Derisa Aliu r.a ishte i sëmurë ndër të parët që i shkuan në vizitë ishin tre shokët e tij më të dashur: Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani r.a. Aliu r.a vizitorëve u ofroi një filxhan me mjaltë në mes të cilit kishe rënë një qime.
Ebu Bekri vërjeti qimen dhe tha se nuk do të hajë nga ajo mjaltë deri sa nuk sjellin tre shembuj në lidhje me atë mjaltë.
– Ebu Bekri tha: “Feja dhe Islami janë më të bardhë se ky filxhan, imani është më i ëmbël se mjalti, ndërsa sheriati është më i hollë se kjo qime.”
– Omeri r.a tha: “Xhenneti është më i bardhë se ky filxhan, ngrëniet e Xhennetit janë më të këndshme se kjo mjaltë, ndërsa të përkthyerit e Kur`anit është më i hollë se kjo qime.”
– Në fund Aliu r.a tha: “Mysafiri i cili viziton të sëmurin, konaku për të është më i bardh se ky filxhan, të flasësh me mysafirin është më e ëmbël se kjo mjaltë, ndërsa ti dëfresh ata është më e hollë se kjo qime.”