Janë të njohura katër forma të shtrirjes së kësaj teknologjisë së Kompjuterizimit në Re edhe atë në:
Re Publike [1]Re Publike (anglisht: Public cloud) –të cilat janë të organizuara në atë mënyrë nga ana e ofruesit të shërbimeve ashtu që aplikacionet, bazat e ruajtjes së të dhënave dhe burimet tjera janë të ofruara për publikun e përgjithshëm. Këto shërbime janë falas ose me pagesë sipas shfrytëzimit me qasje vetëm përmes internetit. Shërbime në re të tilla ofrojnë kompanitë e njohura si Amazon AWS, Microsoft Inc., Google Inc. e të tjera.
ReShoqërore [2]Re Shoqërore(anglisht: Community cloud) – që janë të formuara nga teknologjitë e bashkuara nga disa kompani të cilat mbulojnë nevoja të ngjashme dhe njëkohësisht kanë dhe brenga të ngjashme si siguria, efikasiteti i funksionimit, çështjet e drejtësisë e të tjera. Këto lloj rrjete realizohen për të ulur shpenzimet e ngritjes dhe mirëmbajtjes së tyre gjë e cila mund të bëhet përbrenda organizatave të cilat janë pjesë të rrjetit ose nga pale të treta të angazhuara në mënyrë specifike.
Re Hibride [3]Re Hibride(anglisht: Hybrid cloud) që është një përzierje e dy ose më shumë llojeve të reve qoftë ato private, shoqërore ose publike. Në këtë rast të gjitha llojet qëndrojnë të veçanta në formën e tyre, por janë të ndërlidhura në një bashkësi e cila ofron përfitime për modele të ndryshme të shpërndarjes së shërbimeve. Një kombinim këtillë zgjeron dukshëm mundësitë e shpërndarjes për shërbimet në Re duke u mundësuar kompanive që merren me teknologji informative që të shfrytëzojnë shërbimet nga Retë Publike për të përmbushur nevojat e tyre (të përkohshme). Në fjalë tjera ky lloj kombinimi mundëson plotësimin e nevojave të cilat një lloj i shtrirjes së reve nuk do të mund të i plotësonte. Për më tepër, kjo është një zgjedhje e përshtatshme për kompanitë të cilat vetë ofrojnë model/e të teknologjisë së kompjuterizimit në re pasi që paguajnë vetëm për shërbimet të cilat shfrytëzojnë pas tejkalimit të kapaciteteve të teknologjisë së tyre. Një zgjidhje e këtillë i lehtëson këto kompani nga investimet shtesë të cilat mbulojnë nevojat e përkohshme në periudhat e kulmimit të shërbimeve. Shembulli i tillë i njohur i kulmimit të shërbimeve është periudha fund-vjetore e shitjeve tek Amazon Inc. Një element kyç që duhet pasur parasysh gjatë marrjes në konsideratë të Reve Hibride është përshtatshmëria mes shtrirjeve teknologjike gjë e cila sjell deri tek problem tjera siç është fleksibiliteti, efikasiteti, privatësia e siguria e rrjedhës së informacioneve nga një lloj i rrjetit në tjetrin dhe në publik.
Re Private [4]Re Private (anglisht: Private cloud) – të cilat paraqesin një infrastrukture e cila vepron vetëm për një organizatë të vetme e që mund të mirëmbahet dhe udhëhiqet nga vetë organizata ose nga një palë tjetër e specializuar për rrjete në Re. Kjo zgjidhje kërkon një angazhim të madh të kompanisë në shtrirjen virtuale të kompanisë duke u përqendruar si në ngritjen e të gjitha resurseve të cilat bëjnë rrjetin të funksionojë në mënyrë të suksesshme. Kuptohet, nëse një rrjet i tillë ngrihet me sukses atëherë bën që edhe biznesi të arrij suksese. Duhet theksuar se këto lloj rrjetesh janë, në të shumtën e rasteve, të aplikuara vetëm nga kompani të mëdha të cilat për shkak të ruajtjes së besueshmërisë së të ruajtjes së të dhënave të konsumatorëve bëjnë investime të mëdha në ngritjen e rrjeteve të tilla. Shpeshherë këto rrjete ndeshen me probleme meqë kompanitë të cilat i ngritin kanë për bazë lloj tjetër të biznesit dhe nuk janë të specializuara në tërësi për ngritjen, menaxhimin dhe përditësimin e tyre. Referencat [1] http://www.definethecloud.net/tag/public-cloud [2] http://v12ntoday.com/blogposts/smbs-are-helped-by-comstor-teams-setapp-and-cisco-for-cloud-deployment.html [3] http://www.techwench.com/private-v-public-cloud/ [4] http://virtualizationtutor.com/what-is-the-difference-between-private-and-public-cloud/
Kjo faqe interneti shfrytëzon cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në shfrytëzimin e saj. Ne shpresojmë, meqë nuk janë në dëm tuajin, se ju pajtoheni me këtë veprim, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. PreferencatPRANOJRefuzoj
Privatësia & Politika e Cookies
Pasqyrë e privatësisë
Kjo faqe interneti shfrytëzon cookie për të përmirësuar përvojën tuaj përderisa shfletoni materialet në të. Nga këto cookie, cookies që kategorizohen si të nevojshme ruhen në shfletuesin tuaj pasi ato janë aq thelbësore për funksionimin e pjesëve themelore të kësaj faqeje interneti. Ne gjithashtu përdorim cookie të palëve të treta që na ndihmojnë të analizojmë dhe kuptojmë se si ju e përdorni këtë faqe interneti. Këto cookie do të ruhen në shfletuesin tuaj vetëm me pëlqimin tuaj. Ju gjithashtu keni mundësinë të hiqni dorë nga këto cookie. Por zgjedhja nga disa nga këto cookie mund të ketë një efekt në përvojën tuaj të shfletimit.
Cookie-t e patjetërsueshme janë absolutisht thelbësore që faqja e internetit të funksionojë siç duhet. Kjo kategori përfshin vetëm cookie që sigurojnë funksionalitete themelore dhe veçori të sigurisë së faqes në internet. Këto cookie nuk ruajnë asnjë informacion personal.