Elementet e përbashkëta të ligjit islam dhe atij ndërkombëtarë

0

Organizata ndërkombëtare e kryqit të kuq shpërndau një broshurë botuar në pesë gjuhë të cilat janë zyrtare në OKB. Broshura u shtyp në formë të bukur dhe forma tërheqëse. Titulli i saj ishte “Nga kujtesa e Historisë arabo-islame” . në të bëhet një krahasim i bukur dhe preciz mes ligjit ndërkombëtarë me të cilin veprohet sot ne nivel ndërkombëtar sipas katër marrëveshjeve të Gjenevës së vitit 1949 dhe dy protokollet shtesë të këtyre marrëveshjeve, të miratuara në vitin 1977 dhe mes parimeve dhe mësimeve humane të islamit.

Po qese hedhim një shikim me kujdes mbi trashëgimin e pasur arabo-islame, do të na bëhet i qartë kujdesi dhe rëndësia e madhe të cilën ua kushton kjo trashëgimi traditave kolorsiake1, sa që i dha asaj (kalorësi) ngjyrë humane dhe thirri në respektimin e disa rregullave të saj edhe atë si për nga respekti reciprok, si për nga rregulli dhe drejtësia gjatë sulmit dhe mbrojtjes, si psh: ndalesa për vrasjen e atij që bie nga kali ose atij të cilit i është mbytur kali përfshirë këtu edhe edhe respektimin e të drejtave të luftëtarëve, butësinë ndaj viktimave dhe sjelljen ndaj tyre në mënyrë njerëzore, gjëra këto mbi ta cilat ajo pajtohet plotësisht me tekstin dhe frymën dhe tekstin e Ligjit ndërkombëtar njerëzor, i cili po ashtu parasheh mbrojtjen e dhe respektimin e të drejtave të luftëtarëve dhe viktimave të konflikteve të armatosura, si dhe kufizon përdorimin e forcës gjatë betejave luftarake vetëm kundër luftëtarëve, kurse ndalon përdorimin e saj kundër qytetarëve ose luftëtarëve te cilët janë larguar nga fushëbeteja për shkak të plagëve të marra.
Me të vërtetë studimi i kujdesshëm do të na e qartësoj kujdesin e ligjit (sheriatit) tolerant islam dhe kujdesin e udhëheqësve të ushtrive muslimane ne respektimin e armikut, pa marrë parasysh a është armiku luftëtarë, rob apo qytetarë. Kjo vërteton se ligji (sheriati )islam ishte një nga burimet kryesore prej të cilit Ligji ndërkombëtarë njerëzor i kopjoi rregullat dhe parimet e tij të larta.
Në faqet që vijojnë do të gjejmë tekste nga trashëgimia, të cilët i nxorëm si shembuj dhe dëshmi nga thesari arabo-islam dhe i vërtetuam tekstet e ligjit ndërkombëtarë bashkëkohor njerëzor që përputhet me to. Në fillim e shoh të arsyeshme t’iu njoftoj me esencën e Ligjit ndërkombëtarë njerëzor të cilin do të mund të definonim si “përmbledhje rregullash ligjore të cilat përcaktojnë të drejtat e viktimave të konflikteve të armatosura, të cilat u caktojnë luftëtarëve rregulla në përdorimin e mjeteve ushtarake, duke kufizuar përdorimin e forcës vetëm kundër luftëtarëve dhe të cilat përcaktojnë viktimat e konflikteve të armatosura, ku hyjnë: të vrarët, të lënduarit, të sëmurit dhe robërit e luftërave tokësore, detare dhe ajrore duke përfshirë këtu edhe të mbrojturit në tokën e okupuar.

Dokumentet mbështetëse të këtij ligji janë :
– Katër marrëveshjet e Gjenevës, të vitit 19492
– Dy protokollet shtojcë të marrëveshjeve të Gjenevës, të aprovuara në 19773 .
– Parimet e Ligjit ndërkombëtarë të cilat janë në pajtim me traditat e njerëzimit dhe ndërgjegjen e përgjithshme, duke përfshirë këtu edhe rregullat njerëzore të nxjerra nga çfarëdo konvente ndërkombëtare.
Kush i hedh një vështrim trashëgimisë islame do të shohë se ajo është identike me marrëveshjet-konventat bashkëkohore të cilat kufizojnë përdorimin e forcës në konfliktet e armatosura, dhe se luftën në islam e karakterizon mëshira dhe nderi. Ta lexojmë thënien e Muhammedit a.s. që ua ka thënë udhëheqësve të ushtrisë :” Nisuni në emër të Allahut dhe me begatitë e të Dërguarit të Tij, dhe mos vritni pleq të moshuar, as fëmijë të vegjël, e as gra, mos tradhtoni dhe bëni mirë, se vërtetë Zoti i do bamirësit”
Këtë thënie e vërtetoi edhe kalifi i parë rashidijj, Ebu Bekër es-Siddiku duke thënë :
“Mos pritni ndonjë palmë, e as mos i digjni ato; mos preni drunj frytdhënës, mos therni asnjë dele,as lopë e as deve, përveç se për nevojë ushqimi. Madje ju do të kaloni për rreth atyre të cilët gjenden duke u lutur në faltore, ndal leni ata ti vazhdojnë lutjet e tyre”.
Madje vazhdoi duke i thënë Jezid bin Ebi Sufjanit : “E mos lufto ndonjë të lënduar, pasi një pjesë e tij nuk është e tij”.
Çështja nuk mbaron me kaq, por tani i vjen radha fik’hut islam4 i cili këto dispozita i degëzon në shumë degë. Kështu psh: dy imamët, Maliku5 dhe el-Evzai thonë se në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast nuk bën të bëhet vrasja e grave dhe fëmijëve të armikut, bile edhe nëse armiku i shfrytëzon ato si mburojë.
Në anën tjetër Ligji ndërkombëtarë njerëzor e rregulloi në mënyrë precize përdorimin e forcës ushtarake duke e kufizuar atë vetëm ndaj ushtarëve dhe udhëheqësve ushtarakë, me çka pëlqehet plotësisht me atë që u tha më parë në hadithin6 e Muhammedit a.s drejtuar ushtarëve musliman.
Duke pasur parasysh dominimin e natyrës njerëzore, ligj i cili rregullon çështjet e konflikteve të armatosura u emërtua si “Ligji Ndërkombëtarë Njerëzor”7. Ky ligj siguron të realizohet mbrojtja e disa grupeve dhe personave, e ato janë po ato grupe dhe persona dhe grupe një pa ndarë i përmend islami:
– Të plagosurit,të sëmurët dhe të përmbyturit(dy marrëveshjet e para dhe e dyta si dhe protokolli i parë),
– Robërit e luftës (marrëveshja e tretë dhe protokolli i parë),
– Qytetarët(marrëveshja e katërt dhe protokolli i parë);
– Viktimat e konflikteve të brendshme të armatosura (neni i tretë i përbashkët dhe protokolli i parë);
– Personat e shërbimeve shëndetësore,shërbyesit fetarë si dhe personat e organizatave humanitare.
Ligji Ndërkombëtarë Njerëzorë përcaktoi po ashtu në mënyrë precize edhe pronat dhe vendet e mbrojtura, si dhe caktoi rregull precize mbi mënyrën e mbrojtjes së tyre dhe ndalimin e sulmit ndaj tyre, e ato prona dhe vende janë :
– Shenja –simboli i mbrojtjes(gjysmëhëna e kuqe ose kryqi i kuq)
– Njësitë dhe objektet shëndetësore, të gjitha llojet dhe mjetet e tyre;
– Prona e natyrës civile;
– Prona kulturore dhe vendet e adhurimit(tempujt fetarë);
– Vendet-zonat e mbrojtura;
– Zonat neutrale;
– Vendet –zonat e pambrojtura;
– Zonat e demilitarizuara (paarmatosura);
– Mjetet e punës së mbrojtjes civile dhe objektet e saj;
– Objektet të cilat përmbajnë energji të rrezikshme si:penda,hidrocentralet,termocentralet..
– Ambienti natyror.
Ligji Ndërkombëtarë Njerëzorë ka sjellë sisteme rregullash dhe parimesh, të cilat kanë për qëllim mbreojtjen e viktimave të konflikteve të armatosura, me ç’rast iu siguron atyre mbrojtjen dhe kujdesin e mjaftueshëm dhe kujdesin e duhur në rast të vdekjes apo humbjes. Rreth mbrojtjes së qytetarëve dhe objekteve civile ekzistojnë rregulla dhe parime që kanë zënë vend të rëndësishëm në paragrafët e këtij ligji. Të gjitha këto rregulla nuk kanë për qëllim asgjë tjetër veç se ngritjen e vlerave dhe parimeve rrënjosura në në trashëgimin botërore njerëzore, edhe pse ato në kohët e reja janë formuluar në forme të teksti të marrëveshjeve ndërkombëtare. Organizata ndërkombëtare sot ka nevojë të madhe për to, sidomos nga shkaku se aktet e përgjakshme të cilat i shoqërojnë shumicën e konflikteve të armatosura karakterizohen me vrazhdësi dhe egërsi. Këto rregulla janë konstante dhe mirë të ngritura në fik-hun islam i cili vuri rregulla mbi marrëdhëniet ndërnacionale me armikun i cili nuk mundet të luftojë; bëri dallim në mes luftëtarëve dhe jo luftëtarëve, dhe garantoi mbrojtjen e emisarëve, si dhe ndaloi tradhtinë në luftë.
Në vazhdim do të paraqesim disa shembuj mbi mënyrën e sjelljes së muslimanëve ndaj të lënduarve, të sëmurëve dhe robërve.
– Sa u përket të drejtave të të plagosurve,dhe të sëmurëve duhet përmendur se islami obligon mirësjellje ndaj të lënduarve dhe të sëmurëve, ndaloi luftimin, vrasjen sakatimin ose gjymtimin e tyre. Sjelljet e Salahudin el-Ejubit gjatë luftërave të kryqëzatave, janë shembulli më i mirë në këtë drejtim për një gjë të tillë, me ç’rast ai vet u angazhua për shërimin e udhëheqësit të kryqtarëve, Riçard Zemërluanit.
“Nga ajo që përmendet në literaturën e historisë, kuptojmë se Riçardi gjat sëmundjes së tij ishte këmbëngulës në kërkimin ë pemëve dhe akullit prej Salahudinit. Salahudini i kërkonte ato gjëra enkas për të dhe ia dërgonte atij. Kjo sjellje e Salahudinit la përshtypje shumë të mirë në shpirtin e Riçardit.
– Sa i takon sjelljet së muslimanëve ndaj robërve të luftës në Kur’anin famë lartë thuhet:
”Ata që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër”. (El-Insa :8), kurse Muhammedi a.s. thotë: ”Ju porosis që të silleni mirë ndaj robërve”, me ç’rast qysh para që një mijë viteve i porositi muslimanët për mirësjellje ndaj robërve, në kohën kur robërit vriteshin, torturoheshin dhe masakroheshin, kurse ca të tjerë mbaheshin edhe më tej robër. Hadithet të cilët porosisin mirësjellje ndaj robërve janë të shumta, kurse ne do të shkëputim disa prej tyre që përmenden në “Usdul-gabeti”6/213, në biografinë mbi Ebu Aziz Umejrin. Më këtë rast ,Muhammedi a.s.ua ndau muslimanëve robërit e Bedrit8 dhe tha :”Ju porosis që të silleni mirë ndaj robërve”, Ebu Azizi thotë: ish rob i Bedrit (isha prej atyre që morën pjesë në luftën e Bedrit dhe u zura rob) dhe e dëgjova Muhammedin a.s. kur e tha atë fjalë, dhe po qese u afrohej atyre ushqim dhe po ndokujt i binte në duar ndonjë thërrmi buke menjëherë ma hidhnin mua dhe më bënin nder. Unë turpërohesha, ashtu që e merrja kafshatën dhe ia ktheja atij që ma jepte, mirëpo ajo përsëri më kthehej mua.
Në Kur’anin famë lartë gjithashtu thuhet :”Për asnjë pejgamber nuk që me vend të ketë robër derisa ta ketë dërrmuar me luftë (armikun) në tokë…” (El-Enfal:67) dhe po ashtu thuhet:”O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja se posa të vërej All-llahu ndonjë të mirë(besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai ju jep dhe më shumë të mira nga ajo që u është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh” (El-Enfal:70).
Këto ishin disa nga dispozitat e sheriatit islam ne lidhje me të drejtat e luftëtarëve dhe viktimave të konflikteve të armatosura në sfondin arab, sa për ilustrim kurse librat e fikhut janë përplot me shkrime, të klasifikuara ne kaptinën mbi udhëtimet ose luftërat, ku fukahatë9 i shtuan çështjet dytësore duke i përmbushur me to thelbësore; përmbushën dispozitat dhe përmes punës, studimit, përpjekjes (ixhtihadit) së tyre formuan një teori ideale mbi Ligjin Ndërkombëtarë Njerëzor bashkëkohor, teori të cilët sheriati islam (jurisprudenca islame) e formuloi më se një mijë vjet para Organizatës Ndërkombëtare dhe ende qëndron para kësaj organizate, duke marrë parasysh kërkesat e fukahave bashkëkohorë për mbrojtje edhe më të madhe të viktimave t ë konflikteve të armatosura.
Meqenëse rregullat më të rëndësishme logjike për respektimin e ndonjë rregulle ligjore është njohja e asaj rregulle, rregullat e Ligjit Ndërkombëtarë Njerëzor bashkëkohor e mbi të gjitha katër marrëveshje të Gjenevës së vitit 1949, i obliguan shtetet nënshkruese të tyre në aktivitetin për shpërndarjen e njohurisë në lidhje me këto rregulla.

I
Neni i tretë, që është nen i përbashkët në katër marrëveshjet e Gjenevës të vitit 1949, thotë: “e palëve në konflikteve të armatosura u ndalohen :
– Veprimet e përdorimit të dhunës kundër jetës dhe personave;
– Cenimi i nderit personal, e me theks të posaçëm nënçmimi dhe sjellja mizore”.
Në Kur’anin famë lartë thuhet :”Ne, vërtetë nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit),…”(El-Israë:70)
Në një hadith të ndershëm thuhet se Pejgamberi a.s. u ngrit në këmbë për nder të kufomës së një njeriu jomusliman, më ç’rast iu tha Pejgamberit a.s. se ai nuk është musliman, kurse Muhammedi a.s. tha :”A thua nuk është njeri” (transmeton Buhariu). Po ashtu tha: ”Un jam dëshmitarë se të gjithë robërit e All-llahut janë vëllezër”(transmeton ibn Hanbeli nga Zejd bin Erkami).
Neni i 14 i marrëveshjes së tretë të Gjenevës në lidhje me sjelljen ndaj robërve të luftës thotë: ”Robërit e luftës në të gjitha rastet e meritojnë të drejtën e respektimit të personalitetit dhe nderit të tyre”.
Të njëjtën përmbajtje e ka edhe neni 27 i marrëveshjes së katërt për sa i takon mbrojtjes së personave civil në tokën e okupuar.

II
Neni i 27 i marrëveshjes së tretë të Gjenevës të vitit 1949, nen ky i posaçëm mbi sjelljen ndaj robërve të luftës, thotë: ”Shteti i cili mban peng robër të luftës e ka për obligim që ti furnizoj ata me sasi të mjaftueshme të rrobave, rrobe të brendshme, çorape…me kusht që të jenë të përshtatshme me klimën e vendit në të cilën qëndrojnë robërit ,e po qese rrobat e forcave të armatosura të shtetit i cili i mban peng robërit janë të përshtatshme për temperaturën, atëherë bën të përdoren për veshmbathjen e robërve të luftës”.
Përsëri kthehemi në luftën e kryqëzatave dhe tek Slahhudin el Ejubi i cili sillej mirë ndaj robërve e sidomos ndaj të dalluarve prej tyre dhe u mundësonte atyre që jetë të mirë si dhe u jepte rrobe. Kur pas betejës njerëzit i sollën të vrarit e tyre me ç’rast Salahhudini i nderoi te avancuarit duke u dhënë ushtarëve të avancuar të Ifrensisit nga një gëzof të posaçëm dhe po ashtu urdhëroi që të gjithë të tjerëve tu jepet nga një gëzof pasi ishte shumë kohë e ftohtë. Kur lufta ose rrethimi përfundoi me dorëzimin e palës tjetër ,kushtet e dorëzimit i realizonte me precizitet, bile ato i realizonte ne favor të të dorëzuarve, më tepër se sa lejonin kushtet. Kurse kur robërit e bënin shpagimin e tyre ai dërgonte roje të posaçme të cilët i mbronin ata derisa të arrijnë në vendin e tyre të siguritë”.

III
Rregulla parasheh barazi në sjelljen ndaj të gjithë robërve. Kjo del nga neni 16 i marrëveshjes së tretë marrëveshje e cila ka të bëj veçanërisht me mënyrën e sjelljes ndaj robërve të luftës. Mirëpo neni 16 aludon në sjellje më të mirë për shkak të gjendjes shëndetësore të robit varësisht nga mosha aftësia apo profesioni i tij.
Për realizimin e njëjte të tillë në nenin 44 të kësaj marrëveshje thuhet: ”Ndaj oficerëve dhe ndaj robërve të cilët kanë pozitë të njëjtë duket të sillemi në bazë të pozitës dhe moshës së tyre”. Protokolli i parë i vitit 1977, i cili iu bashkëngjit vendimeve të katër marrëveshjeve të Gjenevës të vitit 1949, përcaktoi rregullat e mbrojtjes së përgjithshme të banorëve civil, objektet civile, kulturore, vendeve të adhurimit (faltoreve), objekteve dhe materialeve të cilat janë të pashmangshme për ekzistencën e banorëve civil nga pasojat e luftës.
Neni 51: ”Nuk që banorët civil të jen objekt sulmi”.
Neni 52: ”Objektet civile nuk duhet të janë objekt sulmi apo sulmesh të parandalimit”.
Neni 53 : ”Objektet kulturore dhe vendet e adhurimit(faltoret) nuk duhet të jen objekt sulmi apo parandalimi”.
Neni 54 : ”Ndalohet sulmi apo shkatërrimi i artikujve ushqimorë, vendeve bujqësore, prodhimeve, bagëtive, ujësjellësit…, të cilët janë të domosdoshme për ekzistencën e banorëve civil”
Krahas kësaj shumë mire tani më na jenë të njohura thëniet e eprorëve musliman drejtuar ushtrive muslimane para nisjes së tyre për në luftë :”…mos tradhtoni, mos vidhni, mos vritni fëmijë të vegjël, as pleq as gra, mos preni e as mos digjni ndonjë palmë, mos preni drunj frytdhënës, mos therni asnjë dele,lopë apo deve përveç për ushqim” (porosia e halifit Ebu Bekër es-Siddik që ia dha Usame bin Zejdit, udhëheqësit të ushtrisë arabe, kur u nisën drejt Shamit).

IV
Neni 82 i marrëveshjes së katërt të Gjenevës të vitit 1949, në lidhje më mbrojtjen e qytetarëve gjatë luftës thotë: ”…anëtarët e familjes e sidomos prindërit dhe fëmijët, gjatë gjithë kohës së arrestimit të qëndrojnë në të njëjtin kamp arrestimi (burg);… të arrestuarit kanë të drejtë të kërkojnë marrjen e fëmijëve të vet të pa arrestuar dhe atyre që mbeten pa kujdes familjar që tu bashkëngjiten atyre.
Anëtarët e arrestuar të një familjeje,sipas mundësisë, të qëndrojnë në të njëjtën ndërtesë ,dhe atyre t’u sigurohet vendqëndrim i veçantë nga të arrestuarit tjerë, duke ua mundësuar atyre nevojat kryesore për jetesë familjare.
Kurse në nenin 74 i protokollit të parë, i cili u është bashkangjitur katër marrëveshjeve të para parasheh tubimin e familjeve të shkapërderdhura ai rezultat i konflikteve të armatosura”.
Sa i përket historisë islame në lidhje me këtë çështje vërejmë :
Përmendet se halifi abbasit El-Mu’tesam Bil-lah mori me dhunë një nga fortesat e Ermenisë edhe atë pas Luftës së Amurisë dhe urdhëroi që anëtarët e familjeve të cilët kanë rënë rob, të mos ndahen10.
Buile lidhur edhe me botën e shtazëve, Ibën Mesudi thotë: ”Ishim në një udhëtim bashkë me Muhammedin a.s., e ai (Muhammedi a.s.) u largua pak për nevojë, kurse ne pamë një shpend i cili me vete kishte dy zogj të vegjël dhe ia morëm atij ata dy zogj, kurse shpendi filloi të sillet e të fluturoj rreth nesh. Kur u kthye Muhammedi a.s., tha:
”Kush e hidhëroi këtë shpend për shkak të birit? Ktheni të birin”. Kurse në një hadith të ndershëm thuhet: ”Një prostitute prej prostitutave të Beni Israilëve e pa një qen që nga etja e madhe rrotullohej rreth pusit. Me këtë rast ajo nxori nga pantoflën(këpucën)e saj, e mbushi me ujë dhe i dha qenit. Për këtë gjest asaj iu falën mëkatet”(transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Një njeri gjatë rrugës e kaploi etja. Zbriti në një pus dhe piu ujë, e pastaj u ngrit prej tij dhe doli, me ç’rast pa një qen i cili gulçonte nga etja. Njeriu tha në vete: ”Këtë e paska kapluar etja si edhe mua “andaj zbriti në pus dhe mbushi këpucën e tij më ujë dhe ia dha qenit. Zoti për një gjest të tillë e shpërbleu dhe ia fali atij mëkatet. Mandej i thanë: ”O i Dërguar i All-llahut, a thua kemi shpërblim për kujdesin tonë rreth kafshëve?” Muhammedi a.s. tha :”Për çdo mëlçi të freskuar, ka shpërblim”.(transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

V
Protokolli i parë i vitit 1977, i cili u bashkëngjitet dispozitave të katër marrëveshjeve të Gjenevës të vitit 1949, rregullon çështjen e përdorimit të forcës ushtarake dhe kushtet e këtij përdorimi .
Edhe atë, neni 40: “Ndalohet urdhërimi për likuidimin fizik masiv, duke mos lënë asnjë të gjallë, apo kanosja me një gjë të tillë armikut, apo ndërmarrja e operacioneve kundërshtare mbi këtë bazë”.
Nenin 41: ”Personi i paaftë për të luftuar nuk bën të jetë objekt sulmi, e dihet se robërit dhe të lënduarit konsiderohen si të paaftë për luftë”.
Neni 76: ”Gratë duhet respektuar veçanërisht. Ato duhet të gëzojnë mbrojtje e sidomos duhet ruajtur prej dhunimit dhe detyrimit në kryerjen e veprave prostitucionale (kurvërisë)”11.
Neni 77: ”Fëmijët duhet të jen objekt i respektit të veçantë dhe ti sigurohet atyre mbrojtje e posaçme”.
Krahas kësaj që u tha në faqet e historisë islamë gjejmë këtë :
“E po ndaj tyre korrët fitore ,mos vritni ndonjë prej atyre që ikin; mos vritni të lënduarit;mos zbuloni pjesë të turpshme; mos gjymtoni (masakroni) të vdekurit; mos prekni në sedër (nder); mos hyni në ndonjë shtëpi pa leje; mos merrni diçka nga pasuritë e tyre; mos i mundoni gratë me diçka qoftë edhe nëse ju mallkojnë ju ose udhëheqësit tuaj; dhe përmendni All-llahun ,nodshta do të mëshiroheni” (nga porositë e halifit Ali bin Ebi Talib ) të cilat ua dha ushtarëve të vet12.

VI
Katër marrëveshjet e Gjenevës të vitit 1949 ndaluan sjelljen e hakmarrëse kundër viktimave të konflikteve të armatosura ,dhe kjo tregon qartë mbi domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave të viktimave. Përmes kësaj cilësie, Ligji Ndërkombëtarë Njerëzorë dallohet nga parimet e tjera të ligjit të përgjithshëm ndërkombëtarë.
Neni 20 i protokollit të parë të vitit 1977, i cili protokoll është shtesë dhe përmbushës i dispozitave të katër marrëveshjeve të Gjenevës të vitit 1949, thotë se :”Ndalohet sulmi ndaj personave dhe objekteve”.
Në tjetrën an qëndron:”Halifi emevi, Muavije bin Ebi Sufjani, në momentin kur nënshkroi marrëveshje paqësore me romakët,qe i detyruar që të marrë prej tyre pengje, për tu siguruar nga tradhtia e tyre. Mirëpo ata e tradhtuan atë. Pas këtij rasti, ai ua ktheu atyre pengjet, duke thënë: ”Me të vërtetë kthimi i tradhtisë me besnikëri është më i mirë se sa kthimi i tradhtisë me tradhti”.
– Qëndrimin të cilin e mori Muhammedi a.s.me rastin e çlirimit të Mekkes,me ç’rast tha: ”O populli Kurejsh13, o popull i Mekkes, çka mendoni se do bëj unë me ju? – Sot nuk hidhet faji mbi ju, Zoti do t’ua falë juve gabimet, me të vërtetë Ai është më i mëshirshmi ndaj shkoni se ju jeni të lirë”.

VII
Në nenin 14 të marrëveshjes së tretë thuhet: ”Robërit e luftës, në të gjitha rastet ,gëzojnë të drejtën e respektimit të të personalitetit dhe nderit të tyre dhe se ndaj grave të robëruara duhet sjellë në atë mënyrë, vazhdimisht duke pasur parasysh gjininë e tyre dhe në të gjitha rastet ndaj tyre duhet sjellë mirë sikur që sillemi ndaj burrave “.
Përkundrejt këtij teksti që kërkon respekt kemi një shembull tjetër i praktikuar pikërisht teksti i lartpërmendur shumë kohë nga ana e muslimanëve që jetuan diku ka shekulli i VI më saktë :
“Në ditën e Huneinit14, Muhammedi a.s. kaloi pran një gruaje të vrarë, pran së cilës ishin mbledhur njerëzit, gjë që tregon se një gjë e tillë është e ndaluar, jo i zakonshëm dhe i rrallë ndaj dhe lajmëroi Halid bin el-Velidin: ”I Dërguari i All-llahut të ndalon ty që të vrasësh gra fëmijë apo rrogëtarë (mercenarë)”, kur Muhammedi a.s. qëndroi pran saj tha: ”Kjo nuk është dashur të vritet”.
Halifi i njohur musliman Aliu r.a. me një rast tha :”Mor prekni nderin e askujt, mos hyni në ndonjë shtëpi dhe mos keq trajtoni ndonjë grua edhe po qese u mallkojnë ose i nënçmojnë udhëheqësit .

VIII
Marrëveshja e parë e vitit 1949, që ka të bëj me përmirësimin e gjendjes së të lënduarve dhe të sëmurëve prej pjesëtarëve të forcave të armatosura, në fushëbetejë, përcaktoi rregullat e respektimit të njësive dhe objekteve shëndetësore. Në nenin 19 thuhet: ”Nuk lejohet në asnjë rast sulmi ndaj objekteve statike dhe atyre lëvizëse shëndetësore të cilat u takojnë shërbimeve shëndetësore, por ato respektohen dhe mbrohen në çdo kohë nga ana e palëve në konflikt dhe po qese ato bien në dorë të palës kundërshtare, ajo palë e ka për obligim që personelit të atyre objekteve dhe njësive tu jap liri të plotë për vazhdimin e obligimeve të tyre…”
Kurse çështjen e respektimit dhe mbrojtjes së personave të shërbimeve shëndetësore, si dhe atyre të organizatave fetare, e vërteton neni 15 i protokollit të parë i cili është plotësues i vendimeve të marrëveshjes së Gjenevës.

IX
Marrëveshja e parë e Gjenevës, e cila ka të bëjë me përmirësimin e gjendjes së të lënduarve dhe të sëmurëve prej personave të forcave të armatosura në fushëbetejë,parasheh rregullat e varrimit të të vdekurve, respektimin e kufomave të tyre dhe punët rreth varrimit sipas ceremonive fetare, aq sa lejojnë kushtet dhe rrethanat (Neni 17).
Kurse në nenet 18 e më tej, të marrëveshjes së dytë, të cilët kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së të lënduarve, të sëmurëve dhe të fundosurve të forcave të armatosura detare, përcaktojnë procedurat të cilat duhet ndjekur për gjetjen e kufomave të fundosura dhe mënyrën e varrosjes së tyre ,sipas ceremonive dhe traditave fetare. Ndërsa neni 34 i protokollit të parë obligon respektimin e kufomave të personave të cilët vdesin si rezultat i okupimit, apo gjatë arrestimit,apo për shkak të operacioneve ushtarake.
Krahas kësaj kemi Ukbe bin Amir el-Xheheniu ia solli halifit Ebu Bekër es-Saddik kokën e njërit prej të vrarëve politeist, me ç’rast Ebu Bekri u hidhërua dhe tha: ”Mos më sillni mua ndonjë kokë, se për ndryshe i keni kaluar kufijtë, mua më mjafton shkresa dhe lajmi”.
Prej sjelljeve islame gjatë xhihadit, është edhe mos gjymtimi i të vrarëve, sepse kur Muhammedi a.s. pas mbarimit të luftës së Uhudit ,e pa xhaxhin e vet ,Hamzanë r.a., se si i ishte çarë barku dhe i ishte ndarë mëlçia dhe si është masakruar, tha:”Po qese më takon Zoti me Kurejshët do të masakroj 30 prej tyre” kurse kur shokët e tij ku panë këtë dëshpërim tek Pejgamberi a.s. thanë:”Për Zotin nëse Zoti na takon më ndonjë ditë prej ditëve do ti masakrojmë ata me një masakrim të cilin nuk e ka bërë askush prej arabëve”.
All-llahu xh.sh. lidhur me thënien e Muhammedit a.s. dhe shokëve të tij zbriti ajetin Kur’anor në të cilin thuhet :“Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është më i miri për ata që durojnë. Pra të jesh i durueshëm. Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut . Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhinë që bëjnë ata! S’ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm dhe ata që janë bamirës ”(En-Nahl:126-128). Pas shpalljes së së këtij ajeti, Muhammedi a.s. ua fali mosbesimtarëve një veprim të tillë, duroi dhe e ndaloi masakrimin, dhe tha :”Do të durojmë “ dhe pastaj dha dhuratë për betimin që e bëri në fillim.

X

Neni 37 i protokollit të parë, i cili është plotësues i vendimeve të katër marrëveshjeve të Gjenevës së vitit 1949 ,ndali tradhtinë, me ç’rast ndaloi vrasjen e armikut, lëndimin ose robërimin duke u mbështetur në tradhti. Tradhti konsiderohen ato veprime të cilët nxisin mirëbesimin e armikut, veprime këto të cilët bëhen me qëllim të tradhtimit të këtij mirëbesimi, të cilët e shtyjnë armikun të besojë se ai ka të drejtë ose ka obligim i cili lejon mbrojtjen, sipas rregullave të ligjit ndërkombëtarë, të cilat praktikohen në konfliktet e armatosura. Madje s’ka dyshim se nënshkrimi i një marrëveshjeje i obligon palët nënshkruese në respektimin e asaj marrëveshjeje.
Neni 5 i marrëveshjes së katërt të Gjenevës, përcaktoi rregullat e sjelljes ndaj të mbrojturve, të cilët kanë kryer veprim e tradhtie dhe spiunazh në bazë të nenit 37.
Kurse për marrëdhëniet ndërkombëtare sipas islamit ,shënojmë këtë shembull:
Umejr bin es-S’adi e lajmëroi udhëheqësin e muslimanëve, Omer bin el-Hatabin, se në mes muslimanëve dhe romakëve gjendët një qytet i njohur si Arbesus dhe se banorët e këtij qyteti lajmërojnë armikun për pjesët e turpshme tona, me ç’rast na kanë tradhtuar, ndërsa ne nuk na lejojnë ti shohim pjesët e turpshme të romakëve.
Ndaj Omeri bin el-Hatabi tha :”Po qe se kthehesh tek ata, afroju atyre në vend të një deleje, dy, në vend të një lope, dy dhe në vend të çdo gjëje dy gjëra. Po qese pajtohen me një gjë të tillë, jepu ato gjëra dhe le të largohen nga ai fshat, e nëse refuzojnë grise marrëveshjen e tyre, priti një vit e pastaj luftoj ata15

XI
Neni i parë i marrëveshjes së tretë të Lahajit, të vitit 1907, i obligoi palët të cilët kanë lidhur marrëveshje mes vete, e të mos fillojnë ushtrimin e veprimeve luftarake para ndonjë lajmërimi paraprak dhe të qartë, lajmërim ky i cili mundë të jetë në formë të shpalljes së luftës për shkak të ndonjë ultimatumi në të cilin këtë shteti i drejton këtë lajmërim i përmend kërkesat e veta dhe kërkon përgjigje në lidhje me këto kërkesa, për ndryshe lufta konsiderohet e filluar.
Mirëpo, marrëveshja e Lahajit nuk ka paraparë ndonjë dënim të caktuar ndaj palës e cila shkakton ndezjen e luftës dhe për këtë shkak, shpallja e luftës u nënshtrohet dispozitave të përgjegjësisë ndërkombëtare, të cilat dispozita i rregullon ligji i përgjithshëm ndërkombëtarë.
Neni 49 I marrëveshjes së katërt ndaloi themelimin dhe ngritjen e një shteti okupatorë përmes shpërnguljes së banorëve civil nga toka e okupuar ,qoftë në formë individuale ose kolektive, sikur i ndaloi shtetit okupatorë të transferoj disa banorë të vet civil në tokën që e kanë okupuar.
Ky vendim erdhi para nenit të miratuar e ajo është marrëveshja e Lahajit.
Islami gjithë kësaj që u tha i përgjigjet kështu:
Erdhi një grup njerëzish prej banorëve të Semerkandit të halifi emevit, Omer bin Abdul-Azizi dhe iu ankuan atij në Kutejbe bin Muslim el-Bahiliun, i cili kishte hyrë në qytetin e tyre me dredhi dhe e kishte banuar qytetin e tyre me muslimanë. Me këtë rast Omeri i shkroi guvernatorit të tij i cili gjendej në provincën fqinje dhe e urdhëroi atë që këtë ankesë të tyre t’ia paraqesë gjykatës dhe po u vërtetua një gjendje e tillë atëherë të urdhëroj që të nxirren muslimanët nga Semerkandi. Gjykatësi ,Xhumej’ bin Hadir en-Naxhi mori përsipër ndriçimin e rastit dhe urdhëroi nxjerrjen e muslimanëve nga qyteti. Ii tërë ligji ndërkombëtarë mundë të përmblidhet në gjashtë fjalë të cilat i ka thënë Muhammedi a.s në hadithin që vijon: ”Un jam pejgamber mëshirues dhe jam pejgamber i thertores16” , që d.m.th se nuk bën zhytja në thertore, por ti je i gjykuar me kriteret e mëshirës, kurse gjatë domosdoshmërisë dhe pas orvatjeve të sinqerta për largimin e saj, përsëri nuk harrojmë dhe nuk heqim dorë nga mëshira dhe nga njerëzishmëria.

Përfundim
Në ligjin e sotëm të përgjithshëm ndërkombëtarë, përkundër katër marrëveshjeve të Gjenevës të vitit 1949 dhe dy protokolleve të parit dhe të dytit të vitit 1977,qëndron se nëse flasin armët, ligjet heshtin dhe nemiten ,që d.m.th se nuk ka as rregulla, as kritere;nuk ka mëshirë e as njerëzi.
Në fakt duhet të flasë forca e së vërtetës, mirëpo sot folësi është e drejta e forcës dhe sipas kësaj ligji ndërkombëtarë “njerëzorë” është pamje e asaj që duhet të jetë ,ose e asaj që shporesojmë dhe që duhet të jetë. Ai i cili i shkel këto ligje nuk ndiqet madje nuk ekzistojnë dënime dhe sanksione ndaj shteteve të cilët praktikojnë të drejtën e forcës, kurse Organizata e Sigurimit Botërorë ushtron dënime ndaj të dobëtit i cili sheh dhe thërret me forcën e së drejtës, kurse ndaj atyre që realizojnë të drejtën e forcës nuk ka dënime. Këto dënime janë të dhimbshme ndaj shteteve të tjera dhe e gjithë kjo ndodh për shkak të padrejtësisë që ndiqet në këtë politikë dhe për shkak të mosekzistimit të ndonjë mbikëqyrësi i obliguar mbi Ligjin Ndërkombëtarë “Njerëzorë”.
Me të vërtetë Ligji Ndërkombëtarë “Njerëzorë” është përmbledhje me porosi dhe e asaj që duhet të jetë.
Kurse në islam, ai (Ligji Ndërkombëtarë Njerëzorë Islam) është pjesë e besimit musliman, është fe dhe adhurim, andaj nderi personal i njeriut, mos prekja e qytetarëve dhe artikujve të tyre ushqimorë ose mos tradhtia ndaj tyre, mëshira ndaj sjelljes ndaj robërve, mbrojtja e gruas, fëmijëve dhe pleqve, ndalimi i gjymtimit të të vrarëve, mbrojtja e faltoreve dhe e ambientit, etj.. nuk janë thjeshtë porosi por ato janë pjesë e fesë dhe një respekt i besimit ndaj mbi këto gjëra nuk ka mendime dhe dilema.
Pasi pjesa dërmuese e vendimeve dhe dispozitave të Ligjit të sotëm ndërkombëtarë janë të marra nga islami ,ose së paku janë të përfshira në islam, atëherë islami dje, sot dhe nesër ka qen, është dhe do të jetë dega më e begatshme për humanizmin e njeriut dhe jetesën e tij e vë nën hijen e qetësisë, mëshirës dhe njerëzisë të vërtetë.

Referencat:
1. “Kalorësia”-ibnul Kajim “Kalorësia Ligjore”-ibnul Kajim
2. Katër marveshjet e Gjenevës të vitit 1949 u nënshkruan nga shumica e shteteve të botës ,saqë numri I tyre deri tash ka arritur deri 181 shtete.
3. Protokolin e parë të vitit 1977 deri tash e kan nënshkruar 126 shtete,kurse të dytin deri tash e kan nënshkruar 117 shtete.
4. Fikhu është shkenca islame e cila merret me studimin e vendimeve praktike të sheriatit,vendimekëto të nxjerrura nga rgumentet e tij (sheriatit)
5. Imam Maliku është themelues I shkollës juridike malikite,shkollë e cila u themelua e dyta historikisht,edhe atë menjëher pas asaj hanefite ,dhe e cila është mjaft e përhapur sot,krahas tre shkollave të tjera ,të cilat së bashku bëjnë pjesë në medhhebin e ehli sunetit(pasuesve te sunetit të pejgamberit Muhammedit s.a.v.s)
6. Hadith-fjala dhe vepra e të dërguarit
7. Ky term së pari u përdor në Organizatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq,I cioi më vonë u pranua unanimisht nga të gjithë dhe aludon në të drejtat e njeriut gjat konflikteve të armatosura.
8. Bedri është luginë afër Medinës ,në të cilën u zhvillua beteja e Bedrit,gjegjësisht lufta e parë e muslimanëve me jomuslimanët(politeistët e Mekkes),luftë kjo e cila mbaroi në favor të muslimanëve në krye më Muhamedin a.s.. kjo luftë ndodhi në 17 Ramazan dy vite pas shpërnuljes së pejgamberit nprej Mekkes në Medine
9. Fukahatë janë dijetarë të cilët merren me studimin e çështjeve të fikhut
10. Marrë nga “El-hederetul-arabijetu fil-karnir-rabi’I el-hixhrij”
11. Në statistikat e Kombeve të Bashkuara përmendet se në Bosnjë e Hercegovinë gjat luftës janë dhunuar më se 20 000 vajza muslimane (Londër :Qendra Informative Britaneze,15.04.1995)
12. Marrë nga libri”Sherh nehxhil-belaga” të Ibën ebi Hadidit
13. Kurejshët ishin fisi më I madh të cilët atë botë jetonin në Mekke. Këta e munduan dhe e torturuan shum Muhammedin a.s.,dhe si rezultat I këtyre torturave dhe kokëfortësisë së tyre,All-llahu sh.sh.e urdhëroi të Dërguarin e Tij ,Muhammedina.s.që të emigroj nga Mekja e ndershme për në Medine,duke I oremtuar atij se do të kthehet përsëri në vendlindjen e tij. Ky premtim u rëalizua në vitin 630,dmth 8 vite pas emigrimit të Muhammedit a.s.,me rastin e çlirimit të Mekkes. Me këtë rast Muhammedi a.s. mbajti një fjalim ndër të tjerat ceki edhe këto fjalë që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e mbarë njerzimit,dhe e cila do ngel pergjithmonë symbol I tolreracës dhe bashkëjetesës.
14. Ka për qëlli ditën në të cilën u zhvillua beteja e njohur e Hunejnit .
15. “Nëes ti e heton tradhëtinë e një populli (ndaj marëveshjes) ,atëher edhe ti u hidh atyre(marëveshjen) në mënyrë të njejtë ,sepse All-llahu nuk I do ata që tradhëtojnë(fshehurazi) ”(El-Enfal:58)
16. “Unë jam Muhammedi,Ahmedi ,pejgaberi I fundit ,ai pas të cilit do të ringjallen njerzit ,edhe ate nën flamurin tim dhe jot ë dikuj tjetër ,jam pëejgamber I mëshirës ,pëejgamber I pendimit dhe I thertores”

Literatura e shfrytëzuar :
– Dr. Sheuki Ebu Halij,islami lum që kërkon rrjedhë,Shkup 1999

Punim seminarik
Fakulteti juridik

Punuar nga: Faton Azizi, 2004

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *