elegji rilindjeje

0

po e mbjell këtë farë jete
në dheun e shpirtit të vjetër

me lot
po e ujis këtë ëndërr të re

shihni
sytë më mbyllen
sikur elektrik makine
që mbeti me kotecin e heshtjes
në gërmadhë turpi

po shihni prapë
se ç’mbin
o ,njerëz
nga shpirti një mall
o gjaku im
e nga dheu një asht e një shpirt i ri

dhe prapë lind në të pa gdhirë
një zë i qetë
e më le gojëhapur
gojëmbushur me gjak
më le shërbëtor abetares t’i gjej zot
sot
nesër
në mot, e përgjithmonë

më le
të lidhur për nderi
zogut t’i gjej këngë për himn
rilindjeje

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakXhafer Sadiku dhe sprova
Artikulli tjetërpër të kujtuar fundin
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *