101 Fjalë të thëna nga populli

  1. Kur mazi del para pele.
  2. Kur lecka përdhoset. (Origjinal krahina:Kur stela përdhoset.)
  3. Ata bum me top, na bum me moral.
  4. Kësaj pune i thonë lagëm sot e më rruaj pasnesër.
  5. Të gjallit ia kanë inati, jo të vdekurit.
  6. Ti pe do Amerikën ma shumë se Bushi.
  7. M’rrove, t’rrova, brisku i berberit.
  8. Nuk ka fjalë të mëdha, por tru të vegjël.
  9. Para pavarësisë hajsha bukë e shpresë për liri, tani po ha pavarësi e shpresë për bukë.
  10. Unë foli për lisa e ti për fshisa.
  11. Si lopa si viçi.
  12. Aj që s’ka gojë, vdes pa ardh dita.
  13. Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë.
  14. Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.
  15. Derri do plumbin, nuk zihet me duar.
  16. Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.
  17. Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.
  18. Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.
  19. Idhnoju dikujtë aç sa ka dituri.
  20. Ku rafsha mos u vrafsha.
  21. Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: “Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës”.
  22. Lypi vetulla e mbet pa sy.
  23. Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.
  24. E di luga çka ka vorba.
  25. Qeni qenin se ha.
  26. Gjeli në pleh të tij këndon më mirë.
  27. I mençuri shkruan, budallai mban mend.
  28. Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim.
  29. Kushit si kan than gata belaxhi.
  30. 5 Milion shqiptar, 6 milion komandanta.
  31. Pe ha fjalën si bukën.
  32. Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.
  33. Foli derës të dëgjojë dritarja.
  34. Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.
  35. Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.
  36. Mos e ban penin tra.
  37. E bani mizën bull.
  38. Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.
  39. Malit vetëm 20% i duket, por 80% e mbajnë.
  40. Mos i shit dardhaxhiës dardha.
  41. Ç’i do qeni brekët.
  42. Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet.
  43. Humbi sëpatën, i rruat bishti.
  44. Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.
  45. Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.
  46. Mos bëj petulla me ujë.
  47. Mos u mbyt me një pikë ujë.
  48. Shtatin pyll e mendjen fyll.
  49. Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot.
  50. Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.
  51. Po murmuron e spo kris.
  52. Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit.
  53. Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë.
  54. Për pleshtin djeg jorganin.
  55. Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit.
  56. Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”.
  57. Është nga ai gur që thyen çekan.
  58. Fol me ty, fol me murin.
  59. I mbushet mendja, atij që ka mend.
  60. Mos u mat me hijen e pasdrekes.
  61. Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra.
  62. S’e len hunda me pa larg.
  63. Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau.
  64. S’tunden malet me përralla.
  65. Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë.
  66. S’di gomari të haj tagji.
  67. Pyll pa derra s’ka.
  68. Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.
  69. Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër.
  70. Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.
  71. E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.
  72. Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët.
  73. Hatëri të lë pa brekë.
  74. Kasap s’ban e pa kasap s’ban.
  75. Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.
  76. Shteti e ze leprin me kerr.
  77. Ku të ha, kruaje.
  78. Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë.
  79. Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.
  80. Puna e maqedonve si puna e urës së vajit, veç kjo ndreç natën e prish ditën.
  81. Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë.
  82. Kau që nuk vete në arë e pret sëpata.
  83. Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë.
  84. Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash.
  85. Ç’del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.
  86. Fjala dhe plumbi kur dalin s’kthehen më.
  87. Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.
  88. Këmba e madhe të shqyen këpucën.
  89. Kush ha shumë i del për hunde.
  90. Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.
  91. Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot.
  92. Kur s’ke mace, bëjnë minjtë dasëm.
  93. Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.
  94. Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.
  95. Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell.
  96. Më gënjeve një herë, haram e paç, më gënjeve të dytën hallall.
  97. Fshati digjet, kurva krihet.
  98. Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat.
  99. Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë.
    100.Mirmëngjes, me interes.
  100. Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.

Po këto i keni lexuar?