Autor: Skender Mustafi
Dizajnët dhe të menduarit e dizajnueseve janë të lidhura ngushtë me trendët, ndjenjat e konsumatorëve dhe inovacionet. Jo gjithherë këto tre burime të rëndësishme inspirimi përputhen mes veti megjithatë dizajnuesit duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët komunikimi. Kjo gjuhë duhet pasur një reflektim pozitiv ndaj vizitorëve të ueb faqes duke u ofruar njëkohësisht ndjenjën e dashamirësisë dhe sigurisë. Megjithatë gjithnjë duke pasur parasysh që informacioni të jetë I kapshëm dhe I ofruar në vendin, me formën dhe me sasinë e duhur.
Duke analizuar trendët, vlerësimet e profesionistëve si dhe duke marrë parasysh sjelljet e konsumatorëve dhe qëndrimet e tyre mund të veçojmë elemente të ndryshme të cilat shihen si më të rëndësishmet gjatë dizajnimit të një ueb faqeje. Më poshtë kemi përmbledhur disa nga elementet më të rëndësishme që sipas nevojës duhet integruar në faqja juaj për të pasur një dizajn tërheqës për vizitorët.
1. Mobile First
Përqendrimi I motorëve të kërkimit, si Google & Co., është fokusuar tërësisht tek ueb faqet të cilat janë paraqitur ashtu që të kënaqin vizitorët përmes celularëve. E rëndësishme, në këtë rast, është që ueb faqja të dizajnohet në atë mënyrë që t’i përgjigjet të gjitha mjeteve elektronike me shfletues internet. Për më shumë, faqja jo vetëm që duhet të jetë tërheqëse me animacione të ndryshme, por duhet të jete akoma e shpejtë në shfletim të informacioneve.
2. Ilustrime 3D
Ajo që po I bënë ueb faqet edhe më atraktive në dizajn dhe ndërveprim është paraqitja 3D ose e animuar e elementeve të faqeve të tyre. Format, tabelat dhe tekstet e ndryshme mund të paraqiten sipas nevojës në 3D. Posaçërisht, një shtrirje 3D e kokës së ueb faqes luan një rol të madh në nxitjen e vizitorëve për të shfletuar përmbajtjen më tej.
Përmes një ilustrimi të tillë në kokështrirjen e faqes mund të përmbledhë tërë aktivitetet, misionin dhe vizionin e ndërmarrjes. Thjeshtë, mesazhi mund të përcillet përmes një ilustrimi të vetëm.
3. Lloj i lexueshëm teksti
Gjatë shtrirjes së përmbajtjes në ueb faqe është e patjetërsueshme të shfrytëzohet një numër i caktuar i llojit të shkronjave. Numri i tyre nuk duhet të jetë i madh dhe të jenë të përzgjedhura në mënyrë të planifikuar. Madhësia dhe lloji i shkronjave duhet të jetë i lexueshëm lehtë. Vizitori nuk është i interesuar të kalojë kohë të mundimshme për të lexuar tekstin tuaj të llojit të shkrimit të dorës ku është e vështirë të dallohet përmbajtja. Shumë lloje të teksteve janë atraktive, por që irritojnë vizitorët për shkak të problemit të lexueshmërisë së tyre. Andaj, lloji i tekstit, ngjyra dhe madhësia duhen të jenë të përshtatshme për secilën pjesë të ueb faqes duke përmbushur njëkohësisht funksionin e informimit dhe atë të tërheqjes emocionale.
4. Logo serioze
Së fundi, shumë ndërmarrje dhe faqe serioze kanë ndryshuar logot e tyre nga ato më të animuara në të tilla më serioze. Figurat dhe llojet e teksteve të cilat kanë qenë pjesë e logos janë zëvendësuar me figura dhe tekste serioze. Kjo pasi që figurat e animuara nuk janë gjë e re në ueb për të tërhequr vëmendjen e vizituesit përmes logos. Animacionet duhet shtrirë përgjatë ueb faqes, ndërsa logoja duhet mbajtur mend si e thjeshtë dhe e lehtë për tu lexuar dhe mbajtur mend.
5. Grafikë ilustrues
Shfrytëzimi I grafikëve të cilët ilustrojnë pjesët e ndryshme të ueb faqes jo vetëm që janë në trend, por do formojnë dhe kulturë tek faqet e internetit. Funksionet e ndryshme të ueb shërbimeve dhe funksionet e ndryshme të vetë faqe është mire të ilustrohen me grafikë ose vizatime të ndryshme të thjeshta ose me pak ngjyra. Kjo bën që lexuesi para se të lexojë tekstin të kuptojë në përgjithësi funksionin e caktuar. Natyrisht, vizatimet e tilla mund të jenë nga më seriozet e deri më komiket e më të këndshmet. Nëse ilustrimet e tilla bëhen përmes HTML5, atëherë atom und të jenë edhe zbavitëse e ndërvepruese. Së fundi, duhet gjithashtu theksuar se kombinimi I fotografive ose pjesëve të tyre me grafikë ose pjesë të animuara e bënë përmbajtjen edhe më tërheqëse.
6. Video animacione
Nëse një foto vlen sa njëmijë fjalë, atëherë sa vlen një video e animuar njëminutëshe? Unë them një video e tillë profesionale vlerë sa 10’000 fjalë. Videot e animuara të zhvilluara në mënyrë profesionale ndihmojnë që vizitori të kuptojë shpejtë përmbajtjen pa patur nevojë të lexojë një ose dy faqe A4 tekst. Filloni nga 5 sekonda dhe mbaroni me 90 sekonda, jo më shumë. Do të befasoheni sa shumë përmbajtje mund të ngjishet, si porosi, në këtë kohë. Madje nëse fjala është për produkte ose shërbime të cilat kanë nevojë ilustrime ose sqarime, vizitori nuk ka nevojë të u kontaktojë për ndihmë. Thjeshtë, mund të e luaj video materialin sa here që dëshiron. Videot e animuara janë e ardhmja e sqarimeve të komplikuara. Përmes tyre jo vetëm që bëhet përcjellja e porosisë, por edhe argëtimi dhe informimi I konsumatorit. Ato ngjallin emocione dhe mbesin një kohë të gjatë në kokë, posaçërisht pasi që kanë të përfshirë edhe të folurit në të.
7. Tekst masiv
Specialistët e përmbajtjeve gjithnjë kanë qenë kritik ndaj elementeve të ndryshme të dizajnit të cilat në shumë raste I kanë zënë vendin tekstit. Fundja, përmbajtja është përmbajtje edhe në ueb faqe. Së fundi, ky problem është duke u tejkaluar masovisht nga ana e dizajnuesve të cilët shfrytëzojnë tekstin si element të ueb faqes. Pra, tekstin jo vetëm që është përmbajtësor, por edhe dizajn në vete. Në shumë faqe mund të shohim tekste me font aq të madh sa që nuk mund të tejkalohet pa të rënë në sy. Madje, një fjali e vetme mund të paraqitet në ekran për here të pare që hapim faqen. Kjo patjetër të bie në sy, dhe nëse përmbajtja është atraktive, atëherë kjo mbetet edhe në kokë. Pra, formula është: shumë hapësirë, pak tekst dhe tekst I madh. Prapavija mund të jetë e bardhë ose me ngjyra, sipas shijes dhe biznesit.
8. Prapavijë të errët
Natyrisht që puna e ngjyrave është çështje e shijes, megjithatë mendoni rreth kësaj. Ngjyrat e errëta janë të preferuara së fundi nga dizajnuesit posaçërisht për shkak të mundësive të HTML5 dhe ueb teknologjive si dhe mjeteve elektronike. Posaçërisht celularët e mençur kanë aq shumë mundësi dhe ekran të përsosur sa që kombinime të tilla të ngjyrave bëhet tërheqëse për vizitorët. Mendoni rreth kësaj dhe na shkruani.
9. Korniza e përmbajtjeve që vjen mbi njëra tjetrën
Faqja duhet shpërndarë nëpër pjesë të caktuar ku janë të vendosura funksionet ose pjesët e përmbajtjes. Elementet e ndryshme duhet ndarë përmes kornizave ose ‘pllakave’ ku qartë mund të dallohet tërësia e përmbajtjes. Është bërë trend dhe paraqet një lloj intensiteti tërheqës ‘hedhja’ e pjesëve të dizajnit njëra-mbi tjetrën. Temat e ngjashme mund kështu të paraqesin një rrjedhë logjike për lexuesin.
10. HTML dhe jo CMS
Vini re!
Nëse po dizajnoni dhe programoni një ueb faqe të vogël personale ose për ndërmarrjen tuaj dhe që nuk ka shumë elemente të cilat kërkojnë dinamizëm në përditësim ose ndërveprim me konsumatorin, atëherë e dizajnoni thjeshtë përmes html5 dhe jo përmes elementeve të CMS të gatshme. CMS si WordPress, Joomla etj, janë të mira për faqe dinamike, por shpesh here paraqesin probleme të ndryshme sa i përket përditësimit të tyre, ngadalësimit të faqes e të tjerë