Gjenerimi i modelit të biznesit: Aktivitetet kyçe

0

Autor: Skender Mustafi

Për realizimin e proceseve për të arritur qëllimet, kompanitë, varësisht nga lloji, madhësia, dhe strategjia e veprimit, përcaktojnë aktivitetet e tyre dhe ato aktivitete ua bashkëngjisin roleve të cilat marrin pjesë në procese. Në këtë artikull do të përshkruhen vetëm aktivitetet kyçe analiza e të cilave ndihmon në gjenerimin e modelit të biznesit të një kompanie të caktuar. Në këtë aspekt, aktivitetet kyçe paraqesin veprimet të cilat kompania duhet patjetër realizuar për të bërë që modeli i biznesit të funksionojë.

Secili model i biznesit ka në vete një numër të caktuar të aktiviteteve kyçe. Njëjtë sikur Burimet Kyçe, edhe këto kërkohen për të krijuar dhe ofruar Propozim Vlere, për të zgjeruar tregjet, për të mirëmbajtur Segmentet e Konsumatorëve, si dhe për të realizuar fitim. Për më tepër, lloji dhe numri i aktiviteteve kyçe dallon varësisht nga lloji i modelit të biznesit. Kështu për shembull për kompaninë e prodhimit të softuerëve, Microsoft, aktivitetet kyçe përfshijnë prodhimin e softuerëve, në anën tjetër për kompaninë e prodhimit të kompjuterëve personal, Acer, aktivitetet kyçe përfshijnë menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, kurse për për kompaninë konsulentë, IBM, aktivitetet kyçe përfshijnë zgjidhjen e problemeve. Në këtë mënyrë mund të vazhdohet edhe më tej me të gjitha llojet e modeleve të biznesit, pra duke identifikuar aktivitetet kyçe të cilat janë shtylla të llojit të caktuar të llojit modelit të përzgjedhur për analizë dhe gjenerim. Madje duhet pasur parasysh analiza dhe identifikimi i aktiviteteve kyçe në proporcion me komponentët tjera të modelit të biznesit që të mund të përcaktohet një strukturë e përgjithshme e cila ndërlidhet dhe plotëson njëra tjetrën në një tërësi plotësisht funksionale.

Nga çështjet kryesore që duhet pasur parasysh është grupimi dhe identifikimi i aktiviteteve kyçe, veprim i cili ndërlidhet ngushtë me Burimet Kyçe. Në këtë mënyrë gjatë realizmit të modelit të gjeneruar mund të përcaktohet burimi i cili realizon aktivitetin e ckatuar që mund të jetë i brendshëm ose i jashtëm, pra nga vetë kompania ose nga partnerët.

Graphs and charts.

Në literaturë mund të gjinden perspektiva të ndryshme të analizës së aktiviteteve kyçe, megjithatë këtu do të paraqes vetëm tri kategori të cilat janë më të përgjithshme dhe thuajse të gjitha aktivitetet mund të bien në njërën nga këto kategori.

  • Aktivitetet e prodhimit – këto aktivitete ndërlidhen me dizajnimin, prodhimin, dhe shpërndarjen e produktit në sasi të konsiderueshme ose/dhe kualitet të lartë. Për më tepër, aktivitetet e prodhimit dominojnë tek modeli i biznesit të kompanive të prodhimit.
  • Aktivitetet e zgjidhjes së problemeve – aktivitetet kyçe në këtë lloj të modelit të biznesit ndërlidhen me paraqitjen e zgjidhjeve të reja për problemet e secilit konsumator në veçanti. Kështu, veprimet e kompanive konsultuese, spitaleve, dhe kompanive të tjera të shërbimeve janë të dominuar nga aktivitetet e zgjidhjes së problemeve. Për më tepër, modeli i tyre i biznesit ngërthen në vete aktivitetet siç janë menaxhimi i diturisë dhe trajnimi i vazhdueshëm i nëpunësve.
  • Aktivitetet e Platformës/Rrjetit – këto lloj aktivitetesh dominojnë tek modelet e biznesit të cilat janë të dizajnuara mbi platformë/platforma si burim/e kyç/e. Në këtë mënyrë, Rrjetet, tregjet në internet, platformat e shitblerjes, softuerët, madje edhe markat mund të funksionojnë si platformë. Modeli i biznesit të eBay kërkon që kompania vazhdimisht të zhvillojë dhe mirëmbajë platformën, pra faqen e internetit të eBay.com. Në anën tjetër aktivitetet e modelit të biznesit të kompanisë Visa kërkon aktivitetet e ndërlidhura me platformën e kartelave bankare Visa®, konsumatorët dhe bankat. Për në fund, modeli i biznesit të kompanisë Microsoft, për shembull, kërkon udhëheqjen e ndërlidhjes së softuerëve të palëve të treta me platformën e sistemit operativ Windows®. Aktivitetet kyçe në këtë kategori ndërlidhin menaxhimin e platformave, ofrimin e shërbimeve, dhe promovimin e platformave.

Të kuptuarit e aktiviteteve kyçe, si element i rëndësishëm i gjenerimit të modelit të caktuar biznesit, është i rëndësishëm fillimisht për të bërë ndërlidhjen mes këtij komponenti me komponentët tjera të modelit të biznesit, pastaj për të analizuar,kuptuar dhe identifikuar këtë komponent dhe elementet e tij si dhe për të shfrytëzuar këtë dituri më tej në gjenerimin e këtij komponenti si pjesë e pa ndarë e strukturës së përgjithshme të modelit të caktuar të biznesit.

Për të gjeneruar këtë komponent të modelit të biznesit duhet përgjigjur pyetjeve të cilat mundësojnë identifikimin e aktiviteteve kyçe. Më poshtë janë paraqitur disa pyetje të cilat mund të shfrytëzohen për një sërë llojesh të modeleve të biznesit, por ju duhet të zgjeroni këtë “pyetësorë” duke shtuar pyetjet tjera të cilat ndihmojnë në identifikimin e aktiviteteve kyçe e që janë specifike për modelin e caktuar të biznesit.

  • Cilat aktivitete kyçe kërkojnë propozimi i vlerës së llojit të caktuar të modelit të biznesit?
  • Cilat aktivitete kyçe kërkojnë kanalet e shpërndarjes?
  • Cilat aktivitete kyçe kërkojnë ndërlidhjet me konsumatorët?
  • Cilat aktivitete kyçe kërkojnë rrjedhat e të hyrave?
  • Cilat aktivitete kyçe mund të realizohen nga kompania dhe cilat nga ofruesit tjerë të shërbimeve ose partnerët?

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *