Fences

Fences është program që mundëson krijimin e kutive në desktop të cilat mundësojnë grumbullimin e ikonave të programeve sipas dëshirës. Emërtimi, dizajnimi, radhitja dhe ngjyrimi i dritareve mund të bëhet sipas dëshirës. Zhvendosja e ikonave mund të bëhet, thjeshtë, vetëm me tërheqje përmes miut. Bllokimi i dritareve që të mos zhvendosen ikonat pa dashje gjatë lëvizjes me mi, gjithashtu është i mundshëm.

Dritaret në desktop.Fshehja e dritareve me shtypje të dyfishtë kudo në desktop.

Programi gjithashtu mundëson edhe fshehjen e grupeve të ikonave edhe atë me një shtypje (klikim) të dyfishtë kudo mbi desktop. Sipas dëshirës mund të përzgjidhen blloqe të cilët nuk doni të i fshihni, kjo mund të bëhet thjeshtë me shtypjen e miut me të djathtë dhe përzgjedhjes së mundësisë.

Karakteristikat
* Krijo numër të pa caktuar dritaresh në dekstop
* Shpejt fshih/trego ikonat nga desktopi vetëm me klikim të dyfishtë
* Ndrysho tejdukshmërinë   dhe ngjyrat e dritareve sipas dëshirës
* Ndrysho madhësinë e dritareve thjeshtë me tërheqje përmes miut
* ….
* Versioni pro ka edhe karakteristika tjera

Info
Emri:Fences
Madhësia:9.04mb
Çmimi:Falas / Versioni pro është gjithashtu në shitje
Autor: Stardock

SHKARKO PROGRAMIN

Po këto i keni lexuar?