Ganimete Jashari – poete

0

Shkruan: Shaban CAKOLLI

ganimete jashari

Të qenunit poet, është rrugë e mundimshme, por edhe e shenjët. Të bëhesh poet do të thotë: Të hulumtosh, rrugëtosh, kërkosh formulime të ndryshme që shprehin gjendëjen tënde shpirtërore, pikëpamjet ndaj jetës, ndaj botës qoftë përballë gëzimeve të përjetuara, qoftë përballë sfidave të kohës. Të bëhesh poet duhesh të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar, dhunti për të kapur mendimet e shpejta të të tjerëve, për të shprehur dhe thënë të tjerëve, ate që e ndjenë ndryshe nga ata. Veq dhuntive  kërkohet të ushtrosh e njohish letërsinë,të lexosh shumë dhe të kesh aftësi të dallosh të bukurën nga e shëmtuara. Kur poeti i zoton këto, i duhet guximi për të shprushur shpirtin, shpirti të bëhet burim nga i cili valëviten fjalët, pasurohen me figura poetike me metafora, simbole, etj…

E dijmë se poezia nuk është e fuqishme të bëjnë mrekullira, ama përmes poezisë shpërthejnë mesazhe të fuqishme, përmes saj pastrohet shpirti, zhveshen figurat e shëmtuara në shoqëri, përmbysen zhgënjimet, zgjohen ëndërrat, shpresat e poetit dhe njerëzve për rreth.

Tek poetët shkrimi dhe leximi bëhet pasion, dashuri shpirtërore, mënyrë e të jetuarit, ku përmes vargjeve të gdhendura, shpalos botën shpirtërore, ndritë mendimet, si dhe frymëzon  dashamirët e fjalës së shkruar. Cilësitë dhe pasionet që përmendëm  më lart, i posedon poetja jonë e mirënjohur  Ganimete  Jashari, ajo me profesion është analiste ekonomike, por pasion ka poezinë, mes së cilës fuqishëm shpreh mall dhe dashuri, për atdheun, kombin, simbolet, gjuhën, shkollën, dashurinë, traditen etj…..

Ganimete  Jashari,e lindur më 1973 në Prishtinë,është rritur dhe shkolluar në Prishtinë deri në  kauzën tonë kombëtare të nëpërkëmbur nga pushtuesi, ku vitin 1991 detyrohet të len vendlindjen dhe strehohet në Suedi. Në Suedi  Ganimetja  punon dhe vepron,njëherit vazhdon studimet e larta atje. Nga fëmijëria pasion e kishte poezinë, prej të cilës nuk u nda asnjëhere. Ganimetja për poezinë na thotë: Poezia eshte prehja e shpirtit, kur bota te duket zhurme, kur dera duket mbylle, kur renjet jane te nje pas nje… Poezia flet dhe ringjalle te vdekurit dhe vdekjen e sfidave…

Eshte bised e qilter shpirti.

Pende – poet… pende – njeri….:Ne i dëshirojmë rrugëtim të mbarë poetik,kurse për lexuesit po japim më poshtë një cikël mjaft të fuqishëm poetik, nga poetja jonë Ganimete  Jashari.

  VALSIN ME YJET
Me bebëzat e gishtrinjëve flokët e thata lëmoj,
Qetësia flet me sytë e heshtur,
Mbi prehërin kokën mbështetur,
Puhiza sikur lirshëm këndon,
Flokët nga balli largon,
Me shikim mallëngjimi,
Në zemër thepa qelqi vrimojnë,
I lutem t’nesërmës harres,
Pluhur mos t’na bën,
E përkryer s’jam,
E përndritur s’jam,
E përsosur prapë s’jam,
Me ca mangësi me le,
Më ndryshe se ti nuk dua t’jam,
Lumturin kur shoh në ty,
Valsin me yjet rreth henës,
dua t’marr gjithnji,
Po që ca trishtim nga erë afshi vije këtej,
Më puth në buzë,
Unë t’puth në sy,
Shpirtin tim e mban ti,
Unë e di se ka një emër,
E njejtë është edhe për ty,
Është e bukur e quajtur edhe çmenduri,
Emër i shenjtë nga ne dy,
Dashuri deri n’përjetësi….
 S ‘ NJEH
Po që zemrën time e nxjerr nga gjoksi,
Ta shpalos me qiltërsi,
Edhe para sysh po ta gjuaj,
E të them ,
Ja merre!
Është një cop mish për ty,
Kjo ndjenja ime nuk di t’gënjej,
Është e betuar deri në ferr,
Hasmi i vetës u bëfsha për ty,
Edhe skëterra le t’më gëlltis,
Çfaj kam unë se të dua marrëzisht ?
Kukuvajkat i kam gjet kur linda unë,
Edhe zjarrin gjithashtu,
Mjaft kam bër vargun me vaj,
Kurr nuk dita të mallkoj,
Le t’gjykojn e pretendojn si të don,
A peshon a ngjyron ?
A ka numër a ka sy një dashuri ?
Po i ka !
T’gjithat janë !
Verbësia ndjenjë s’njeh shkas,
e askend !
NJË DITË T’BEKUAR
Frymë nga ti,
Gjer n’palc më hy,
E përpijë me timen forc,
E mbaj n’gjoks,
Nuk e liroj dot,
Ashtu mbetet deri dallgët e gjumit,
Më thithin n’tunelin pa fund,
Atje ku pres ëndërra t’na bashkoj,
Frymën e mbajtur te liroj,
Po si germat e një poeti,
Ato shtohen për të mbetë,
Mua malli më përvëlon,
Si ta shuaj ?
Kur prangat kam,
Natën e mirë o malli i malleve t’them cdo natë,
Puthja po t’djegu,
Është si lavë që don t’shkrifrohet n’valëdet,
Një ditë t’bekuar,
Pret t’lumohet me ujin,
Nga ato malet e tua që rrjedh..
 E KUQJA
Vargu perlë i poetit,
Kënga më mahnitëse e kompozitorit,
Notat më t’larta t’pentagramit,
Piktura më magjepsëse e piktorit,
Humbin peshën e ndjesisë,
Kur fijet e barit pigmentohen klorofil,
Te shtrirë mbi atë stof,
Fluturat vallëzojnë,
Mbas luleve fshihen,
Adoleshenc përjetojnë,
Bilbili merr kengën për të dashurën zonjushë,
Kurora e lisit n’piedestal i mban si n’grusht,
Të mbuluar me qiellin blu,
E rrezet vezullimën lirojnë,
Sytë mbyllen ngadalë,
Lubi s’ndihet askund,
Lutem çasti t’mos mbaroj,
Një puthje e lehtë n’buzë ndaloj,
Tingujt e zemrës flasin lirshëm,
Frymë e trupit frymon me mall,Ngjyrë e kuqe merr fjalën zjarr
 FLI I QETË
Mbi natën e ëndërrave,
Errësirën me krih kam mbuluar,
Vetëm bardhësit mbi ty i dua,
Ta ruaj gjumin e natës,
Edhe xixëllonjën e bukur e largoj,
Hesht t’lutem mos eja tani,
Nga valëninulla mos e zgjo,
Valsin për altar është duke e marr,
Me trupin e një pendle t’humbur,
Lehtas t’ledhatoj,
Buzët më janë tharë,
E ujin kam frikën të marr,
Mbi natën robinë e ëndërrave t’trishta,
Për ty qëndroj,
Do shuaj etjen në buzët e tua,
Por durimi i natës,
Peshon tani mbi mua,
SHKO ME DRITËN
Këmbët e këputura,
Rrugëtim i largët,
Tharje si rrërë Sahare,
E plasaratiur si moçali pa ujë,
Një puhizë e ngrohtë,
Vije si prush,
Ca shkurra hecin me erën,
Qyteti kokë i mbetur bosh,
Mbrendësia zemër mbushet gjak,
Shpirti dritë etjen s’don,
Sytë e verbër figurë sublime mbajnë,
Mendja flet me forcën e vet,
Beso thot !
Merr barkën,
Moçali do mbushet e bëhet det,
Boshllëku qytet të pret si të pret,
Oaza Saharen e gjen vet,
Aty ku prehesh qetë,
Aty ka vendin kjo jetë e thept,
Besoj te ty do vi një ditë,
Të puth ball e sy o dritë,
Më mbaj ngrohtë me pelhurë shpirti,
Largësia edhe yjet ka,
Nuk i prekim dot ata,
Por dritë e tyre shihet kudo,
Të shoh nga larg,
Shko me dritën ti gjithmonë,
Me thot mendja që me do,
E unë ty,
Mos harro……
 KU TA GJEJ?
Ku ta gjej buzëqeshjen,
Fjalen e bukur ku ta gjej,
Prekjen e shpirtit ku ta gjej,
Tingullin e zemrës t’pa dëgjuar,
Kam frikën se nuk do e ndiej.
I lutem Zotit, i lutem shumë,
Hënës e yjeve të pa gjumë,
I lutem fushës blegëruar,
Edhe diellit t’ndricuar,
Dallëndyshes kur fluturon,
Shpirtin binjak t’ma kërkon.
Në lekurën e tij dua t’hy,
Pulsin nga ai për ta ndi,
Fjalën e pa thënë afër veshit te kam melodi,
Afshin e zjarrt ,
dhurat për mua deri n’përjetësi,
Me puthjet nektar nga vet buzët e tij.
Po nuk të gjeta në këtë jetë,
nuk do t’ndalem edhe po t’vdes.
TË LUTEM TY
Ty engjëll s’të lutem kot,
Më dil para e flitmë sot,
Në krahë t’mbajta për shumë mote,
Perëndin n’gjoksin tim,
Aty fshihej n’gjdo frymë,
S’të mundova kurrë për vete,
E pa udhë prapë nuk mbeta,
Urë pa kembë nuk më le,
Ujin e turbullt nuk më dhe,
Thept e shkëmbinjëve kur këmbët vrimonin ,
Dhimbjen e ashtit ma lëmoje,
Me pendël tënde më kuroje,
Prapë nuk lutesha unë për vete,
Shko te shpirtërat që lotojnë,
Te ata që mëkatojnë,
Shitoj me krihët e tu t’bardhë,
Dhimbja e tyre mos t’merr zjarr,
Po që kohën e ki sot,
Mu afro e mu bë shok,
Ma mbulo nje cik errësirën,
Të lutemi engjëll për të mirën…!
HELM AMORI
Një qetësi fiku universin,
Po si qiriri që liron tymin e fundit,
Për tu tretur në të pa njohurën,
Pushim,
Heshtja ngadalson etjën e zemrës,
Bëhet e tkurrur nga shtrydhja e fundit,
Nga mbrenda ndihet një krismë,
I ngjason sikur grushti që rrah një port,
Nje zë i cili flet nga thellësia,
Fuqia e mendjes nxiton,
Duar engjëjsh të ngrehun rrëshqanë,
Hape, është një dritë për ty,
Mos ke frik të lutem tani,
Për një çast nga errësirë,
Një shkëndi grabiti shpirtin tim,
Nga nuri i ballit dritë hyri,
Dridhja trupin ma sulmoj,
Si gjarpërinjët kur bëjnë lojë,
E magjishme jo e trisht,
Doja edhe universin ta gëlltis
Ta marr të tërin me atë ndjësi,
Ti tregoj se si sulmon një dashuri,
Ta infektoj me virusin pa shërim,
Nga helmi i Amorit nuk ka shpëtim,
Më bë të vdes o madhëri,E shërim mos vë në trupin tim..
UNË JAM KËTU
Kur stralli i diellit t’bije në fytyrë,
Dhe ledhatimi i tij,
Të jep buzën e qeshur,
E ti ndihesh si fëmija me dallgë hareje,
Më kujto mua,
Unë jam këtu,
Po kur jeta vrapon tatëpjetën,
E mbulesë e shpirtit të bëhet mëndafshi i zi,
E lëkura merr ftohje blu,
Dhe zemra pulsin fillon të humbë,
Më kujto mua,
Unë jam këtu,
Prushi i djegjës kur të merr,
Edhe këmbët kur nuk hecin më tej,
Po nga duart djersët kur pikojn,
E nga balli djersa e ftoht kur përshkon,
Më kujto mua,
Unë jam këtu,
Edhe shiu kur ndalon,
Më trego se dua të di
A ke të lagur kulm mbi ty,
Po në paq një ditë gezimi ti,
Më trego se kam mall për ty,
Për të madhin perëndi që më krijoj,
E terri me mbuloft në thëngjill gur zi,
Dritën në sy e kam vetëm për ty…
 HISTORIN TA SHTANGOJ
E trishtuar kjo zemra ime
m’ka tradhëtuar.
Do t’shkrumosem në shkretëtirën e mëkateve,
Do t’pijë ujë deti të kryposur, deri sa lotit ti them a u ngope o i sosur,
Do t’marrë rrugët e kësaj toke,
Do t’hulumtoj cdo vrimë kohe,
Do t’gjurmoj edhe ferret,
Do t’ gropoj thellësit e shpellëve.
Një vendë të vetëm unë ta gjej,
Ta bekoj e në mallkim ta shitoj,
Historin e kohës aty ta shtangoj…
 PSE FRIKË ?
Pse frikësohesh zemër ti ?
Pse e strukur rri n’çati ?
Pse dhe erës i largohesh?
Po dhe ngrohjës i turpërohesh,
Fluturat t’marrin trupin,
Guximi t’merr edhe nurin,
Fjala t’ngelet n’gush,
E shpirtin e ke prush,
Drithërima t’akullta t’ngrijnë,
Lotin rreke buzët përpijnë,
Gjarpërinjë t’shtrëngojnë trupin,
E prangat edhe duart ti këputin,
Ik nga vetja ditë më ditë,
Në burg përjetësije në jetofsh,
Edhe murgeshë në u bëfsh,
Botën e brishtë nuk mund t’ndryshosh,
Flas me mendjën dhe me pendën,
Qiltërsi e kam tim shpirt,
Nuk gjykoj as s’pretendoj,
Jam e lindur një jetë t’jetoj,
Në m’besofsh ti jetë mua,
Do jam unë që t’bëhem krua,
Në m’besofsh në shpirt bardhësin,
Do ti fali sytë e mi,
Në m’besofsh që unë jetë të dua,
Mos më frikëso me idet e tua,
Jetoj me një mall,
E kam jetuar,
Por ty kohë nuk t’kam lejuar,
Të më ulësh me kokë për dhe,
Më mirë vdekje e pa fe,
Se e gjallë
E turpin barrë…

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak20+ thënie nga Warren Buffett
Artikulli tjetërPërtej kodrës së diplomës
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *