stërmbush mediet tradicionale dhe elektronike duket sikur e mahnitshme, thuajse është pjellë e natës së kaluar përkundër faktit që fshati është stacion emigrantësh për më shumë se dy vite.
Problemi i migrimit, strehimit, të ushqyerit, problemit të fshatarëve me sjelljen ndaj emigrantëve si dhe problemet tjera, nuk janë trajtuar asnjëherë nga shtetit. Nga ky fakt vien në pah ndryshime në sjelljen e zakonshme shoqërore të një pjese të caktuar të banorëve të fshatit të cilët merren në një ose në formë tjetër . Këtë gjendje mediet e vlerësojnë si të pa pritur, delikuente dhe të pa ligjshme.
Është e qartë që shteti ka shfrytëzuar humanizmin e llojanasve për të lënë pas dore çështjen e emigrantëve të cilët shfrytëzohen për të përbuzur moralin dhe identitetin e vendaseve kinse të jenë burim i rëndësishëm financiar. Sidoqoftë, populli jo rastësisht është përqendruar në thënien se „faji është jetim“. Megjithatë, llojanasit e dinë mirë se nga cili drejtim vjen faji, pra nga drejtimi i cili në kolona vijnë emigrantët dhe shteti mbush gojën me lesh dhe heshtë në llogari të banorëve.