Gjelat

Ezopi

Dy gjela grindeshin rreth pulave dhe njëri e mundi tjetrin. I munduri u tërhoq në një vend në hije dhe atje u fsheh.  Fituesi fluturoi, hipi mbi një mur të lartë dhe filloi të këndojë me zë të lartë. Po në atë çast ia mbërriti fluturimthi një shqiponjë dhe e rrëmbeu. Ai që ishte fshehur në hije, iu afrua atëherë pulave pa frikë.

Përrallëza tregon se mendjemadhësia dënohet, kurse përvuajtja shpërblehet.

Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në RS të Maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Komentet nga Facebook:

Po këto i keni lexuar?

Leave a Comment